Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump dhe Xi rreth dy orë takim, shefi i Shtëpisë së Bardhë: Kemi një marrëveshje, në prill shkoj në Kinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump dhe Xi rreth dy orë takim, shefi i Shtëpisë së Bardhë: Kemi një marrëveshje, në prill shkoj në Kinë
BoteLajmi i fundit

Trump dhe Xi rreth dy orë takim, shefi i Shtëpisë së Bardhë: Kemi një marrëveshje, në prill shkoj në Kinë

Published: October 30, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri i Kinës, Xi Jinping, zhvilluan bisedime në Korenë e Jugut, ku folën për luftën në Ukrainë dhe u pajtuan t’i ulin tensionet e larta tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit. Duke folur në bordin e Air Force One pas takimit të 30 tetorit, Trumpi tha se pati “takim të mrekullueshëm”

Udhëheqësit e SHBA dhe Kinës dolën së bashku mes buzëqeshjeve dhe shtrëngimeve të duarve, në dukje pa tension. Ata nuk lëshuan një deklaratë të përbashkët, por për presidentin e SHBA-së, takimi ishte një sukses i madh.

Ai tha se kanë arritur një marrëveshje, që mund të nënshkruhet së shpejti.

- Publicitet -

“Kemi një marrëveshje. Do ta rinegociojmë çdo vit, por mendoj se do të zgjasë shumë gjatë”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One në Busan të Koresë së Jugut, duke shtuar se marrëveshja tregtare mbulon thuajse gjithçka, duke përfshirë, metalet e rralla, tregtinë e sojës dhe tarifat doganore të fentanilit.

Në frontin tregtar, Trump njoftoi një ulje të tarifave për mallrat kineze nga 57% në 47% dhe të tarifave për fentanilin nga 20% në 10%, në këmbim të angazhimit të presidentit kinez për të bashkëpunuar në ndalimin e trafikimit të këtij narkotiku, i cili vazhdon të marrë viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi gjithashtu se blerjet e sojës amerikane nga Kina do të fillojnë “menjëherë”.

Trump konfirmoi gjithashtu se do të vizitojë Kinën në prill, ndërsa Xi Jinping do t’ia kthejë vizitën më vonë. Më pas ai siguroi se SHBA-të dhe Kina do të punojnë së bashku për luftën në Ukrainë, ndërsa çështja e ndjeshme e Tajvanit, sqaroi ai, nuk u diskutua.

Folën gjithashtu për eksportin e çipave amerikanë në Kinë, të cilin SHBA-të e kishin bllokuar, “por jo çipi i inteligjencës artificiale Blackwell” (i konsideruar si i përparuar) i prodhuar nga Nvidia.

Presidenti amerikan e cilësoi takimin me homologun kinez si një “Një sukses i madh, në një shkallë nga 1 deri në 10, takimi me Xi ishte një 12”.

Xi Jinping vlerësoi përpjekjet e Trump për paqe në Gaza dhe argumentoi se SHBA-të dhe Kina duhet të jenë “partnerë dhe miq”, edhe nëse “nuk bien gjithmonë dakord”. Pavarësisht dallimeve të tyre, ai sugjeroi që të dy udhëheqësit duhet të “qëndrojnë në kursin e duhur dhe të sigurojnë lundrimin e qëndrueshëm të anijes gjigante të marrëdhënieve Kinë-SHBA”.

“Unë gjithmonë besoj se zhvillimi i Kinës shkon krah për krah me vizionin tuaj për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, shtoi ai, duke riafirmuar dëshirën e tij për të stabilizuar marrëdhëniet.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?