Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detajet zyrtare të tmerrit në Shkodër dhe disa shifra shokuese të dhunës në familje në 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Detajet zyrtare të tmerrit në Shkodër dhe disa shifra shokuese të dhunës në familje në 2023
KronikeLajmi i fundit

Detajet zyrtare të tmerrit në Shkodër dhe disa shifra shokuese të dhunës në familje në 2023

Published: May 5, 2024
Shpërndaje

Katër pjesëtarë të një familje me banim në qytetin e Shkodrës; nëna 39-vjeçare Alma Arrazi bashkë dhe tre fëmijët e saj të moshës 9, 8 dhe 3 vjeç, dyshohet se janë vetëmbytur në ujrat e Lumit Buna.

Sipas policisë vendore të Shkodrës “hetimet e thelluara kanë zbardhur një rast të dhunës në familje, që ka shkaktuar vetëvrasje”.

Dyshimet e para lindën pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës 9-vjeçare, për të cilën policia konfirmoi në mesditë se, “nga kqyrja paraprake në prani të ekspertëve mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”.

- Publicitet -

Forcat e policisë vendore dhe polumbarët e forcave RENEA po vazhdojnë prej disa orësh kërkimet përgjatë Lumit Buna, në përpjekje për të gjetur edhe trupat e tre pjesëtarëve të tjerë të kësaj familje, pasi dyshohet se edhe ato janë mbytur.

Ndërkohë, një grup hetimor po merr në pyetje të afërm të familjes Arrazi, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, e cila cilësohet si më e rënda që ka ndodhur vitet e fundit brenda familjes.

Nëna e fëmijëve është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj dhe policia dyshon se shkak është bërë dhuna e ushtruar nga bashkëshorti, i identifikuar si 31 vjeçari me emrin Ergys Arrazi.

Policia e Shkodrës u vu në lëvizje për gjetjen e nënës dhe tre fëmijëve pas kallzimit të bërë një ditë më pas, me 3 maj, nga bashkëshorti dhe baba i fëmijëve.

31-vjeçari Arrazi, është ndaluar tashmë nga policia me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”. Sipas policisë, ai ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të shtohen në vend, megjithë ashpërsimin e ligjit për dhunën në familje.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, gjatë vitit 2023 u regjistruan 4798 raste të dhunës në familje me 2030 autorë të identifikuar nga policia, ku 733 prej tyre u arrestuan dhe dënuan nga drejtësia. Ndërsa pjesa më e madhe janë gjykuar në gjendje të lirë. Por, organizatat joqeveritare pohojnë se përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha se ato që deklarojnë strukturat shtetërore.

Sipas organizatave joqeveritare, vitin e kaluar në Shqipëri humbën jetën 19 persona për shkak të dhunës me bazë gjinore.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tironsi ZZ, NYC says:
    May 6, 2024 at 12:25 pm

    Shteti duhet të investojë në këtë drejtim. Nuk ka para? Ja si mund të gjenden:
    Patronazhistët e PS, fonder, njerëzit hardware, software…
    Shoqata LGBT, nuk mund të investors në rregullimin e të drejtave të pakicës, pa investuar më parë, siç duhet, në të shumicës. Familja është Baza. Etj etj
    Paratë, pronat … që do t’u sekuestrohen politikanëve! Fundja ata janë shkaku I kësaj gjendjeje të shoqërisë shqiptare. …

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë
  • Aksidenti tragjik në Manëz, humb jetën në spital edhe 16-vjeçari, shkon në 4 numri i viktimave
  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Arianit on Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  3. demo on Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  4. Na myten on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. demo on Normalizimi i inkompetencës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?