Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Transferimi në Tiranë i Kadastrës së Vlorës, reagon ASHK: Qytetarët nuk preken
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Transferimi në Tiranë i Kadastrës së Vlorës, reagon ASHK: Qytetarët nuk preken
KronikeLajmi i fundit

Transferimi në Tiranë i Kadastrës së Vlorës, reagon ASHK: Qytetarët nuk preken

Published: January 28, 2026
Shpërndaje

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar lidhur me zhvendosjen e këtij institucioni nga Vlora.

Në një njoftim për mediat Kadastra bën me dije se, procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që nën vitin 2021 dhe se ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës.

“Prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

- Publicitet -

Aplikimet për të gjitha proceset kadastrale kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues.

Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet edhe përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar.

Procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që nën vitin 2021 me transferimin e Durrësit e Krujës, për të vijuar më tej edhe me drejtori të tjera si Shkodër, Kavajë, Kamëz -Vorë, dhe Vlorë.

Në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe të mirëadministrimit të proceseve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, edhe pjesa e mbetur e punonjësve në qytetin e Vlorës, po zhvendoset në Tiranë. Ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës”, thuhet në reagimin e ASHK.

Ndërkohë, në Kadastrën e Vlorës ka mbërritur një urdhër për mbledhjen sa më parë të dosjeve të pronave dhe përgatitjen e tyre drejt Tiranës. Sipas informacionit, disa prej dosjeve do të transferohen edhe pa procesverbal për shkak të nxitimit që kërkon institucioni.

Urdhri është dhënë nga drejtuesi i Kadastrës së Vlorës dhe u është referuar punonjësve për zbatim. Megjithatë, punonjësit nuk janë dakord me këtë vendim dhe po përgatisin një shkresë zyrtare, e cila do të firmoset për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvendosjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ali Baba dhe 400 hajdutet says:
    January 28, 2026 at 1:20 pm

    Nuk ka asnje arsye perse te shkoje Kadastra ne Tirane. Ambjentet ku ajo eshte vendosur ne Vlore jane optimale. Drejtoria kerkon te transferohen ne Tirane te njejtet punonjes. Nuk e kuptoj cfare do ndryshoje ne cilesine e punes se saje transferimi ne TIrane, pervecse do zvarriten qytetaret rrugeve …Paaftesia e shtetit per te manaxhuar situaten eshte ” e ububushme”. Dhe arsyeja kryesore eshte qe vete shteti eshte grabitesi me i madh i pronave. Turp e faqja e zeze.

    Reply
  • Patriot says:
    January 28, 2026 at 2:02 pm

    Qytetaret nuk preken por vetem pronat sidomos Sazani, Sverneci, kastreveci etj me eci. Sipase KM tone si globaliste njeriu yne I ri qe me 1945 nuk ka lidhje me pronen private. Cdo gje eshte kolektive, biles edhe familja. Kete e ka nga pervoja personale ku gjysma e PS kane pasure lidhje te ndersjellta me njeri- tjetrin. Sigurishte kete e kane bere vetem per unitetin e partise.

    Reply
  • vlonjat says:
    January 28, 2026 at 6:13 pm

    Fillimisht u pretendua se kerkesat depozitoheshin online dhe shperndaheshin ne forme shorti; pra i binte qe nje punonjes i zyres ASHK Lushnje te trajtonte kerkesen e nje qytetari nga Vlora; pra behej e pamundur nderhyrja per ndonje mik, sepse nuk dihej kush do e trajtonte kerkesen tende. Me pas mjeshtrat e ASHK , kam parasysh keta te Vlores, ku drejtohej kerkesa ime, e vononin pergjigjen deri ne merzitje ose kthenin pergjigje duke nxjerre “yckla” kot me kot. ….. deri sa , pikerisht tri dte para te vinte urdheri transferimit, nje miku im “derdhi” brenda institucionit ne nje zarf te vogel 1000 pika (euro) dhe ishte ne pritje te nxjerrjes se cert. pronesise. E tani puna e ngaterrua me keq , dhe miku im nuk e di ne se do “rimbursohet” zarfi. Ta leme historitne dhe te kalojme ne realitet. Kaq e veshtire eshte te kontrollohet performanca e punonjesve te Kadastres ; eshte njesoj si kontrolli i brendshem ne organet e e policise , pra nje lloj Zyre Monitoruese; tjeter /ose nje seksion i vecante i Kontr. Larte Shtetit t’i kushtohej vetem performances se ASHK…etj. etj. zgjidhje mund te gjenden plot te tjera.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?