Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Trojas të Belshit, ku një elektricist i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 09:30, shtetasi K. Z., 32 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.
Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, 32-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.
j.l./ dita
