Nga Mero Baze
Debati mbi gjuhën e përdorur nga Edi Rama në Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është fatkeqësisht më i varfër se gjuha e tij.
Paradoksi i parë i debatit është fakti që një opozitë e cila ka në krye të saj një lider të ndëshkuar, të izoluar dhe të paralajmëruar nga perëndimi, për të mos e pasur udhëheqës, po derdh kot krokodili se fjalimi i Edi Ramës po na prish me Perëndimin. Qenia e Sali Berishës në krye këtyre eunukëve që qajnë për perëndimin, është akt lufte ndaj Perëndimit. Sot për sot, fatmirësisht është vetëm në emër të tyre dhe jo në emër të Shqipërisë.
Një parti që zgjedh në krye të saj liderin e vetëm në historinë e Shqipërisë të shpallur “a non grata” nga SHBA dhe të ndjekur në politikat e izolimit edhe nga BE, nuk ka nevojë të mbajë fjalime kundër perëndimit se ka votuar ndërkohë kundër Perëndimit.
Ndaj është mirë të kursejnë lotët dhe t’i ruajnë kur të vdesë Sali Berisha. Atëherë mund të bëhen njerëz të lirë dhe të flasin dhe për fatet e Shqipërisë. Tani për tani nuk kanë fuqi të vendosin as për veta, e jo për Shqipërinë.
Paradoksi i dytë është që fjalimi i Edi Ramës ka gjetur më shumë aprovim në perëndim dhe sidomos në shtypin perëndimor dhe ka shqetësuar vetëm antiperëndimorët e Shqipërisë.
Kam parë dje shumë twiter apo komente të shumë personaliteteve ndërkombëtare, madje nga ata që nuk e honepsin dot Edi Ramën që shkruanin “se kur ka të drejtë ka të drejtë”.
Nuk kam parë thuajse asnjë koment negativ në shtypin perëndimor, dhe thuajse asnjë shkrim paranojak, që ta konsideronte fjalimin e Edi Ramës si përpjekje e tij për ta larguar Shqipërinë nga Evropa. Përkundrazi ankesa e tij e dhimbshme që i ngjante më shumë një vaji dëshpërues të një fëmije, para një porte që nuk po hapet, është tregues i këmbënguljes së Shqipërisë për të hyrë në portat e BE dhe jo ndonjë dëshirë për tu larguar prej saj.
Paradoksi i tretë është se gjuha e tij e ashpër me Bullgarinë, ndihmoi më shumë forcat politike properëndimore në Bullgari të zhbllokonin situatën dhe u prishi punë më shumë politikanëve antiperëndimorë në Tiranë, që filluan të qajnë dhe për Bullgarinë. Debati i Edi Ramës me Bullgarinë nuk ishte armiqësor, por i tensionuar.
Komentet e tij nervoze me disa zyrtarë bullgarë, kujtesa që u bëri se ai ka njohur minoritetin bullgar në Shqipëri me një qasje që dëshmon standardet perëndimore të Shqipërisë për këtë çështje, dhe akoma më tepër telefonata e lumtur e Borisovit që njoftoi vetë kryeministrin e Shqipërisë për rënien e vetos bullgare, nuk tregojnë armiqësi me Bullgarinë, por një dinamikë të fortë bashkëpunimi, të cilat kanë anën e tyre dramatike për shkak se ishin shkaku i bllokimit të dy vendeve në rrugën drejt BE.
Shumica e politikanëve bullgarë, janë në anën e Shqipërisë dhe Maqedonisë në këtë histori, por tani janë pengje të zhvillimeve të mëparshme politike brenda vendit të tyre. Për këtë arsye, gjuha e ashpër e Ed Ramës ka ndihmuar më shumë politikanët perëndimor të Bullgarisë të vepronin dhe ka mërzitur disa shqiptarë në Tiranë, të cilët dëshirojnë të mos i prishim qetësinë Bullgarisë, që ta mbajë në fuqi embargon kundër dy vendeve.
Në spiralen tashmë banale ku ka hyrë procesi i dritës jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë, ne nuk kemi më asgjë në dorë përveçse të qajmë me dëshpërim në sofatin e portave të Evropës ku duam të hyjmë.
Nuk e kemi luksin të qajmë në portat e Moskës, dhe as ta rrethojmë Shqipërinë me tela me gjemba.
Edi Rama ka vajtuar në emër tonë në shtëpinë e atyre që akoma nuk na hapin derën. I vetmi debat që mund të jetë në këtë rast me ata që e duan vërtet Shqipërinë në perëndim, është a na nderon e qara e tij. Në këto kohë, mendoj se fjalimi i tij është i vetmi mall eksporti i mirë që kemi për në Evropë.
Mire je me aritmetiken o mik? Kur shumica e politikes bullgare qenkan me Shqiperine, ata qe vune veton jane peshkatare apo dyqanxhinj sufllaqesh? Dmth,llogjet e Edo gjigandit qenkan eksporti yne me i mire, po jane njecik shtrenjte dhe s’i ble njeri.
Mero Baze:
ASGJE TE VERTETE NUK KA NE DACIBAON TENDE NE PERKRAHJE TE GJUHES RRUGACE TE EDI RAMES
qe:
Kujton se Parlamenti bullgar dhe BE jane si Parlamenti bedel i Edvinit qe eshte kopje e Parlamentit te Haxhi Lleshit, prandaj ne cilin katund enverist jeton ti o rezili genjeshtar Mero Baze? E gjithe media nderkombetare denoi ashper gjuhen rrugace te halabakut enverist te kryeministrit pa edukate Edi Rama qe oo keshtu do kohe me pare ofendoi Presidentin amerikan si Fatkeqesi Boterore sic quan sot BE si Fatkeqesi Natyrore, nuk eshte vendi dhe koha qe te pergenjeshtroj genjeshtrat ne dacibaon tende me copy-paste nga media nderkombetare por intelektuali qe shkoi nga Ukraina ne Bullgari me kameren e tij te nje medie prestigjozenderkombetare per te pasqyruar situaten dinamike ne Sofje te thote ty o katunari injorant prej Shqypnie se ishte nje Non Grata i partise opozitare bullgare ai qe votoi per heqjen e vetos bllokuese, nderkohe qe miqte socialiste te Edvinit votuan kunder,
prandaj:
Dacibao ne perkrahje te gjuhes enveriste te Edi Rames ne Bruksel na kujton:
O ENVER TE LUMTE GOJA
ARMIKUN SHAVE NGA UNOJA!
O Dudum , qenke vertet Dudum , , qe nuk kupton se ata qe kane vene veton k/Maqdonise , ne gjithee keto vite kane qene mazhorance , kurse dje ka ndryshuar balanca , duke kaluar shumicen e parlamentit bullgar kunder vetos . Duket se ta ka erresuar arsyen urrejtja per qeverine , aq sa nuk dallon dot c`eshte mazhoranca ! Nuk je vetem ti ne kete gjendje te trullosur , keshtu jane te gjithe taborri tropojan i Foltores dhe i Ilir Floririt me Mona Kokemadhen . Ju urojme sherim te shpejte .
Korca arrogante:
Ata qe i vune veton bllokuese ishin socialistet bullgare te Sergei Stanishevit qe njihet si miku per koke i Edvinit ne BE qe eshte edhe miku i Vucicit dhe i Putinit ne koalicion qeveritar me kolonen e peste te Rusise ne Bullgari ne krye me Presidentin Radev,
prandaj:
MOS I TREGO BABAIT ARAT
sepse:
Ishte intelektuali qe nga Ukraina shkoi me kameren e tij ne Sofje dhe lajmeroi i pari per heqjen e vetos bllokuese nga PD bullgare GERB qe bashkoi partite opozitare ne mes te nates per te pranuar variantin francez te Macronit
PSE NUK I KERKON LLOGARI EDI RAMA MIQVE TE TIJ BULLGARE QE VOTUAN KUNDER HEQJES SE VOTES?
He mo BOLE injorante qysh keshtu?
Sulltanpiktorit nga ndenja gjate ne pushtet i eshte rritur arroganca.Kudo flet sikur ka perpara ministreshat.
Ka te drejt Mero Baze nga tre komentus te tre jan diareja saliut , duke filluar nga ky paçavurja qe vetquhet intelektual por qe esht prejardhie antishqiptare azgje tjeter .
O Fatmir Lohja , ke rene kaq poshte sa ke humbur idene e dinjitetit njerezor dhe je katandisur me shpirt prej skllavi . Je vertet aq gje e trashe , sa qe na vjen turp qe je bashkekombasi yne . Te ka budallallepsur fare ndjenja e inferioritetit , servilizmit e poshterimit te vetvetes . Me e pakta qe duhet te bejne njerzit si ti , eshte te qepin gojen , te hapin syte dhe te fusin koken ne uje per te ruajtur veten nga marrezi te tjera , sepse e keqja nuk ka fund .
Nje vleresim logjik i ngjarjeve te fundit me KE dhe Bullgarine, ashtu si gazetari Mero BAZE BEN SHPESH. I lexoj me kenaqesi gjithe komentet e tua, me pelqejne nga llogjika, gjuha dhe humori yt i thelle. Te uroj shendet dhe sukses.
Afat SERJANI
Gjuha e Edi Rames eshte nje sperdredhje artikulimesh te nje deliranti kokebosh.
Me komentues mbeshtetes si Mero Baze,shqiptareve do t`i tregoje qe nuk foli si zagar i Serbise.
Sa te na tregoje qe “katrani zbardhellon”,Mero fshatari t`i kerkoje falje publikisht Edi Rames,qe eshte futur thelle ne ndyresi familjare duke pergojuar familjen e Edi Rames,.
E mos na beje avokatin ketu,miu pergjues i katundeve te Tepelenes, Syri Vigjilent i Sali malokut.
Qy Merua është shum praktik, gjithmon është pro me ata që kanë radhën për të qeverisur. Bën vaki që të bëhet polikrimineli Sali kryeministër, të jeni të sigurt që po qy Merua do të shaj Edi Ramën dhe do të lavdëroj Salin.
A thoni që qeveritarët e BE nuk e dinë që Edi Rama vuan nga sëmundja psiqike e kleptokratisë në formën më të rëndë dhe është bër kryeministër dhe nuk e lëshon karrigen e kryeministrit vetëm për të vjedhur, pa vjedhur qoftë edhe një ditë sëmundja është e till që ai shkatrrohet psiqikisht dhe vdes.
A nuk e dini që ai , nga sëmundja e kleptokratisë, do që BE të hap negociatat jo që të pranohet Shqipëria dhe shqipëtarët që ai u ka hequr kryq me kohë në BE, por ka fiksimin që ja të vjedh sezbën taksapaguesit e BE duke gllabëruar, në ethet e sëmundjes në thesin e tij të pangopur të kusarisë subvencionet dhe investimet e BE që do të shtohen po të hapen negociatat?
Ja pse ai, në efektet e sëmundje psiqike të kleptokratisë, ka lajthitur dhe ka humbur kontrollin e arsyes dhe arrin të akuzoj BE për turpe, antishqipëtarizëm kur vëndet e BE me kohë kan hapur dyert për shqipëtarët, i kanë punësuar , u kanë dhën të drejtat ekonomike, shoqërore dhe pse jo edhe politike, njëlloj si qytetarët e vëndeve të tyre, të drejta që u janë mohuar totalisht nga qeverisja e hajdutit Edi Rama. Jooooo……. BE, vëndet e saj, qeveritarët e tyre i kanë integruar realisht shqipëtarët, madje dhe shqipëtarët që kanë ngelur këtu, po të mos ishin emigrantët e pranuar në gjirin e BE, do të vdisnin të gjithë nga uria me qeverisjen e kusarit të sëmur psiqik, përbindëshin komb ngrënës Edi Rama..
Të mos zgjatem, shumica e shqipëtarëve janë integruar në gjirin e BE si emigrantë, dhe bashkë me emigrantët realisht janë integruar ekonomikisht dhe të afërmit e tyre që mbijetojnë këtu brënda vëndit të qeverisur nga kusarët vetëm me remitancat e tyre, hajvani jon kryeministër e di mir këtë. Kur flet për integrim dhe hapje negociatash ai ka parasysh vetëm vehten e tij si individ që, miqtë tek të cilët llobon, ta futin si derr në thes në BE në ndonjë llagëm të fshehtë korruptiv, dhe me tu futur, si derr i babëzitur, feçkën e kusarisë do ta fut drejt e në grazhdin e subvencioneve dhe investimeve. Ky është plani i tij djallëzor dhe për këtë po bën potere kudo, me një zell satanik që vetëm truri i tij mund ta përballoj, në takime , në konferenca mediatike , inervista, natën ditën , çdo sekond tamam si një mekanizëm perfekt okult.
Sëmundja flliqur e kleptokratisë i thot që nuk mjaftojnë miljardat vjedhur shqipëtarëve, por do të shijoj orgazmën e vjedhjes edhe të miljonave të takasapagueseve të BE sikurse ka vjedhur 60 miljon euro subvencione të BE për bujqësinë ku asnjë cent i vetëm nuk ka shkuar tek bujqit që meren direkt me tokën. Verifikojeni dhe më gjeni vetëm një emër bujku që ke përfituar nga këto miljona. Në qoftë se në BE ka burra shteti me mënd, le të verifikojnë se si ka menaxhuar subvencionet e BE ky kusar burracak që ka sëmundje bashkë shoqëruse edhe sëmundjen psiqike të delirët të madhështisë që pa pik turpi, duke qën plehër e botës së krimit dhe kusarisë, kapardiset si kaposhi në maj të plehut, duke i dhën mësime BE madje të gjithë globit, pa bër as mundimin më të vogël të dal atje ku është zhytur kokë e këmbë në fekalet e stazhionuara të halesë 30 vjeçare të korrupsionit, krimit dhe kusarisë shqipëtare.
Liderat e BE të mbledhin mëndjen dhe ti tregojnë vëndin këtij zuzari delirant që ka këputur frenat e moralit, respektit, arsyes, njerzillëkut dhe bën zhurmë e këcënon që tu imponohet njerëzve burra shteti të arsyeshëm, të drejtë, të respektuar.
Liderat me mënd të BE, jo ata që blihen e shiten, ti kërkojnë llogari për atë që ky horr që pllet sa ka kokën, nuk ka zbatuar e realizuar asnjë, asnjë fare nga detyrat për hapjen e negociatave dhe, mbas verifikimit, do ta nxjerin atë lakuriq të denj për plazhet nudo të Francës por jo për koridoret dhe sallat e BE, midis njerëzve më të nderuar që drejtojnë popujt e Europës.
Më thoni vetëm një detyrë të zbatuar që të paktën si gjethe fiku të mbuloj lakuriqsinë e ti të kandidatit për dhëndërr që me këtë gjethe fiku mbi atë ….., mbase nusja BE kandiset që ta fus këtë individ në gjirin e saj dhe ai të ulet , duke i nderuar me praninë e tij, pran Sholcit,Makronit, Van der Lejnit……..
Kur te gjykon edhe nje njeri me demence mendore , sic eshte budalla Demo , mos mbetet shqiptar pa qeshur e qare ae cfar llumi i kane mbetur Ssliut e Ilirit per t`u hedhur ne protesta k/qeverise !
O idjot , a e kupton se cfar po flet ? Opozitaret e sotme , mund te kene gjithecka , por vetem ndershmeri nuk kane pasur dhe nuk kane , qofte dhe sikur t`i kqyresh me lente zmadhuese . Shqipatereve te ndershem iu dridhet trupi kur mendojne se mund te rikthehet serisht ne pushtet barbari serb i Vicidolit , njeriu me i pa qyteteruar e me antishaqiptar qe ka njohur kjo toke . Ti qe derdellit ketu si nje debil i vertete , ka shume mundesi te jesh nga aradha e shpellareve qe kane zbritur ne Tirane , kane ndertuar ne “Toke te Xanun” dhe tani po iu vonohet legalizimi . Njerez si ty jane simbol i erresires mesjetare qe , per fat te keq vuan ende malesia jone .
Shqipëria që është sot nuk do ishte kështu pa Ed Ramën.
MONSIEUR EDI RAMA JA TREGOI VENDIN HIPOKRITEVE TE BRUKSELIT DHE MACRONIT QE PO LUAJNE SI DHELPRAT ME NE .. MIRE JA BERI KESHUT TA MESOJNE SE KEMI KARAKTER DHE STE LEJME TE TALLESH ME NE .JETOJ NE FRANCE DHE I SHOH JA THEM NE SY SE JANE RRENACAKE DHE SE KUPTOJNE NDRYSHE .RAMA I TEGOI SE SJEMI INFERIORE DHE SKANE ASGJE ME SHUME SE NE …. KAM PASUR RASTE QE DISA COBANE NGA NORMANDIA BEJEN SI AMEIKANE CA KATNARE PA KULTUE PA CIVILIZIM …. PANDAJ ..AI QE E KITIKON ESHTE QULLAC . I LEXOVA NE YOUTUBE QE NE AMERIKE NE ANGLI NE BELGJIKE NE ITALIE GJERMANIE NE TE GJITHE BOTEN SHKRUAJTEN DHE E PANE QE STE LEM TE TALLESH ME NE .. DHE CDO GJE QE THA ESHTE REALITETI …MERCI
“Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin, atesine e Grigorit ja faturoi bab Kristaqit…” – jane fjale te ster-shkruara dikur nga ky qe sot paska marre persiper te zbuloje Paradokset pikerisht te ketij Edi Rames.
N ë vend të falenderojnë kryeministrin për qëndrimin serjoz ndaj zvarritjes deri në tallje të hapjes negociatave me shqiprinë ,u katandis BE-ja në një grusht politikanësh turpi kundër shqiprisë e Maqedonisë veriut ,zvarritja do të thotë mohim .Por me E habitshme ,qëndrimi i ” babajt krimimit e vjedhjes në shqipëri Sali Katranit që fjalimin e Ramës e bëni katran siç është vetë. Por më e habitëshme është sulmi i këtyre strukturave të rekrutuara të Saliut hidhen në kor si hijenat kundër gazetarit talentuar Mero Baze ,që ,mbështet qëndrimin serjoz të kryeministrit Rama në Austri .Në vend ti bëjnë analizë zvarritjes ato vjellin shumë helm kundër kryeministrit më të mirë ,pa nënvletësuar dhe disa kritika konstruktive.
1. Tre konstatimet kane kuptim.
2. Te gjithe po e kuptojne se “BE-ja” eshte nen presionin e “kontradiktave jo te vogla” te vendeve antare.
3. Ne nuk mund te rrime, “me dekada ne pritje”, me “shpresa qe nuk i mbeshteten me situaten”.
4. “BE-ja”, ka problemet, interesat e veta, “Ne kemi problemet, interesat tona”
5. Ne nuk duam nje integrim, ku Shqipetaret, qe gjenden ne territore te ndryshme, te divergjojne nga njeri tjetri.
6. Ky eshte nje “problem specifik”, per pak shtete dhe “Ne duhet ti japim prioritet zgjidhjes se tij”
7. Ne duhet te perqendrohemi ne “alternativa te tjera” qe ta plotesojme “kete mision historik”.
8. Tani jane mundesite dhe kjo kerkon qe shqiptaret ” te jene te bashkuar”.
9. Ne qofte se nuk bashkohemi, do rezultoje se per secilin nga ne, “prioriteti kryesor eshte familja e tij .
10. Te jem diku ku, “tani per tani” mund te bej nje jete me te mire, dhe me vone do e gjejme mundesine
per tu bashkuar.
11. Historia ka treguar, “ne shekuj” se kjo nuk ka patur mundesi te ndodhe.