Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Traktati “New START”, çfarë parashikon pakti bërthamor dhe rëndësia e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Traktati “New START”, çfarë parashikon pakti bërthamor dhe rëndësia e tij
AktualitetBote

Traktati “New START”, çfarë parashikon pakti bërthamor dhe rëndësia e tij

Published: February 21, 2023
Shpërndaje

Traktati “New Start” është pakti i vetëm në botë për kontrollin mbi armët mes dy fuqive të mëdha bërthamore.

Për herë të parë është firmosur në vitin 2010 mes presidentit amerikan të atëhershëm, Barack Obama, dhe homologut rus, Dmitry Medvedev, gjatë një ceremonie në Pragë, për të zëvendësuar traktatin e vjetër të quajtur “Start” të vitit 1991.

Në zbatim ka hyrë në vitin 2011 dhe afati është zgjatur çdo pesë vite nga Uashingtoni dhe Moska deri në vitin 2026. Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përkushtohen që të mos posedojnë më shumë se 1550 testata bërthamore dhe një maksimum prej 700 raketash me rreze të gjatë dhe bombarduesish.

- Publicitet -

Secila palë mund të kryejë deri në 18 inspektime në vit të zonave ku mbahen armët nukleare strategjike për të siguruar që nuk janë tejkaluar limitet e traktatit.

Megjithatë këto kontrolle u ndaluan për herë të parë në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë koronavirus, dhe aktualisht Rusia nuk lejon inspektorët amerikanë në bazat e saj me arsyetimin se besimi ndaj Uashingtonit ka rënë në nivele të ulëta për shkak të qasjes për luftën në Ukrainë.

Takimi i fundit mes dy ekipeve të superfuqive globale për rikthimin e inspektimeve u zhvillua nëntorin e kaluar në Egjipt, por pa asnjë rezultat. Së bashku, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara posedojnë rreth 90 për qind të testatave nukleare të të gjithë botës, dhe të dyja shtetet kanë theksuar vazhdimisht nevojën për shmangien e një lufte bërthamore me çdo kusht.

Por Vladimir Putin, që zyrtarizoi tërheqjen nga traktati, ka kërcënuar shpesh perëndimin se mund të përdorë edhe armët e shkatërrimit në masë për të mbrojtur integritetin territorial rus.

Gjatë administratës së tij katër vjeçare, presidenti amerikan Donald Trump tentoi të rinegocionte traktatin “New START” me pretendimin se ishte me shumë të meta, pasi nuk qartësonte sa armë bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme mund të posedojnë palët.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  • Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?

Komentet e Fundit

  1. Te fala nga Policani on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Greta on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Greta on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  5. sela on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?