Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafikonin drogë me varka peshkimi drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohen 4 persona në Korçë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafikonin drogë me varka peshkimi drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohen 4 persona në Korçë
AktualitetKronike

Trafikonin drogë me varka peshkimi drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohen 4 persona në Korçë

Published: August 13, 2023
Shpërndaje

Ardian Toska; Aurel Toska (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit); Roni Sulollari dhe Tane Bllazhe (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit) janë arrestuar pasi trafikonin drogë me varka peshkimi drejt Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i Policisë:

Vepronin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike, buzë liqenit në Pogradec, dhe për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt RMV-së, arrestohen 4 shtetas.

- Publicitet -

Nga hetimi proaktiv njëmujor rezultoi se 4 të arrestuarit e kryenin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.

Së bashku me lëndën narkotike, sekuestrohen 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

Si rezultat i një hetimi intensiv, proaktiv, të ndjekur për 1 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi informacione të siguruara se disa shtetas magazinonin lëndë narkotike, me qëllim trafikimin drejt RMV-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan fazën e pesëmbëdhjetë të operacionit policor antidrogë të koduar “Restart”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. T., 51 vjeç; A. T., 43 vjeç (43-vjeçari, punonjës pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec) vëllezër, të dy banues në fshatin Piskupat, si dhe shtetasit R. S., 45 vjeç dhe T. B., 53 vjeç, (53-vjeçari, punonjës pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec) të dy banues në fshatin Lin.

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt RMV-së, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.

2 vëllezërit, shtetasit A. T. dhe A. T. siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë buzë liqenit, në fshatin Lin, Pogradec. Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga shtetasit R. S. dhe T. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skeçi solli protestën në skenë, Agron Llakaj reagon pas debateve dhe reagimeve
  • VIDEO: Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
  • Deklarata e fortë e ish-ministrit të Mbrojtjes: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe
  • U larguan disa kohë më parë, Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj të Bashkisë së Tiranës
  • Sot ndeshja Shqipëri-San Marino, rrugët që do të bllokohen që prej orës 17:00

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit
  2. Alban on SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
  3. RE BO on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  4. Konfuzion si popull on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  5. Konfuzion si popull on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?