Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tkurret 55% numri i punishteve të drurit nga shtrenjtimi i lëndëve drusore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tkurret 55% numri i punishteve të drurit nga shtrenjtimi i lëndëve drusore
AktualitetEkonomi

Tkurret 55% numri i punishteve të drurit nga shtrenjtimi i lëndëve drusore

Published: June 16, 2022
Shpërndaje

Numri i bizneseve në prodhimin e mobilieve ra me 54.7% vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve, të publikuar nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve në këtë sektor ka pësuar rënie drastike, pavarësisht se në këtë periudhë pati rigjallërim të kërkesës për mobilie. Nga 889 biznese të prodhimit të mobilieve që kishte në 2020 në vitin 2021 numri i tyre arriti në 402 ndërmarrje.

Dritan Cacaj nga “Trin Mobileri” thotë se bizneset e mbyllura janë kryesisht punishte të vogla. Sipas tij mbyllja ka ardhur për shkak të mospërballimit të kostove nga taksat dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para drusore.

- Publicitet -

“Mendoj se bizneset e mbyllura janë kryesisht punishte të vogla që punojnë me klientët e lagjes. Këto biznese nuk janë në gjendje të përballojnë koston e taksave, duke nisur që nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në kahun tjetër që prej vitit 2020 sektori po vuan rritjen e kostove nga shtrenjtimi i lëndëve të para. Këto biznese nuk mund të rrisin çmimet, pasi nuk kanë treg. Kërkesa e lartë për mobilie është e përqendruar te bizneset që punojnë me klientë me të ardhura të mesme dhe të larta”, theksoi Cacaj.

Fredi Koldashi që zotëron në Bulevardin e Ri në Tiranë punishten “AB mobilieri” me 5 të punësuar pohoi më herët për Monitor se lëndën e parë nga furnitorët në tregun e brendshëm po e blen 40% deri 50% më shtrenjtë se vjet.

Sipas tij për të përballuar shtimin e kostos është detyruar të rrisi çmimet të paktën 20%. “Shtrenjtimi i produktit final është më i ulët se kostoja e materialeve. Nuk ka më hapësirë për rritje tjetër të çmimeve, pasi do të tkurrte kërkesën”, nënvizoi ai.

Kërkesa për mobilie në treg aktualisht është 10% më e lartë se vjet, por mungesa e lëndës drusore në tregun e huaj ka penalizuar prodhuesit vendas. Zgjerimi i kërkesës edhe këtë vit është nxitur nga sektorët e ndërtimit dhe turizmit. Vështirësitë e mobilierive vendase në gjetjen e furnizimeve po favorizon importin e mobilieve të gatshme.

Në tregjet e huaja materialit e drurit dhe atyre gjysmë të gatshme janë shtrenjtuar 40%- 50% më shumë se 2021. Shtimi i kostove ka shtrenjtuar çmimet e mobilieve vendase. Sipas bizneseve, nga shtatori 2021 deri tani çmimet e orendive janë rritur 30% deri 40%.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, importet e lëndëve drusore në vitin 2021 u rritën 26% më shumë se me periudhën para krizës të pandemisë; në raport me vitin 2020, importet janë 32,8% më shumë.

Peshën kryesore te importet e lëndës drusore për vitin 2021 e zë Turqia (32%), e ndjekur nga Greqia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi. Për periudhën 2015-2021 sipas të dhënave të doganave janë importuar 19,2 mld lekë lëndë drusore. Nga Bosnjë-Hercegovina 6,1 mld lekë importe, Greqia 5,5 mld dhe Italia 5 mld lekë importe.

Monitor

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?