DURRËS – Dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën, një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Durrës.
Ngjarja u shënua rreth orës 14:20 në lagjen numër 15 të qytetit bregdetar, e njohur edhe si ish-Këneta, ku tre fëmijë po luanin në trotuar, kur një automjet me shpejtësi të lartë i mori përpara. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën në vend Eneo Muca, 12 vjeç, dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, ndërsa një tjetër i mitur po lufton për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Klersi Nikolli i kishte prindërit në Itali, sepse babai i tij, Petriti, po kurohej nga një sëmundje e rëndë.
Të plagosur mbetën edhe një 25-vjeçare dhe një 30-vjeçar, përkatësisht Megi Loci dhe Enea Kardhiqi, të cilët ndodheshin pranë fëmijëve në momentin e aksidentit.
Automjeti drejtohej nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili është vënë në pranga dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Sipas pamjeve të siguruara, mjeti duket se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur fëmijët, duke i marrë përpara. Njërit prej të miturve makina i ka kaluar sipër, ndërsa më pas mjeti tip Benz ML është përplasur me një automjet tjetër të parkuar në zonë.
Pas aksidentit, shoferi shihet në pamje duke dalë nga makina dhe duke bërtitur “o Zot çfarë bëra”. Më pas ai zhduket nga pamja e kamerave të sigurisë, pasi siç bëjnë me dije burime për Report Tv, Radaçi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe patrulla e policisë e ka arrestuar disa qindra metra larg vendit të ngjarjes.
Ndërkohë në dëshminë e tij të dhënë në Polici, shoferi Nikoll Radaçi ka shprehur pendesë të thellë dhe ka deklaruar se nuk e meritonte të jetonte akoma. Po ashtu ai ka pranuar para bluve se kishte konsumuar alkool para aksidentit.
“Nuk mbaj mend asgjë. Çfarë ka ngelur të them. Mora në qafë fëmijët. Nuk e meritoj jetën. Pata pirë para ngjarjes”, ka thënë mes të tjerash Radaçi.
Ndërkohë nga policia bëjnë me dije se ai është në gjendje të rënduar psikologjike. Po ashtu mësohet se testi i alkolit e nxorri 0.7 % sasinë e alkolit të konsumuar nga Radaçi para aksidentit.
Nga ana tjetër, banorët e zonës shprehen se rruga ku ndodhi ngjarja është problematike dhe burim i vazhdueshëm aksidentesh për shkak të lëvizjes me shpejtësi të mjeteve, duke kërkuar më shumë kontrolle nga policia rrugore. Banorët e zonës i thanë po ashtu Report Tv se Nikoll Radaçi, i cili shkaktoi aksidentin e sotëm, njihej në zonë si një person që lëvizte me shpejtësi të lartë.

Nese nuk te dhimbset jerta vizito skiperine, sidomos ne vere. Gezuar ramazon!
O Detar pa det, eshte nje ngjarje tragjike per ata femije te shkrete, per ata prinder dhe te aferm. Lere menjane “ramazanin” sepse nuk jane larg edhe Peposhet, Mhillet e Koketrashet. Vetem tre dite me pare i gjakoasen rruget me ligjet e kanunit te mesjetes. Thelle ne ndergjegjien e atij populli, eshte rrenjosur shtazeria, e kjo mbizoteron kudo, zerat e arsyes, kane humbur, eshte shfaqur barbaria ne te gjitha dimensionet, ndaj mbajme vendin e pare ne Europe per krime ne raport me numerin e popullsise. Po ne fakt, keshtu ka qene historikisht, ka triumfuar ligesia ndaj kemi kaluar nga nje diktature, ne tjetren. Detar, para pak vitesh, po e njejta skene, nje familje kthehej nga Greqia, per pushime ne vendin e te paudheve, i njihja, nena e shkrete, u kish shtruar tavolinen, i priste te hanin dreken e te cmalleshin, dreke qe nuk e hengren kurre s’e nje i mallkuar nga keta “djemte e babit” u mori jeten te katertve. Dhimbje si kjo e sotmja qe nuk pershkruhet, dhe ai pis, ka dalur nga burgut sot. Ashtu si edhe djali i atij Brecanit te Salehut, ai fitire Neandertali, qe i keputi kembet nje vajze te re shtatezene. Sot, besoj eshte jashte dhe ai majmuni i jati, “jep lesione ne mediat e molepsura me krimin”!! Kjo eshte kultura e cubit, e antiligjit, eshte kultura e te “fortit” kultura e bastardit qe pasi u ka marre jeten krijesave te pafajsheme, nga cub, behet lepur dhe i’a mbath, eshte kultura e antinjeriut qe as ndihmen e pare nuk u jep. Eshte kultura e Zombies qe edhe kafshet e gjora i vret per nje pike uje, sic ndodhi ne Dukat te Vlores! Nuk di c’mund te them per ate qenie te poshter qe shkaktoi kete tragjedi. Ai burgun, nuk e meriton jo vetem qe do dali shpejte, por se qenie te NDYRA si ai, nuk ndjejne asnje pergjegjesi, ai thjeshte nuk e meriton te jetojne me! A do te kete sensibilizim tek ai popull? Nuk besoj, nuk eshte rasti i pare e s’do jete as i fundit. Zoti u dhente kurajo e force prinderve dhe familjareve te tyre e te shpresojme qe t’ia hedhi ai djaloshi i shkrete qe vuan me jeten!
O Remo, e shikoj qe nuk i kupton shkrimet e mia.