Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka ndjekur nga afër hetimet në zonën e Freskut në Tiranë, aty ku ka ndodhur edhe shpërthimi me tritol.
Si pasojë e këtij shpërthimi për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, ndërsa brenda fasonerisë nuk kishte asnjë person në momentin e shpërthimit dhe se tritoli ishte vendosur me bodrumin e pallatit ku ishte fasoneria.
Fasoneria është në pronësi të shtetasit italian, Roberto Bingaido, ndërsa nga shpërthim është dëmtuar vetëm dera e jashtme e hekurit dhe janë thyer disa xhama.
m.b/dita
