Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafikonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 46-vjeçari nga Shkodra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafikonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 46-vjeçari nga Shkodra
AktualitetKronike

Trafikonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 46-vjeçari nga Shkodra

Published: June 24, 2022
Shpërndaje

Policia ka arrestuar shtetasin I. L., 46 vjeç, sepse po transportonte 10 emigrantë të paligjshëm me destinacion final drejt vendeve të BE. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kamzë në një minibus.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 23”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

- Publicitet -

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit.

U kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij. Procedohen penalisht edhe 10 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në Hanin e Hotit, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 23”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kamzë, duke transportuar me një minibus, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana në drejtim të Hanit të Hotit, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 10 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?