Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PROFIL: Tjetër humbje në kinematografinë shqiptare, ndërron jetë aktori i njohur Pandi Siku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > PROFIL: Tjetër humbje në kinematografinë shqiptare, ndërron jetë aktori i njohur Pandi Siku
KryesoreKulture

PROFIL: Tjetër humbje në kinematografinë shqiptare, ndërron jetë aktori i njohur Pandi Siku

Published: August 16, 2022
Shpërndaje

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pandi Siku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Artisti shqiptar u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktorit  është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të aktorit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook.

- Publicitet -

Profil i aktorit Pandi Siku

Lindi më 28 Korrik 1949 në Tiranë. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës së Teatrit Popullore (sot Teatri Kombëtar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role të dyta.

Aktiviteti i tij  shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001.

Në teatër deputimin e bëri  ne dramën  “Toka e jonë” dhe “Bashke me agimin”.

Me pas mund te përmendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

Pas vitit 2001 u shkëput nga teatri dhe prej disa vitesh është larguar ne emigracion ne SH.B.A ku jeton me familjen e ku here pas heret merret edhe me teater

Ne film deputimin e ka që kur ishte student ne vitin 1971 ne moshën 22 vjeç, tek “Kur zbardhi nje dite”; Ne vitin 1973 do te jete ne rolin e protagonistit tek “Brazdat” me Ademin rol i cili do ta bej te njohur tek spektatori. Filmi i fundit është ne vitin 1999 tek “Flete te bardha”.

Ka ditur me profesionalizëm te ndërtoje tipa e karaktere, ngandonjëherë shpërthyes ne interpretime me batuta gazmore, si fshatarin, te riun atdhetare, punetorin, traktoristin, shoferin etj.

Në vitin 2001 ai u largua nga teatri dhe së bashku me familjen e tij u shpërngul në Shtetet e Bashkuara. në Illinois.

Herë pas here viziton Shqipërine dhe ngadonjehere mund te ndodhet prezent në skenat e kryeqytetit.

FILMAT:

1971: Kur zbardhi një ditë

1973: Brazdat (Ademi)

1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)

1977: Një udhëtim i veshtire (Sokoli)

1978: Kur hidheshin themelet (Mani)

1979: Mysafiri

1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)

1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)

1987: Këmishët me dyllë (Koburja)

1988: Shpresa (Niko)

1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)

1990: Fletë të bardha

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Reshit LALA says:
    August 16, 2022 at 9:05 am

    Ndjej dhimbje personale për vdekjen e Pandi Sikut, por ndjen dhimbje e gjithë amilja e artistëve shqiptarë. Ngushëlllime artistëve shqiptarë dhe familjes!

    Reply
  • BEN BEN says:
    August 16, 2022 at 10:19 am

    BEN BEN
    Ne filmin ” Brazdat” emri i personazhit eshte Azem dhe jo Adem ?

    Reply
  • Qytetar i zakonshem says:
    August 16, 2022 at 10:29 am

    Ky kurbeti i mallkuar i “hengri ” artistet shqiptar…! Sa per jeten ta mer ai qe ta jep ..Perendia . Ngushellime familjes….!

    Reply
  • titi says:
    August 16, 2022 at 12:21 pm

    ngushellime familjes..

    Reply
  • eld says:
    August 16, 2022 at 3:08 pm

    Super king, Dhe Demiri bote tjeter.. Te Kur zbardhi nje dite te nxjerr mallin e Vlores. Perle ishte. E shiti Ramut Kurva dhe keta vlonjate trima rrine e bejne karshillek.

    Reply
  • Komshiu says:
    August 16, 2022 at 3:42 pm

    Ngushellime families!
    Ka qene djale shume i mire.

    Reply
  • Ilir says:
    August 16, 2022 at 6:15 pm

    U shua para kohe Pandi Siku – një nga artistët e viteve 70, që ka lënë dhe vazhdojnë të lënë mbresa në filmat dhe dramat e atyre viteve .
    Ngushëllime familjes !

    Reply
  • D.Didani says:
    August 17, 2022 at 2:55 am

    Pandi ,nje mik i mire ketu ne USA,nje bisedus i kendshem,njeri me zemer te madhe! Kishte nje humor te gjalle plot kulture,nje thjeshtesi per tu admiruar! Mezi prisnim ta takonim njeri tjetrin te “Kafe Italia” ne Chicago! Kishte brengen e madhe qe u nda shume i ri nga profesioni,sepse aktori pas viteteve ’90 pothuaj u katandis pa vlere! ” Nuk ka rendesi cfare pune une do bej ketu ne Amerike -thoshte Ai, derisa une kam lene ate pune qe dija ta beja me mire,mos me pyet se cfare po bej!” I ndrit shpirti dhe qofte ne kujtimin e popullit shqiptar i perjetshem! Ngushellime familjes qe u ndane nga njeriu i shtrenjte para kohe!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?