Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafiku i pistoletave drejt Anglisë, GJKKO lë në burg shoferin, Kaloshi: S’kam vizë për Britani, i çoja deri në Itali!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafiku i pistoletave drejt Anglisë, GJKKO lë në burg shoferin, Kaloshi: S’kam vizë për Britani, i çoja deri në Itali!
AktualitetKronike

Trafiku i pistoletave drejt Anglisë, GJKKO lë në burg shoferin, Kaloshi: S’kam vizë për Britani, i çoja deri në Itali!

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme la dje në masën “arrest me burg” shoferin Jetmir Koloshi, që u kap në Portin e Durrësit katër ditë më parë, teksa imbarkonte në traget furgonin me targa angleze, brenda të cilit kishte edhe 8 pistoleta. I dyshuari edhe gjatë seancës mohoi autorësinë, duke pretenduar se nuk kishte asnjë dijeni për armët dhe se vetëm dërgonte dhe merrte porosi të ndryshme që nisnin emigrantët shqiptarë apo familjet e tyre. Kaloshi tha se ai nuk dispononte vizë për të shkuar në Angli dhe se destinacion ishte Italia. Një person që nuk e njihte i kishte dhënë një pako që ta transportonte, por pa pasur dijeni për ngarkesën e dyshimtë. 35-vjeçari ka shtuar se ai nuk mund të dinte asgjë për armët, që ishin fshehur mirë brenda tavolinës së drurit, nën shtresën e dërrasës, ku ishte hapur një dhomë e fshehtë. Ishte qeni i policisë që nuhati arsenalin dhe më tej skanimi në port. “Unë do i dorëzoja në Itali dhe pastaj do të kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe”, ka thënë Kaloshi. Koloshi ka pretenduar se ishte i punësuar si shofer te agjencia e transportit ‘Sihana’, ndërsa pagesën e merrte në të zezë.

Jetmir Koloshi po hetohet nga SPAK. Në vijim të hetimeve, autoritetet po verifikojnë personin që ka dorëzuar tavolinën ku ishin të fshehura armët. Pjesë e hetimeve pritet të jetë edhe personi pritës në Britani të Madhe, në adresën që do të dorëzohej porosia. Mësohet se autoritetet shqiptare akoma nuk kanë dërguar letër-porosi në Britani të Madhe, por procedurat kanë nisur. Megjithatë, nga ana e tyre autoritetet britanike kanë marrë masa për kontrolle të shtuara në kufi. Dyshimet e policisë shqiptare janë për një rrjet personash me të shkruar kriminale, që e kanë biznes trafikimin e armëve, apo porosi e një karteli të fuqishëm që vepron në ishull. Deklarimet e Koloshit nuk kanë ndihmuar shumë hetuesit mbi ngjarje. Pjesa më e madhe e armëve ishin të markës “Glock”.

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar edhe një kontroll në zyrat e kompanisë që bën dërgimin e mallrave drejt Anglisë. Policia dhe një grup i posaçëm hetimor është zhvendosur në rrugën “Selaudin Zora”, në afërsi të Alliasit, në Tiranë, për të kryer kontrollet e nevojshme dhe për të siguruar pamjet filmike të personave që kanë sjellë pakot, të cilat më pas janë ngarkuar në automjetin furgon, një “Mercedes Benz” që drejtohej nga i riu nga Kukësi, Jetmir Koloshi. Nga verifikimet rezulton se prej muajit shkurt 2021, kompania në fjalë është regjistruar si biznes dhe zonën e Lutonit në Londër, ku pronar i së cilës është Guxim Sefolli. Ky i fundit aktualisht ndodhet në Angli, ndërsa emri i tij në maj 2021, u lakua nga Policia pasi në Portin e Durrësit u bllokua një shumë prej 124 mijë paund, që po transportohej në drejtim të Shqipërisë. Në atë periudhë e gjithë sasia e paundëve ka qenë e futur në disa pako dhe çanta të vogla. I vetmi i arrestuar për akuzën e “trafikut të armëve të zjarrit”, është drejtuesi i furgonit, shtetasi Jetmir Koloshi, 35 vjeç.

- Publicitet -

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?