Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump bojkoton takimin e kandidatëve republikanë për presidencialet 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump bojkoton takimin e kandidatëve republikanë për presidencialet 2024
AktualitetBote

Trump bojkoton takimin e kandidatëve republikanë për presidencialet 2024

Published: June 4, 2023
Shpërndaje

Qindra njerëz u mblodhën në Ajova për të dëgjuar kandidatët kryesorë që synojnë të fitojnë garën brenda partisë Republikane për të qenë kandidatura zyrtare për president. Kandidatët republikanë synojnë të zgjerojnë bazën e mbështetësve të tyre duke fituar votat e banorëve në këtë shtet, ku zakonisht zhvillohen beteja të forta elektorale. Sidoqoftë, në këtë aktivitet u ndje mungesa e kandidatit kryesor republikan, ish-Presidentit Donald Trump.

Pothuajse të gjithë kandidatët republikanë që shpresojnë të kandidojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 u gjendën të shtunën në Ajova për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Senatorja Joni Ernst. “Rruga drejt zgjedhjeve të vitit 2024 kalon nëpërmjet Ajovas”, tha senatorja republikane.

I pari nga kandidatët foli kolegu senator nga Karolina e Jugut, Tim, Scott. “Ka ardhur koha që të kemi një president që jo vetëm beson tek Amerika, por që edhe ka përjetuar ëndrrën amerikane”, tha Senatori Scott. Presidentin Biden e kritikoi edhe ish-Guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson. “Po kandidoj për president për shkak se politikat e Joe Biden-it janë drejtimi i gabuar për Amerikën”, tha zoti Hutchinson.

- Publicitet -

Guvernatori, Ron DeSantis, vuri në dukje arritjet e tij në Florida. “Në Florida ne zgjodhëm faktet mbi frikën, zgjodhëm arsimin mbi indoktrinimin, zgjodhëm ligjin dhe rendin mbi trazirat”, tha ai. Edhe ish-Guvernatorja Nikki Haley gjithashtu ngriti çështjet sociale gjatë fjalimit të saj. “Ideja se kemi djem që luajnë në ekipet sportive të vajzave është problemi më i madh për të drejtat e grave në kohërat tona”, tha zonja Haley.

Ish-Presidenti Trump, i cili vazhdon të kryesojë në anketime, mungoi dukshëm në këtë aktivitet. Megjithatë, aty ishte i pranishëm ish-Nënpresidenti Mike Pence, i cili pritet të njoftojë kandidimin javën e ardhshme, ndërsa mundohet të distancohet nga ish-eprori i tij. “Duhet t’u rezistojmë politikave të personalitetit dhe joshjes nga populizmi, për të mbajtur më shumë parimet konservatore që u qëndrojnë kohërave”, tha zoti Pence. Raundi i parë i votimeve paraprake të Partisë Republikane do të mbahet pikërisht në Ajova, në fillimet e vitit 2024.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hija e shtetit policor
  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”

Komentet e Fundit

  1. Eva on Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  2. Vlora 97 on Migena Aleksi: Një buxhet më i madh shtetëror, a përkthehet automatikisht në një mirëqenie më të lartë për çdo qytetar?
  3. Ahmet on Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  4. K R on Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  5. K R on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?