Nga Agron Sulshabanaj
Lexoj në titra që në mëngjes pa u zgjuar mirë: Vrasje e dyfishtë në Lezhë! Ngjarje shumë e rendë në Grykzezë me dy viktima babë e bir!
A mund të shmangen të tilla ngjarje kaq shokuese që po përsëriten? Krimet brenda familjes shoqërohen me pasoja të shtrira në kohë, por ato sigurisht që mund të shmangen, të minimizohen!
Sot çdo qytetar që lexon titrat në ekrane, tronditet dhe bën disa pyetje: A ndjejnë përgjegjësi për mosveprimet e tyre ata që duhet të garantojnë jetën, pronën, rendin, qetësinë e qytetarit që i paguan me taksat e tij?
Kur i shohim këto titra, dëshirojmë të jenë fake news. E nëse jo, i shpreh ngushellime familjes, por si qytetar kam këto pikëpyetje,
nëse motivi është siç shkruajnë mediat:
A kishte informacion policia lokale, veçanërisht personat që detyrë funksionale kanë menaxhimin e konflikteve të tilla të mprehta e që duhet të parandalojnë ngjarje kaq të rënda?
A bëhet analizë më pas pse ndodhi vrasja? A ishte një konflikt që ndiqej nga policia? Çfarë veprimesh janë bërë, a jane të dokumentuara?
Autori a është mbajtur nën mbikqyrje për shkak të konfliktit pas divorcit? A ka kërkuar ai mbështetje tek Përmbarimi Gjyqësor, tek Policia për të takuar fëmijet e tij?
Ka edhe veprime të tjera, në dukje të thjeshta, por që duan kohë, përkushtim, dëshirë e në fund të fundit, ti don detyra, puna që kryen! Qofsha i gabuar por nëse do ishin zgjidhur pikëpyetjet e mësipërme, sot babë e bir të kthyer nga Italia do ishin në plazh dhe ish-dhëndri tyre nuk do ishte në kërkim!
Ngjarje të tilla që kanë përballë mosveprimin në përmbyshjen e detyrës po na ndodhin shumë shpesh. Deri kur? Ku është ShKB-ja me emër te ri? Këtë nuk e themi që të ndëshkohen arbitrarisht punonjësit e ndershëm të policisë!
E themi që të minimizohen ngjarje të tilla kaq të rënda e me pasoja në vite!
Ish kolegë! Më të përgjegjshëm, më sensibel, më kreativ për ngjarje të tilla, sepse ata mund dhe duhet të parandalohen. Kjo është detyra juaj numër një: Parandalimi, mandej zbulimi dhe goditja!
Uroj të jetë fake news, nëse jo, duhet të zgjoheni, të vlerësoni e të menaxhoni konflikte të tilla që degradojnë kaq rëndë, siç kjo ngjarje që tronditi Lezhën dhe gjithë opinionin publik!
—–
Agron Sulshabanaj, kryekomisar, ish-drejtues policie.
Po kto jane pasojat e demokra-papergjegjshmerise nje popull skllav ska si te ket vityt jeten, vlera e jeteses cilsore, per te (POPULLIN) eshte shume e ulet ndoshta inekzistente gjith fokusi eshte te mbijetesa. SI MBIJETOHET.. duke ber skuthlliqe duke vrar e vjedhur pronen e tjetrit sipas rethanave duke u servilos ne te gjitha format e menyrat sepse eshte e vetmja rruge per mbijetes, ky popull eshte i lodhur dhe i deshperuar nuk ka force mendore dhe gjith egersin dhe mllefin e shfyn te njerzit qe ka reth vetes te me te dobtit te komshijt familjaret shoqeria aty ai ndihet zot per 5minuta pasi ka ber krimin pastaj iken te kerkoj ndonje guve ku mund te mcifet qe te jetoj prap ne mizerllekun e vet me shpresen se do ndihet me mire por dhe thashethemet qe do bejn dynjaja do ja ledhatojn idiotllikun sepse mendon do lakohet si trim, i shkathet, beri drejtsi e lloj lloj mendimi qe i vjen per lezet. Dhe kursesi nuk e con nepermend te hakmeret kundrejt atyre shkaktarve real te mizerrllekut te vet sepse e quan sakrifice te pa vlere sepse asnje nuk do i njof meritat dhe vazhdon telenovela e radhes me aktor:Sklleverit kunder Skelleverve me Regjizur Qeverin
Duhet me patjeter te riaktivizohen disa mekanizma baze te mireqeverrisjes popullore,qe kane egzistuar ne Diktature,por edhe ne Traditen Shqiptare. Sic jane Keshillat Popullore te Fshatrave dhe te Lagjeve ne qytet.
Keta nuk duan as rroge shteti,as buke,as uje.Zgjidhen pensioniste te nderuar nga populli i fshatit dhe blloqeve te banimit,qe i njeh gjithe Lagja.Te gjitha shqetesimet qe ka komuniteti i raportohen Operativit te Zones,ose direkt Drejtorit te Policise.E ka me lehte cdo qytetar qe te ankohet per cdo problem familjar,me komshiun ose me rrugacer,tek nje plak i nderuar me Lagje,se tek polici ose gjykatesi. Keshtu problemet nuk lihen te agravohen dhe te perfundojne ne krime. Policia merr informacion kush jane problematiket e lagjeve,,vjedhesit,drogaxhijt,kriminelet,,Ka plot pensioniste qe e bejne me deshire kete pune edhe pa pagese.Sa te rrijne gjithe diten tek stolat tavell domino,,e bejne nje pune dhe ndihen te vleresuar.
Keshilla popullore me emertime te tjera,si kryepleqesi,,ka pasur edhe ne kohe te Zogut edhe ne kohe te Turqise.
Përshëndetje shef.
Shpresoj që të ndihet zëri i juaj dhe gjithë të tjerëve që e keni provuar policimin. Veçanërisht shoqata e ish-punonjësve të policisë, por pa dallim bindjesh.
Për rastin tragjik të Lezhës mund të shtoja se nëse do bashkërendoheshin faktorët që rendit shkrimi, por edhe komentet krimi i dyfishtë do mund të parandalohej, nëse policia dhe struktura të tjera do të mbikqyrnin vrasësin, meqë ai sapo kish dalë nga burgu, i dënuar gjithashtu për krim. Për më tepër që paska patur edhe armë, me siguri pa leje. Këto janë detyrat numër një të policisë kriminale, djekja në rradhë të parl hap pas hapi e kontigjenteve të krimit, njerëzve problematikë si ata me çrregullime mendore, të alkolizuar apo përdorues droge (të gjithë këta të raportuar më herët si të tillë) dhe aq më shumë të liruarit nga burgu me precedentë penalë, të cilët specifikisht do duhej të zbuloheshin në luri, nëse ishin a jo posedues armësh zjarri. Nëse nuk bën këto policia kriminale, pra nuk mund të parandalojë sa më shumë të tilla ngjarje kriminale me pasoja tragjike, pse duhet?!
Keto gjera ndodhin edhe ne shtetet perendimore.
Me keto ngjarje behen libra dhe filma.
Pse nuk shkruan nje roman per keto ngjarje madheshtore Ismail Kadare?
Rush ,mos na caj bythen.Behen ne Amerike por mos haro qe jane 365 milion njerez dhe 75% jane psikopate.Ne se ne 75% jemi psikopate (keshtu ardhi kohe,qe asnje nuk e do)do te ndodhin .Uroj te mos jete ne koken e familjes time e tenden.
Jane per negativitet.
Autor i nderuar, per cfare policie po flisni dhe kujt i moralizoni!?! A e kuptoni se -thuajse- gjithshka ka mbaruar! Degjo kete histori, qe ma ka treguar nje protagonist i saj. Vjet (2021) ne korrik behej nje dasem ne Vore. Organizuesi i dasmes ishte biri i ketij Kastratit te naftes e tani edhe linjave te aeroplanve. Nga muzika e larte deri ne oret e pasmesnates njerezit lajmeruan policine per zhurmen. Vjen nje veture e policise me dy police. Keta, sa marrin vesh kush eshte organizatori, zbythen mbrapsh e ikin pa gjysem fjale. Zhurma e muzikes vazhdoi keshtu deri ne mengjes! Cfar do me!?! Apo do dhe te tjera per Kastratin (atin), se si e ka Ramen ne xhepin e vogel!? Apo do te te kujtoj se edhe media shqiptare sa vjen e po e mbyll gojen!? A nuk po e shikon se shout kane mbushur ekranet televizive dhe te internetit!? A nuk po e shikon se edhe politika eshte kthyer ne nje shou!? Dhe demokracia -po te flas tani me gojen e Arjan Canit- eshte nje alibi! Kur vete ky njeri i shtylles se katert mbrojtese te drejtesise dhe demokracise thote se demokracia eshte nje alibi, (dhe ai vete eshte promovuesi me i pare i kesaj, teksa i mbyllte gojen me shenja te ftuarit te perhershem te tij, Arjan Currit, kur ky donte te bente me emra te ditur persona civile e juridike te kriminalizuar), packa se me justifikimin nga frika e gjobave (AMA, etj.)! Apo don te te kujtoj gezimin dhe fluturimin e papermbajtshem te ambasadores amerikane, znj. J. Kim, kur Rama u lwshoi firmen investitorve amerikane per hidrocentralin e Skavices, gje qe tregon luften e vertete per demokraci ne Shq. te amerikanve! Cfare shkruani zoteri? Shkruani sikur ne Shq. shteti, drejtesia, demokracia, humanizmi, solidariteti jane ne rregull, e tani ka ngelur vetem pak gje ne radhet e policise te rregullohet! A nuk e kuptoni, nuk e dalloni se gjithshka po kthehet ne nje shou?! Po vdes gjithshka, pervec individualizmit, egos personale dhe pasurise familjare?! Ajd, naten e mire, po te jete dite, e diten e mire, po te jete nate!
Nje shqetesimin i drejte, por duhet te kujtojme qe njerezit e ndershem ne Shqiperi ne cdo institucion sot jane te hedhur ne rruge, te kercenuar ose nuk u lejohet te kryejne as detyren funksionale. Ajo qe kerkohet sot ne administrate eshte temena per qeverine, deputetet e njesive bashkiake. Nese shohim listen e deputeteve ne parlamentin shqiptar sot eshte nje turp i pamase. Deputete qe vijne nga bota e krimit, korrupsionit, shkaterrimit te vlerave morale, edukative dhe njerezore. A mundet policia e kam fjalen per ate pjese te ndergjegjshme te saj te kryej detyren, kur ne krye te saj jane drejtues te perfshire ne boten e krimit?