Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafik kokaine, prokuroria kërkon sekuestrimin e 6 pronave të Altin Gegës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafik kokaine, prokuroria kërkon sekuestrimin e 6 pronave të Altin Gegës
AktualitetKronike

Trafik kokaine, prokuroria kërkon sekuestrimin e 6 pronave të Altin Gegës

Published: September 27, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 6 pasurive të paluajtshme të Altin Gegës, i cili u arrestua më 27 korrik të vitit 2021 për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Altin Gega u vu në pranga së bashku me 4 të tjerë pasi shpërndanin kokainë duke e fshehur në kuti picash, aktivitet që e zhvillonin në biznesin e Gentian Kores, në rrugën “Kujtim Laro”.

Sipas Prokurorisë, ka dyshime të forta se ka pasur lidhje me grupe kriminale në Tiranë, i fokusuar kryesisht në shpërndarjen e drogërave dhe transportin e kanabisit dhe kokainës. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Gega e ka ushtruar këtë aktivitet në fushën e shitjes së kokainës, edhe në shtete të tjera jashtë Shqipërisë, si në Itali, Holandë, por më i fokusuar dhe në mënyrë më intensive në Gjermani.

Paraprakisht nga informacionet e mbledhura në rrugë operative si dhe pas një pune të gjatë, janë identifikuar pasuritë familjare, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike nga Altin Gega dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

- Publicitet -

“Duke qenë se pasuritë e evidentuara gjatë hetimit të kryer që janë në pronësi të Altin Gegës dhe familjareve të tij, kanë rrezik të tjetërsohen, të asgjësohen, të dëmtohen, të transferohen/ transportohen apo çdo rast tjetër që dyshohet se mund të rrezikohet zbatimi i një mase të mundshme sekuestroje, është e domosdoshme që pasuritë e identifikuara në emër të Altin Gegës, lindur dhe banues në Tiranë t’i nënshtrohen sekuestros, pasi plotësohen të gjitha kriteret ligjore të analizuara më lart”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Pasuritë që kërkohen të sekuestrohen:

Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N4, me sipërfaqe 465.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G. dhe Sh.G;
Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N2, me sipërfaqe 149.25 m2, në pronësi të shtetasve G. G dhe Sh.G;
Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+3-N4, me sipërfaqe 659.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G dhe Sh.G;
Zona Kadastrale nr 3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 76/42, me sipërfaqe 1400 m2, në pronësi të shtetasit G.G., me nr identifikimi numër personal ID G21127076S, e regjistruar në datë në datë 09.12.2020;
Zona Kadastrale nr.3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 493/25, me sipërfaqe 1580 m2, në pronësi të shtetasit G. G.; dhe
Zona Kadastrale nr.8110, lloji i pasurisë TRUALL me nr Pasurie 3/455, me sipërfaqe 248.1 m2, në pronësi të shtetasit G. G. Pasuria është fituar me leje legalizimi nr. 1230170 datë 27.07.2018 që është godinë banimi 4 kate me sipërfaqe kati perdhe 98.2 m2, sipërfaqe e katit të parë 107.3 m2, sipërfaqe verande 19.4 m2, kati i dytë 89.7m2, sipërfaqe verande 41.6m2, sipërfaqe e katit të tretë 82.5m2 dhe sipërfaqe verande 48.8m2.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?