Qytetarët e Shkodrës janë tronditur gjatë natës, si pasojë e një shpërthimi.
Policia sqaron se në derën e banesës private të një efektivi është vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
j.l./ dita