Zona e ish-cirkut në Tiranë do t’i nënshtrohet një transformimi.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitetin ku po prezantohet masterplanet e të gjitha studiove arkitekturore, e cilësoi këtë projekt një gur të rëndësishëm në transformimin e kryeqytetit.
“Brenda një harku shumë të shkurtër kohe rikthehemi këtu për një tjetër konkurs ndërkombëtar, këtë herë një konkurs i organizuar nga vetë subjekti në kuptimin e kërkesës për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës dhe siç kemi bërë herët e tjera, nga ana jonë, ne kemi kërkuar që ky zhvillim t’i nënshtrohet konkursit dhe kështu jemi këtu, së bashku me një juri, prestigji i së cilës vjen nga prania e disa arkitektëve vërtetë të jashtëzakonshëm që nuk janë thjesht të ftuar nga jashtë, por janë edhe protagonistë të transformimeve të rëndësishme të vendin në fushën e zhvillimit urban me projektet e tyre.
Po ashtu, dëshiroj që duke i falënderuar anëtarët e jurisë që pranuan ftesën për të na ndihmuar në një gjykim sa më të mirëarsyetuar, dua të falënderoj edhe të gjitha studiot që aplikuan. Ishin një numër i konsiderueshëm studiosh që aplikuan dhe patjetër që dua t’i uroj sukses studiove këtu të pranishëm që janë përzgjedhur për këtë fazë finale.
Është një tjetër gur i rëndësishëm që ne synojmë të vëmë në rrugën e re të vendit, një rrugë ku Tirana është ‘lokomotiva’ e një transformimi epokal, falë dhe pikërisht këtyre zhvillimeve që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh ndërkombëtarë dhe që kanë krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme për arkitektët vendas, për të gjithë vajzat dhe djemtë që kanë pasion arkitekturën dhe që e ushtrojnë këtë profesion, që faktikisht të jetojnë në një vend që sot është një “universitet” i hapur dhe që falë, jo vetëm këtyre konkurseve, por edhe partneriteteve me studiot e mëdha ndërkombëtare, të mund të përfitojë një dije shumë të çmuar, një dije përmes ndërveprimit me profesionistë shumë të spikatur të kësaj fushe mundësish edhe parafytyrimesh të pafundme”.
i.b./dita
Vazhdon Cirku i rrenave per Tiranen :
Rama : Tirana lokomotive e transformimit epokal !
para tij Velia : Kam mbjelle 1. 000. 000 (nje milion) peme ne Tirane
i gjive rroupt or burr, sle me ven pa ngrejt kull, stadiumin e bone me 2+2+1, me pese kulla, sheshi rrethuar me kulla, a je mterezi o rame!
Tirana eshte bere e pabanueshme normalisht! Nuk del dot me makine per nevoja jetesore, se nuk ke ku ta parkosh. Nuk ndertohen parkime. Rruget, sidomos ne periferi jane te ngushta. Bllokohesh me minuta te tera per te levizur pak me makine. Ne Tirane, ndertimet mbas vitit 1992, jane bere kriminale. Pushtuesit e tokave kane bere vila me obore dhe parkojne makinat ne rruge duke bllokuar trafikun. Gjysma e Tiranes nuk ka trotuare, sepse edhe kur jane bere rruge te reja, nuk ju eshte marre pushtuesve pak metra nga toka e xanun.
Tek “Fresku” jane tre rruge: rruga e Dajtit- e mire dhe e gjere, rruga e thesarit- horror, bllokohet vazhdimisht, dhe rruga e Teleferikut. Te tre keto rruge nuk lidhen me njera tjetren per lehtesim trafiku. Ne asnje vend te Europes nuk gjen nje te ngjashme te tille.
Ajo qe thote Edi Rama, eshte kozmetike. Nuk i sherben askujt perveç ndertuesve te pangopur.
Qyteti i vetem ne bote ku me pare behet pallati, pastaj hyjne bleresit, pastaj nxirret leja e pallatit dhe kur mbushet tenxherja me pallate e gratacela bejne konkurs per te projektuar rrugen nga do dalin e do futen 1 milion milingonat e coroditura. 5 qytete te reja do ishin bere nga Tirana ne Durres. Qytete model qe me dy trena ekektrike s’do prisje as 10′ per te levizure do kurseheshin miliarda. 10′ s’te dalin ti biesh borise ne 6 te mengjesit apo 10 te nates se ndonjeri Ka parkuar keq e ti s’del dot per te cuar femijen ne spital. Bangkoku i Rames me ndertesa qe nuk ndalen se ngrituri e me cmime stratosferike. Salihu nuk bertet per keto se pronaret jane shoket e Zenit
Nuk e di pse disa komentues,sapo del nje artikull i Rames marrin dyfeqet dhe behen “dinshume”..Te kuptohemi,nese do behej nje kampionat se kush do gjeje me shume gabime biles dhe krime ne urbanistiken e Tiranes besoj se do jem me 5 vendet e para por ne 1992 ndodhi KANDAHARIZIMI I TIRANES dhe mos beni sikur nuk ju kujtohet….dhe deri ne 1997 u be shurrtore gjigande…Duke ndegjuar arkitekte,urbaniste,turiste shumica absolute e tyre pranojne qe Tirana tashme eshte bere qytet europjan Eshte e vertete qe jane bere gabim-krime ne Urbanistiken e Tiranes..por nese do ishte nje popull i emancipuar do nxirrte nje klase politike te qytetarizuar qe ne kohen e Karaduzit te Pare 1992-1997 e cila me e pakta duhej te ndalonte cdo ndertim ne Tirane brenda unazes madhe dhe te jepej leja per ndertime te larta ne segmentin Tirane-Durres si thote me te drejte dhe “dudumi” me siper…tani eshte vone..por Rama dhe Meta sado te ligj te jene duhet ti heqim kapelen per DEMALOKIZIMIN e Tiranes
Nuk e di pse ti chp sa dalin ca komentues qe komentojne kunder Rames do dalesh me shpejtesi ne mbrojtje duke i vene si kunderpeshe qeverisjen e Berishes! Ti ose nuk e kupton ose ben sikur se kupton qe shumica e ketyre qe komentojne sot kunder Rames nuk duan rikthimin e Berishes sepse jane ata qe e rrezuan Berishen por ama nuk duan as qe per inat te Berishes te ngrejne ne kupe te qiellit Ramen siç ben ti , mrgjithese ti e ben nga dashuria ( ose interesi) e madhe qe. ke per Ramen por mos u merzit se ke dhe nja dy te tjere qe jane me keq se ti, qe te ofendojne me familje po i preke te Rama.
Zoti vlonjati 10:05 pm
Mos deformoni kuptimin qe del nga komentet e mia ! Asnjehere,ne asnje rrethane nuk e kam mbrojtur Ramen por kjo nuk do te thote qe te mos veme ne kandar te mirat dhe te keqiat e Rames..Po ashtu dhe krahesimi i tij me Berishalen…Formula ime eshte kjo.
. BERISHA & RAMA TE IKIN TE DY NE PRANGA DUKE U ARRESTUAR TE DY NE TE NJEJTEN MINUTE..
..POR NESE AI VETULLZIU “L” I FLOKVERDHIT “D” DO SJELLE NE PUSHTET SALI BIBER BELERIN PER HERE TE TRETE KY QUHET PSHURRIM NGA ALEATET ME KEQ SE NJE PUSHTIM
Ne shkrimin Leter Lalit mu duk sikur pashe nje koment te demos por qe nuk arrij ta lexoj ! A mundet dikush te me thote se ku mund ta lexoj ?
Problemi nuk jane vetem ndertime te gabuara, ngushtim i hapesirave publike etj por pushtimi i Tiranes (edhe qyteteve te tjera) nga mafia e droges dhe ndryshimi pergjithmone i tessutit social, i bilanceve ekonomike, sociale dhe politike. A e keni kuptuar qe gjithnje e me shume Shqiperia eshte ne dore te politikaneve dhe bossave te droges qe marrin me shume territor. Njerezit kane gjithnje e me pak peshe e me pak vend per te jetuar. Sado i mire te jete cilido Kryeminister ai duhet te largohet nga drejtimi pas 4-8 vjetesh. Nese lejohen per me shume vite eshte i pashmangshem krijimi dhe zbatimi i planeve okulte dhe transformimeve te pakthyeshme ne dem te qytetareve.