Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqetësim kryesor të aktivitetit të tyre mungesën e punonjësve. Për të plotësuar hendekun, shumë prej tyre janë drejtuar në tregjet aziatike dhe afrikane për gjetjen e punonjësve, por disa të tjerë po shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale në vend të njerëzve. Anketa që zhvilloi Barometri i Ballkanit tregon se 3% e bizneseve të anketuara në vendin tonë kanë pohuar se kanë zëvendësuat punonjësit me Inteligjencën Artificiale. Gjithashtu 3% e bizneseve në Kosovë dhe Malin e Zi i kishin zëvendësuar njerëzit me Inteligjencën Artificiale.
Të dhëna të brendshme referojnë se vitet e fundit, në presionin e mungesës së punonjësve, bizneset po nxiten të përdorin teknologjinë në të gjithë sektorët që nga bujqësia, industria dhe shërbimet. Drini Zusi, aksioner në kompaninë INCA në Lezhë, që operon në industrinë përpunuese, tha se Inteligjenca Artificiale dhe investimet në mekanikë e teknologji vitet e fundit po ulin varësinë nga rekrutimet e reja të punonjësve Z. Zusi tha se nëpërmjet ChatGPT dhe Midjourney në fushën e marketingut krijohet përmbajtja dhe nuk ka më nevojë për menaxher në këtë fushë. Më parë, kompania paguante një agjenci ose konsulent të jashtëm për konceptin ose përmbajtjen e marketingut, por me versionet premium të ChatGPT këto produkte prodhohen vetë.
Industria është një nga përfitueset e mëdha të teknologjisë, pasi njësitë e prodhimit, të cilat e kanë ndier më së shumti mungesën e fuqisë punëtore, kanë investuar vitet e fundit në teknologji robotike, teksa përdorin edhe inteligjencën Artificiale për marketing dhe për të rritur produktivitetin. Projeksionet globale tregojnë se inteligjenca artificiale do të bëhet një zëvendësues i madh i vendeve të punës në të ardhmen.
Fondi Monetar Ndërkombëtar lajmëroi më herët këtë vit se, inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vendeve të punës në mbarë botën, duke zëvendësuar disa dhe duke plotësuar të tjerat. Ne kemi nevojë për një ekuilibër të politikave për të shfrytëzuar potencialin e ri, u shpreh nëpërmjet në blogu, Kristalina Georgieva, Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ajo tha se bota është në prag të një revolucioni teknologjik që mund të nxisë produktivitetin, rritjen globale dhe të rrisë të ardhurat në mbarë botën. Megjithatë, mund të zëvendësojë vendet e punës dhe të thellojë pabarazinë. Përparimi i shpejtë i inteligjencës Artificiale ka mahnitur botën, duke ngritur pyetje të rëndësishme në lidhje me ndikimin e mundshëm në ekonominë globale. Efekti neto është i vështirë për t’u parashikuar, pasi IA do t’i prekë ekonomitë në mënyra komplekse.
Monitor
SHKRIMI ME ABSURD I PUBLIKUAR NDONJEHERE TE CILIT I VJEN ERA PROPAGANDE ENVERISTO-EDVINISTE
Cfare prodhon biznesi i droges dhe i korrupsionit komunist pushtetar qe te fuse ne perdorim inteligjencen artificialr ne perdorim? Sepse le te dale nje agjensi investigative dhe te tregoje nje produkt industrial apo bujqesor patriotik shqyptar me TVSH te larte qe vetkupton perdorimin e inteligjeces artificiale qe eshte shitur me sukses ne tregun e lire nderkombetar?
SHQYPNIA SOT NE RILINDJEN ENVERISTE PRODHON VETEM DROGE DHE KRIM PARA TE PISTA QE SHPELAHEN NE NDERTIM DHE NUK ESHTE NE GJENDJE TE SHTESE KURGJE NE TREGUN NDERKOMBETAR ME TVSH TE LARTE, ASNJE GOZHDE PER TA NGULUR NE ZYREN E INJORANTIT EDI RAMA
Te gjitha te tjerat jane llogje mashtrimi per katunare dru me pre edhe nje gerdalle si KURUMI turk nuk ja arriti te mbijetoje ne kushtet e parajses energjetike qe i kishte siguruar alifmatraku pa shkolle gangsteri llafoqyls dhe megalloman enverist Edi Rama
Shume sakte intelektuali!
Inteligjenca artificiale nuk eshte gje tjeter vetem nje hap me lart se interneti dhe jo fundi I diturise njerezore.
Ne te gjitha superiore te shkences qendron faktori njeri qe nuk zvendesohet.
Inteligjenca artificiale nuk eshte truri I njeriut.
Sado probleme qe te ndihmon ne zgjidhje ,ne fund mbetet managers (person adapt per shkencen e programimeve) te kontrolloje rezultatin dhe te percaktoje programin e duhur.
Ah dakord me malin
Edi duhet te kuptosh dicka.
Pas mekatit qe beri Adami zoti I tha :Qe sot do te luftosh per te jetuar.
Tani hidhemi ne trajtim tjeter.
“Asgje nuk krijohet por transformohet nga nje lloj ne tjeter.”
Gjejeni ju kush e ka thene.
Pra kemi materializmin dialektit.
Gjerat egzistojne,njeriu I zbulon.
Greku I mencur tha : une di qe nuk di asgje.
Kjo do jete nje tendence qe do shtohet edhe
per hapjen e biznese te reja ne te ardhmen.
Nje biznesmen shqipetar i pregatitur do mund
te hape nje biznes me nje kapital me te vogel fillestar
sepse do perdore nje numur me te vogel punonjesish.
Diplomat fallco nuk te ndihmojne te arrish suksesin.
I shkreti Arben Tashko .Lum ti ne boten qe jeton.
Bisnesi fillon me nje arke banane ,me shitjen e 10 pale te mbathura ,3 unaza dy vathe…..
Keshtu e filluan dhe sot jane parallinj.
Deri ne sot o Arben Tashko nuk e ke idene se sa tregetare te thjeshte qe shkuan deri ne Kine dhe Saliu ia beri gropen ne hotel e bisnesme te hekurit I coi ne ate bote .Plot e plot pa fund qe asnje nga PS –ja nuk guxon te hape gojen.
Inteligjenca Artificiale do prodhoje Injorance totale,parazitizem dixhitale,Shterpesi mentale,.Uniforme Informacioni,Uniforme produktesh,Krize ekonomike. Do te coje ne kolaps Ekonomine Globale.
Do mbyllen Universitetet,.Do mbyllen Akademite,Qendrat shkencore,Edukata do merret Live ne Big Brother.
Cfare do te ndodhe ne te ardhmen me miletin kur te zevendesohen nga Intelijenca Artificiale???????????????
Do te prodhohen Idjote.
Idjote gazetare po prodhihen qe sot.
Gazeta Sot kishte botuar nje lajm,ku behej fjale per nje fatkeq,qe e kishte qelluar Cjapi ne koke dhe kishte perfunduar ne spital. Gazetarja qe botonte lajmin kishte marre ne Internet fotografine e nje Dashi dhe kishte ilustruar ngjarjen.
Nje gazetar i sotem nuk dallon Cjapin nga Dashi.
Mu kujtua rrefimi i Dritero Agollit per gazetaren e Zerit te popullit qe ra viktime e shpotive te Xhebro Gjikes dhe shkroi ne gazete,qe Kooperativa e Terbacit eshte prapa me planin ne pjelljen e Mushkave.