Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Transformimi i studimeve të larta, degët që po preferohen nga studentët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Transformimi i studimeve të larta, degët që po preferohen nga studentët
EkonomiLajmi i fundit

Transformimi i studimeve të larta, degët që po preferohen nga studentët

Published: September 14, 2025
Shpërndaje
Hand holding magnifier over red picture of academic hat in row of black hats. White background. Concept of choice.

Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike. Shkencat humane, artet, degët e arsimit, shkencat sociale kanë parë një përgjysmim të numrit të studentëve ndërmjet 2016-2024. Në të kundërt, inxhinieria, mjekësia dhe degët tyre kanë shënuar rritje dyshifrore të numrit të studentëve në 8 vitet e fundit. Këtë vit, oferta akademike zgjerohet me hyrjen në treg të Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) me programe në informatikë dhe inxhinieri. Sfidat e arsimit të lartë

Revolucioni teknologjik po orienton me shpejtësi studimet e larta drejt degëve të inxhinierisë, teknologjisë, informatikës, etj., kudo në botë, teksa edhe Shqipëria është në këtë trend.

Numri i studentëve pësoi tkurrje me 11.8% ndërmjet 2016 dhe 2024, si pasojë e rënies së popullsisë së re në moshë, por në degët e inxhinierisë, numri i tyre u rrit me 15%, referojnë të dhënat zyrtare.

- Publicitet -

Në ndjekje të këtyre tendencave po rritet edhe oferta akademike për degët që kanë lidhje me teknologjinë.

Instituti i “Harry Fultz” nga ky vit akademik ofron studime të larta duke sjellë në Shqipëri filialin e Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT). I themeluar që në vitin 1829 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, RIT është i specializuar në teknologji dhe inxhinieri.

Bazuar në trashëgiminë e Institutit “Harry Fultz”, RIT Tirana po synon të sjellë një ofertë konkurruese për degët e inxhinierisë dhe informatikës në tregun e studimeve të larta të vendit tonë. Dr. James A. Myers, Drejtues për Edukimin Ndërkombëtar dhe Programet Globale në RIT, tha se “ajo që ka rëndësi është të gjesh një vend që nuk të jep thjesht një diplomë, por të jep drejtim, mundësi dhe mbështetje për të ndërtuar një të ardhme që të emocionon. Kjo është pikërisht ajo që përpiqemi të bëjmë në RIT Tirana”.

Për shkak të fleksibilitetit të lartë dhe përshtatjes më të shpejtë me nevojat e tregut të punës, universitetet jopublike janë duke u bërë më tërheqëse për maturantët. Përgjatë 2016-2024, numri i studentëve në arsimin e lartë publik ka rënë me rreth 26%, ndërsa në ato private është rritur me 45.7%.

Arsimi i lartë në vendin tonë si në sektorin privat apo publik është nën presionin e zhvillimeve demografike. Rënia e shpejtë e grupmoshave të reja të popullsisë po boshatis auditorët në shumë degë, teksa disa universitete në qarqe rrezikojnë mbylljen.

“Mendoj se të gjitha universitetet, publike dhe private, duhet të përshtaten në kushtet e reduktimit edhe më të fortë të studentëve të rinj që priten në të ardhmen.

Universitetet publike mendoj se duhet të konsolidohen dhe të specializohen në programe të caktuara mbi bazën e një avantazhi të dukshëm mbi konkurrentët, ndërsa universitetet private gjithashtu mund të kalojnë drejt bashkimeve ose formave juridike të veçanta”, – tha Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Studentët po bëhen pragmatistë, rriten degët e shëndetësisë dhe inxhinierisë, bien klasiket

Gjatë gjashtë viteve të fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike.

Shkencat Humane dhe Artet kanë parë një përgjysmim të numrit të studentëve me 52% ndërmjet 2018-2024, ndërsa Shkencat Sociale, Gazetaria dhe Informacioni kanë rënë me pothuajse 40% në të njëjtën periudhë.

Një tjetër rënie e mprehtë është shënuar në Shkencat Natyrore dhe Matematikë, ku numri i studentëve është përgjysmuar (−49.9%).

Edhe Shkencat e Arsimit kanë humbur një të katërtën e studentëve, duke reflektuar mungesën e atraktivitetit të profesionit të mësuesit, pavarësisht nevojave të tregut për një brez të ri në këtë profesion.

Në këtë panoramë, fusha e bujqësisë dhe veterinarisë ka humbur gjithashtu gjysmën e studentëve, rreth 45% në gjashtë vite, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e sektorëve që kërkojnë zhvillim të qëndrueshëm rural.

Fusha e biznesit dhe administrimit të ligjit mbetet ndër më të frekuentuarat, me mbi 30 mijë studentë në vitin 2024, por ajo ka regjistruar një tkurrje prej gati 9% gjatë 2018-2024.

Në kontrast me këtë rënie të përgjithshme, dy fusha kanë përjetuar rritje të fortë. Shëndeti dhe Mirëqenia ka parë një shtim me mbi 22% të studentëve, duke arritur në 25 mijë të regjistruar në vitin 2024.

Ky trend pasqyron rritjen e kërkesës për profesionistë në shëndetësi, veçanërisht pas pandemisë dhe me një popullsi që po plaket me ritme të shpejta.

Inxhinieria dhe degët e saj kanë shënuar rritje prej 15% të numrit të studentëve në 6 vitet e fundit, në rrjedhë krejt të kundërt me fushat e studimit në shkencat humane.

Në vitin 2018, studentët në degët e inxhinierisë zunë 14.4% të totalit të studentëve, ndërsa në vitin 2024, ata zunë 18% të totalit.

Kjo tendencë do të shtyhet më tej duke parë numrin e lartë të aplikimeve në fazën e parë të regjistrimeve në këto degë për vitin akademik 2025-2026.

Studentët e teknologjisë dhe informacionit zënë ende një peshë të ulët me vetëm 8.1% të totalit të studentëve më 2024 nga 7.2% që zunë në vitin 2018.

Degët që kanë lidhje me shëndetësinë kishin 20.7% të totalit të studentëve në vitin 2024, me rritje të këtij treguesi me 5.8 pikë për qind në krahasim me vitin 2018.

Degët e studimit me peshën më të lartë në numrin e studentëve janë degët e ekonomikut dhe juridikut, me 25% të totalit të studentëve, pak a shumë me të njëjtën peshë si në vitin 2018.

Zhvendosja e preferencave të studentëve po pasqyron presionin që ushtron tregu i punës mbi zgjedhjet.

Teksa degët tradicionale vazhdojnë të humbin studentë, universitetet dhe qeveria do të përballen me një mungesë serioze të profesionistëve në fusha kyçe për zhvillimin afatgjatë, si arsimi, bujqësia dhe shkencat natyrore.

Ndërkohë, rritja e shëndetësisë dhe inxhinierisë është një sinjal pozitiv për përshtatjen e të rinjve ndaj sektorëve që ofrojnë siguri punësimi dhe paga më konkurruese.

Rritet preferenca për studime në privat

Përpos faktit që numri i përgjithshëm i studentëve është në rënie, tregu i studimeve po tkurr me shpejtësi numrin e tyre në universitetet publike, ndërsa në universitetet private po rritet.

Në vitin 2016, universitetet publike mbanin peshën kryesore të arsimit të lartë në vend, me mbi 116 mijë studentë, ose rreth 83% të totalit. Tetë vite më vonë, në 2024, kjo peshë ka rënë dukshëm, regjistrimet kanë zbritur në 86.900 studentë, duke humbur gati 30 mijë të rinj ose 26%.

Rënia ka qenë e shtrirë pothuajse në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë me disa përjashtime.

Universiteti i Tiranës ka humbur mbi 22% të studentëve, Universiteti Bujqësor ka humbur mbi 44%, ndërsa universitetet e rretheve si Shkodra, Korça dhe Elbasani kanë rënie nga 40% deri në 55%.

Në shumicën e rasteve, rënia reflekton interesin e ulët për programe tradicionale, teksa ka një rritje të emigrimit të të rinjve dhe një paragjykim në rritje mbi lidhjen e diplomës me tregun e punës.

Në të njëjtën kohë, universitetet private kanë njohur një rritje të dukshme. Nga 24.500 studentë në vitin 2016, numri është rritur në mbi 35 mijë, një shtim prej 45%.

Në vitin 2016, studentët në universitetet private zunë 17% të totalit të studentëve, ndërsa në vitin 2024, 29% të totalit, me gjasë për të kaluar në mbi 30% në këtë vit të ri akademik.

Universiteti Europian i Tiranës kryeson për numrin më të madh të studentëve në sektorin privat, me mbi 4500 në vitin 2024, ose 12.5% të totalit të studentëve në arsimin e lartë jopublik.

Në disa institucione, zgjerimi ka qenë i fortë. Universiteti Mesdhetar ka trefishuar regjistrimet, CIT ka pesëfishuar pranimin e studentëve, ndërsa Epoka dhe Polis kanë shënuar rritje mbi 60% dhe 150% ndërmjet 2016-2024.

Aktorët e tregut të arsimit të lartë privat pohojnë se arsyet se pse po tërheqin më shumë studentë janë investimet në infrastrukturën moderne dhe programe të reja studimore, shpesh të lidhura me tregun global të punës, teknologji, shkenca kompjuterike, dizajn, menaxhim biznesi apo shkenca sociale të aplikuara.

Universitetet private kanë krijuar më shumë marrëveshje ndërkombëtare, duke ofruar shkëmbime, diploma të dyfishta dhe programe në gjuhën angleze, të cilat i bëjnë më tërheqëse për një brez që synon të integrohet në tregun global të punës.

“Në kuptimin sasior, gjatë këtij viti ne kemi shtuar listën e programeve që ofrohen në gjuhën angleze në 10 të tilla, në përputhje me objektivin tonë kryesor që është sjellja e studentëve ndërkombëtarë në auditorët tanë.

Ndryshimet strukturore që ndodhin në kërkesat e tregut të punës gjithashtu reflektohen në rialokimet e burimeve tona drejt programeve më të kërkuara nga tregu”, tha Selami Xhepa nga Universiteti Europian i Tiranës.

Një diplomë nga një universitet privat, e akredituar dhe e njohur në partneritete ndërkombëtare, shihet si një hap më i sigurt drejt tregut të punës në BE ose më gjerë nga të rinjtë shqiptarë që kanë një prirje të fortë ndaj emigracionit.

Në shumë vende të Ballkanit, arsimi privat po fiton terren përballë universiteteve publike, sidomos në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Këto zhvendosje do të përkeqësojnë aftësitë në disa profesione me ndikime të drejtpërdrejta në ekonominë shqiptare.

Universitetet publike, të cilat historikisht kanë prodhuar shumicën e kuadrove në sektorët klasikë si mësuesi, shëndetësi, administratë po përballen me rënie të regjistrimeve.

Nga ana tjetër, universitetet private po nxjerrin gjithnjë e më shumë të rinj të orientuar drejt sektorëve të rinj të ekonomisë si IT, menaxhim, komunikim, dizajn.

Kjo mund të krijojë një hendek mes ofertës së të diplomuarve dhe nevojave reale të tregut shqiptar, por në të njëjtën kohë mund të përputhet më mirë me kërkesat e tregut europian, ku shumë nga këta studentë synojnë të emigrojnë.

Nëse trendi aktual vijon, brenda pak vitesh, universitetet private mund të bëhen faktor dominues në arsimin e lartë shqiptar.

Nëse universitetet publike nuk rishikojnë urgjentisht programet, të modernizojnë kurrikulat dhe të forcojnë lidhjen me tregun e punës rrezikojnë jo vetëm të humbasin studentë, por edhe funksionin historik në formimin e profesionistëve në të gjitha fushat.

Vjen në Shqipëri Instituti i Teknologjisë Rochester, dy degët që nisin këtë vit

Këtë vit, oferta akademike nga sektori privat u përforcua më shumë nga hapja e RIT Tirana, në bashkëpunim me institutin “Harry Fultz” dhe Institutin e Teknologjisë Rochester, i cili synon një model të ri edukimi, i fokusuar te teknologjia dhe inovacioni.

RIT Tirana ofron për herë të parë në këtë vit akademik shërbimet e arsimit të lartë si pjesë e rrjetit global të Rochester Institute of Technology (RIT), një prej universiteteve më prestigjioze në SHBA në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë.

Studentët do të kenë mundësinë të studiojnë një ose dy semestra në kampuset e tjerë të RIT, duke përfituar nga një eksperiencë globale, me kosto më të ulët.

Një tjetër aspekt inovativ i këtij institucioni është programi i punësimit profesional (CO-OP), i cili u mundëson studentëve të vendosin në praktikë njohuritë e fituara gjatë studimeve, nëpërmjet bashkëpunimeve me kompani dhe organizata ndërkombëtare.

Dr. James A. Myers, Drejtues për Edukimin Ndërkombëtar dhe Programet Globale në RIT, tha se “një student në RIT fiton një diplomë amerikane, të njohur globalisht, pa pasur nevojë të largohesh nga Shqipëria.

Do të thotë që arsimi yt përputhet me standardet amerikane, por pa u larguar nga vendi yt.

Së dyti, ne nuk besojmë në të mësuarin vetëm gjatë sezonit të provimeve. Programet tona janë praktike, të bazuara në projekte dhe të orientuara drejt zgjidhjes së problemeve reale”.

Me regjistrimet, që priten të nisin për vitin akademik 2025-2026, ky institucion premton të bëhet një pikë referimi për të gjithë ata që duan një karrierë të sigurt në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Në këtë kontekst, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në mbështetjen e studentëve shqiptarë nëpërmjet një programi të ri bursash.

Ky program synon të ofrojë mundësi për studentët e talentuar, por me mundësi të kufizuara financiare, për të ndjekur studime në institucione të arsimit të lartë me standarde ndërkombëtare, si në Shqipëri ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do të thosha: Mos kërko thjesht një universitet! Kërko një pikënisje për ndryshimin global. Nëse do një vend që të sfidon, të mbështet, të lidh me botën dhe të ndihmon të ndërtosh një karrierë që të emocionon… ky është vendi i duhur.

RIT Tirana është vendi ku metodologjia e arsimit amerikan zhvillohet me sukses në Shqipëri, duke formuar profesionistë me përgatitje globale”, tha z. Myers.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • ce says:
    September 14, 2025 at 12:40 pm

    Hyja ne klase per te dhene mesim, Hyrje ne Politike dhe Qeverisje Amerikane” -nje nder kendet qe bie ne fushen e shkencave politike
    Por ne auditor, studentet i kisha me “major” (fusha studimi) nga me te ndryshmet – qe nga shkenca politike, histori, gjeografi, kinematografi, psikologji, sociologji, e deri nga juridik apo shkenca natyrore.

    Pyeta njehere nje koleg timin:

    C’duan studente nga fusha te tjera te marrin lende qe bien ne fushen e shkencave politike?

    Pergjigja e kolegult ishte:
    Ne, perpara se te nxjerrim specialiste te mire, duam te nxjerrim “qytetare” te mire – individe me njohuri dhe ndergjegje rreth marredhenieve te individit me individe te jere, grupe, institucione, shoqeri; rreth marredhenieve me autoritetin, ligjin, pushtetin, qeverisjen, shoqerine e civilizuar, shtetin e se drejtes. Pa njohurite dhe ndergjegjesimin civik dhe qytetar, nje specialist i mire, qe nuk eshte qytetar i mire, eshte “investim: i cuar dem! Eshte nje individ qe nuk mund te kontribuoje ne te paturit as nje shoqeri demokratike, shtetin e se drejtes, qeverisje qe jep llogari dhe eshte transparente, prospritetin e individit, grupit, shoqerise.

    Ky ishte nje nder mesimet qe mora gjate 10 viteve te qendrimit ne USA si student dhe pedagog.

    Pyetja ime ne kontekstin e arsimit te larte dhe universiteteve shqiptare eshte kjo:

    Cfare “nxjerrin” universitetet shqiptare? “Publike” apo Private? Nxjerrin “specialiste te mire”? “Qytetare te mire”? Specialiste dhe qytetar te mire bashke? Apo asnjeren prej tyre?

    Pergjigjen, edhe nese nuk guzoni ta jepni ju, e jep vete realiteti i sotem shqiptar:
    -trupe studentore qe as i ben pershtypje as keq-qeverisja, as forma e percudnuar e demokracise shqiptare
    -rini shqiptare e cila, OSE eshte apatike dhe indiferente ndaj ceshtjeve qe kane te bejne me demokracine, shtetin e se drejtes, mire-qeverisje, kushtetuetshmerine, qeverisjen autoritariste dhe as e can koken te ngreje zerin, OSE perqafon gjithe negativitetet e shoqerise, politikes, dhe qeverisjes, dhe behet percuesja me e zellshme e anti-vlerave!
    -shoqeri shqiptare qe ka mbajtur, dhe vazhdon te mbaje mbi kurrizin e vet, modele qeverisjeje dhe politike qe eshte vertitur nga mendesia feudaliste deri tek ajo autoritariste.

    Kaq vlen per te kuptuar sa vite drite jemi larg gjithshkaje qe perben zemren e nje “shoqerie te civilizuar normale”!

    Reply
  • Sander says:
    September 14, 2025 at 8:55 pm

    Pse se thoni siç është realiteti, privati po shtohet se i jep diplomat kot pa mësuar e duke kopjuar me Chat GPT. Sa më e dobët që po bëhet shkolla e mesme, aq më shumë shtohet arsimi i lartë privat se e marrin më lehtë. Ka mjaft studentë që ndjehen të paaftë të vijojnë në publik e transferohen në privat për te marre provimet lehtë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?