Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, tre milionë numra telefoni të shqiptarëve, në shitje online
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, tre milionë numra telefoni të shqiptarëve, në shitje online
KomunitetKronikeKryesore

Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, tre milionë numra telefoni të shqiptarëve, në shitje online

Published: June 13, 2022
Shpërndaje

 

Një faqe në internet disponon një databazë me 3 milionë numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës të personit që i  përket numri i telefonit.

Poseduesit e  database të këtyre numrave kanë listuar edhe çmimet e shitjes.

- Publicitet -

Mjafton të kesh një kartë banke dhe në pak sekonda bëhesh posedues i tyre.

4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile. 1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra.

Poseduesi i 3 milionë numrave telefonik të shqiptarëve dhe shitësi i tyre përmes një platforme në internet është një person i cili përdor emrin Munnaf Hossain.

Sipas tij, lista që ai ka nxjerrë në shitje është e saktë, autentike, e freskuar me informacione korrekte shoqëruar me numrin e telefonit, emrin e personit dhe kodin postar.

Për ta vërtetuar këtë, Munnaf Hossain ka publikuar në faqen e tij në internet si shembull një pjesë të kësaj database.

Media ka verifikuar numrat e kësaj liste. Rezulton se janë në përdorim dhe i përkasin realisht personave emri të cilëve shkruhet në të djathtë të kësaj liste.

Mbetet e paqartë se si Munnaf Hossain ka mundur të sigurojë 3 milion numrat e celularëve të shqiptarëve në një kohë kur ligji parashikon në mënyrë strikte se kush duhet t’i disponojë këto numra.

Në listën e publikuar si shembull për blerësit,  është edhe emri ekspertit të sigurisë Redion Qirjazi i cili tha për mediat se “gjetja e fajtorit mbetet gjithmonë sfida  më e madhe në kërcënimet e sigurisë kibernetike”.

“Kjo mund të nxisë kërkesën e qytetarëve për të mos regjistruar të dhëna personale ose akoma më keq, të synojnë forma te jashtëligjshme për zotërimin e një numri celulari.

Në terma afatgjatë kjo mund te krijojë një situatë pasigurie për qytetarët dhe qeverinë, që do ta kishin të pamundur të identifikonin thirrësit, në raste të veprimeve kriminale ndaj individëve të tjerë, shoqërisë apo dhe qeverisë”, thotë Qirjazi.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, nga ku celula terroriste përdori numra të paregjistruar telefoni, në SHBA dhe EU, në mënyrë drastike legjislacioni pësoi ndryshim për të bllokuar  shitjen e numrave  pa u regjistruar. Edhe në Shqipëri ndodhi e njëjta gjë. Të gjithë blerësit e një numri duhet të firmosin një mori me letra e më pas bëhen posedues të numrit.

Por e gjitha kjo zhvlerësohet si në aspektin e privatësisë apo edhe të sigurisë në një kohë kur 3 milion numra celulari shqiptarësh janë nxjerrë në shitje.

“Nëse rrjedhja e këtyre numrave  është bërë nga punonjës së institucioneve të sigurisë që janë të autorizuar për të pasur akses, kjo do të dëmtonte imazhin e institucioneve dhe krijonte ndjenjë pasigurie tek qytetarët”, tha Redion Qirjazi.

Sipas ekspertit Qirjazi, kjo do të sjellë uljen e  besimit tek institucionet të cilat kanë akses në numrat e celularëve të shqiptarëve, të cilat tashmë janë në shitje.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • detto tra noi says:
    June 13, 2022 at 6:56 am

    Tek ky Megaskandal sigurisht ka autor Sali Berishen, qe mba pushtet nga 2013…Ahahahaha

    Reply
  • Qytetar says:
    June 13, 2022 at 9:03 am

    Kjo eshte pune Berishe, jo ot e nxorren non grata.
    Po ashtu edhe Meta.
    Keto duan ti fusin shkopinj nen rrota Komandantit tone Legjendar.
    Trapin t’ja rr……

    Reply
  • Truri i mykur says:
    June 13, 2022 at 9:32 am

    O shqyptare koketula, dhe se dolen numrat cfare pastaj ??, ne e dime qe ne cdo vend qe vemi edhe ne supermarket kur blejme pjeshke,miell vaj dhe sende te tjera na kerkojne numrin dhe emnin per lotari, edhe neper analiza ne spitale na kerkojne emrin dhe nr. tel edhe ne bashki edhe ne kompanite telefonike edhe ne bashki edhe ne qeftore qe kemi qef te kalojme kohen na kerkojne numrin edhe nga kompanite e dyshekeve. Edhe nga Telebinko e gjebreas na kerkohet emni mbiemni dhe numri dhe presim te na marre ne cel ajo brazilanka qe ja qethshim leshin e saj. O shqiprare mos e ruani fare leshin lereni te rritet mos kini frike nga numrat. Frike kane pordhitikane se kane pare te madhe dhe u rrembejne femijet ne kembim te thesarit.

    Reply
    • Cuf says:
      June 13, 2022 at 1:57 pm

      Edhe kyt e bane mor Sal? Po pse mor i panafake?

      Reply
  • shtetas shqiptar says:
    June 13, 2022 at 10:23 am

    3 milion numra telefonike te shqiptareve ne shitje on line – Kudo gjetke te ndodhte qeveria do kishte fluturuar nga pushteti prej protestave. Ky skandal mund te quhet si sukses vetem nese shihet nga oborri i kryeministrise!

    Reply
  • Arbër says:
    June 13, 2022 at 6:41 pm

    E ça pastaj, se paskan dalë? Ato të dalë kanë qënë gjithnjë gjithandej…
    Kujt po i rruhet?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Jim on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Abc on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. BE on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Cameria on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. Dashi on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?