Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump: Anulova valën e dytë të sulmit ndaj Venezuelës, po lirojnë të burgosurit politikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump: Anulova valën e dytë të sulmit ndaj Venezuelës, po lirojnë të burgosurit politikë
BoteLajmi i fundit

Trump: Anulova valën e dytë të sulmit ndaj Venezuelës, po lirojnë të burgosurit politikë

Published: January 9, 2026
Shpërndaje

Donald Trump ka njoftuar përmes platformës “Truth Social” vendimin e tij për të anuluar valën e dytë të sulmeve ndaj Venezuelës, e cila, sipas tij, ishte planifikuar të zhvillohej.

Duke shpjeguar arsyet e këtij vendimi, presidenti i SHBA-ve shkroi në postimin e tij se “Venezuela po liron një numër të madh të burgosurish politikë, si shenjë e ‘kërkimit të paqes’”.

Megjithatë, sipas Trump, anijet luftarake amerikane do të mbeten në rajon “për arsye sigurie”.

- Publicitet -

Ai përsëriti gjithashtu se “të paktën 100 miliardë dollarë do të investohen nga kompanitë e mëdha të naftës, me të cilat do të takohem sot në Shtëpinë e Bardhë”.

Vendimi i Trump vjen pas lirimit të dy figurave të rëndësishme të opozitës venezueliane. Sipas organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Foro Penal, bëhet fjalë për 62-vjeçarin Enrique Márquez, i cili kishte mbështetur kandidatin e opozitës Edmundo González si fitues të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, si dhe për Biagio Pilieri, lider partie opozitare dhe deputet, i njohur për kritikat e tij ndaj qeverisë.

Postimi i plotë i Donald Trump për Venezuelën

Venezuela po liron një numër të madh të burgosurish politikë si shenjë e ‘kërkimit të paqes’. Kjo është një lëvizje shumë e rëndësishme dhe e zgjuar.

Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela po bashkëpunojnë mirë, veçanërisht në lidhje me rindërtimin, në një formë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne, të infrastrukturës së naftës dhe gazit.

Për shkak të këtij bashkëpunimi, anulova valën e dytë të sulmeve që ishte planifikuar, e cila duket se nuk do të jetë e nevojshme. Megjithatë, të gjitha anijet do të mbeten në pozicionet e tyre për arsye sigurie.

Të paktën 100 miliardë dollarë do të investohen nga kompanitë e mëdha të naftës, me të cilat do të takohem sot në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

trump-truith

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Detari says:
    January 9, 2026 at 11:15 am

    Anullimi ta beri kongresi o hajdut mashtrus

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë
  • Partia “Protesta”
  • SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
  • Pse reforma e pensioneve do jetë e dhimbshme
  • “250 euro në muaj që të mos iu heq nga puna” (!) Thellohet skandali i Postës së Durrësit

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  2. Anonymous on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  3. Protestusi on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  4. K R on VIDEO: “Hajdut, opozitë e shitur, Berisha në burg”, protestuesit rrethojnë deputetin e PD-së
  5. K R on Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?