Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 5.4% vitin e kaluar, niveli më i lartë që prej 2016
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 5.4% vitin e kaluar, niveli më i lartë që prej 2016
AktualitetEkonomi

Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 5.4% vitin e kaluar, niveli më i lartë që prej 2016

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 5.4% vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat e raportuara në Autoritetin e Konunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nga operatorët e tregut, të ardhurat totale prekën vlerën e 38.2 miliardë lekëve ose 334 milionë eurove. Të ardhurat e operatorëve të komunikimeve elektronike u rritën për të dytin vit radhazi dhe arritën vlerën më të lartë që prej vitit 2016.

Edhe për vitin 2022, kontributin më të madh në rritjen e të ardhurave e dha segmenti i shërbimeve fikse të komunikimit, kryesisht të internetit dhe shërbimeve IPTV. Nga afërsisht dy miliardë lekë që ishte rritja e të ardhurave të tregut për vitin 2022, 53% e rritjes erdhi nga segmenti i shërbimeve fikse, ndërsa 47% nga ai i shërbimeve celulare.

Volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar arriti në 12.77 miliardë lekë, me një rritje prej 8.9% krahasuar me një vit më parë. Rreth 65% e të ardhurave të tregut të shërbimeve nga linjat fikse gjenerohen nga 7 operatorët kryesorë të tregut, ku kryeson Albtelecom 26%, i ndjekur nga Vodafone me 21%, ASC me 6%, Digicom me 5%, Abissnet me 4% dhe Nisatel me 3%.

- Publicitet -

Operatorët e tjerë, të marrë së bashku, vlerësohet se zotërojnë rreth 35% të të ardhurave të këtij tregu. Rritja e tregut të shërbimeve fikse reflekton sidomos zgjerimin e vazhdueshëm të tregut të shërbimit të internetit me brez të gjerë.

Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve në fund të vitit 2022 arriti në 582 mijë, në rritje me 8.5% krahasuar me një vit më parë. Ritmi i rritjes u përshpejtua nga niveli prej 5.4% që ishte shënuar në vitin 2021.

Në vitin 2022 katër nga pesë familje shqiptare kishin akses në internetin me linja fikse, çka, sipas AKEP, e vendos vendin tonë mbi mesataren e këtij treguesi për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

AKEP vlerëson se në vitin 2021 norma e penetrimit të aksesit broadband nga rrjete fikse ishte mbi 81% për familje, në rritje me 4 pikë përqindje krahasuar me 2021.

Tregu i shërbimeve celulare vazhdon të dominojë strukturën e të ardhurave të tregut, me më shumë se 66% të totalit.

Megjithatë, ritmet e rritjes së këtij tregu edhe për vitin 2022 rezultuan ndjeshëm më të ulëta krahasuar me tregun e shërbimeve fikse dhe pesha e këtij segmenti ndaj totalit të tregut është në rënie nga niveli prej 69% i një viti më parë.

Operatorët raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 25.4 miliardë lekë, në rritje me 3.7% krahasuar me një vit më parë.

Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, edhe përgjatë vitit 2022 operatori me pjesën e tregut më të madhe përsa i përket të ardhurave rezulton të jetë Vodafone Albania me rreth 52%, i ndjekur nga One Communications me 36% dhe Albtelecom me rreth 12%.

Që prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka dy operatorë celularë, pas bashkimit mes kompanive ONE dhe Albtelecom nën ombrellën e grupit hungarez 4iG.

Të dhënat e AKEP tregojnë se numri total i abonentëve celularë ose kartave SIM në fund të vitit 2022 arriti në rreth 3.7 milionë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri posedon rreth 1.35 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.21 karta SIM pёr banorё.

Ndërkohë, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё përdorura për të kryer komunikime elektronike gjatë tre muajve të fundit) arriti në rreth 2.8 milionë, në rritje vjetore me 5.6%.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?