Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk e prisja”! Tjetërsim pronash në bregdet, dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Nuk e prisja”! Tjetërsim pronash në bregdet, dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës
KronikeKryesore

“Nuk e prisja”! Tjetërsim pronash në bregdet, dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

Ditën e sotme janë dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës dhe përfituesit e tokës, të akuzuar për tjetërsim prone zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Për mediat, Frrokaj është shprehur se vendimi ishte i papritur.

- Publicitet -

“Ishte veprim i paparashikuar për mua”, ka thënë ish-kryetari i Bashkisë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, janë dënuar me nga tre vite burg, ndërsa gjykata shpalli fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Frrokaj u dënua fillimisht me katër vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pasi u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Prokuroria dërgoi në gjykatë rreth 20 të pandehur, mes tyre edhe xhaxhain e ish-deputetit Arben Ndoka, Gjon Ndokën, pasi akuzohet për tjetërsim të pronave në Kune dhe Malin e Reçit në Lezhë. Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • sapa says:
    October 28, 2022 at 11:34 am

    Nuk behet vendi i qelbesirave shqiperi sikur edhe cdo dite te pushkatohen nga njemije vete!Vetem atehere ndoshta ka nje shans se e kuptojne qe ju vjen rradha perndryshe me denimet qe ju japin qeshin te gjithe!Nuk eshte cudi qe ju kthehet me arrest shtepie!Vend i ndyre qe i neveritet edhe atyre qe kane lindur ne ate vend fatkeqesisht!

    Reply
  • Atdheu says:
    October 28, 2022 at 11:55 am

    Jam plotesishte dakort me Z SAPA me nje ndryshim te vogel por te rendesishem jo vend I ndyre por ndryresa qe shkaterojne kete vend te mahnitshem nga bukuria
    Urojme vetem te miren e vendit dhe ndryresirat te gjejne e sa me shpejte 2 m katror sa me shpejte

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    October 28, 2022 at 12:11 pm

    Keta hajdute duhen kalbur ne burg dhe jo te denohen me afate qesharake. Nuk luftohet korrupsioni me keto denime “miqesore”. Hajduteve duhet tu sekuestrohen tere pasurite e pajustufikuara si dhe te gjobiten per demin qe i kane bere prones publike.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    October 28, 2022 at 12:12 pm

    Per te mos e ndyer vendin tone te bukur,nuk jam per denime ne burgime,por me sekuestrinein e pronave te vjedhura,plus mbigjobat per pervetesimin e padrejte.Gjobat ,sekuestrimet te kthehen ne pasuri publike,e jo ne pronesi te drejtesise dhe te qeveritarve,se nuk ka kuptim per kete vend veprimi:”Hiqja Lenes,e jepja Prenes!”

    Reply
  • Timo says:
    October 28, 2022 at 3:16 pm

    Qelbesire je ti. Vendi behet kur ligjet zbatohen. Torrollak burr. Jeni mesuar te beni pall, por ka ardhur dita me pune e djerse te perballeni me realitetin. Tung

    Reply
  • Asd says:
    October 28, 2022 at 6:19 pm

    Keto lloj denimesh jane per te nxitur me shume vjedhjen.

    Reply
  • Arbi says:
    October 28, 2022 at 6:55 pm

    Nje kohesisht me kete u akuzua edhe ai i rrogozhines . Po ate kur do ta arrestojne ? Perveç burgosjes ketyre hajnave u duhet sekuestruar edhe pasuria . Te gjithe do ti benim dy-tre vite burg per milona euro pasuri . Burg , sekuestrim pasurishe dhe largim te perjetshem nga institucionet shteterore .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?