Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump do emërojë në krye të Departamentit të Tregtisë, miliarderin Howard Lutnick. Historia si shpëtoi në 11 shtator, iu vranë 658 punonjës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump do emërojë në krye të Departamentit të Tregtisë, miliarderin Howard Lutnick. Historia si shpëtoi në 11 shtator, iu vranë 658 punonjës
BoteLajmi i fundit

Trump do emërojë në krye të Departamentit të Tregtisë, miliarderin Howard Lutnick. Historia si shpëtoi në 11 shtator, iu vranë 658 punonjës

Published: November 20, 2024
Shpërndaje

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka në plan të emërojë financierin e njohur nga “Wall Street”, Howard Lutnick, në krye të Departamentit të Tregtisë, njoftoi zoti Trump të martën.

Miliarderi 63-vjeçar ka qenë bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur, duke ndihmuar në shqyrtimin dhe verifikimin e shumë kandidatëve për poste kyçe në kabinetin e ri të Presidentit Trump, i cili merr detyrën më 20 janar. Zoti Lutnick ka qenë një mbështetës i hapur i republikanit Trump gjatë muajve të fundit.

Ka patur njoftime se Howard Lutnick, drejtues i firmës globale për shërbime financiare, “Cantor Fitzgerald” ishte në garë për të marrë postin e Sekretarit të Thesarit, një tjetër detyrë e lartë që zoti Trump duhet të plotësojë në kabinetin e tij. Por njerëz të afërt me zotin Trump thonë se zoti Lutnick u anashkalua për postin në fjalë mes konflikteve me një tjetër kandidat kryesor, investorin Scott Bessent.

- Publicitet -

Nëse emërohet për t’u bërë sekretar i tregtisë dhe konfirmohet nga Senati, siç ka të ngjarë, zoti Lutnick mund të luajë një rol vendimtar në zbatimin e politikave ekonomike dhe tregtare të presidentit.

Zoti Trump ka propozuar rritjen e tarifave për mallrat e importuara, një përpjekje për të nxitur prodhimin brenda vendit të të njëjtave produkte, por që në një afat të afërt kërcënon të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë dhe të çrregulloj ekonominë globale.

Departamenti i Tregtisë mbikëqyr një sërë politikash federale për bizneset, përfshirë gjysmëpërçuesit, sigurinë kibernetike dhe patentat, si dhe ndihmon në nxitjen e bizneseve të reja dhe rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë.

Në të kaluarën, zoti Lutnick ka dhuruar para si për demokratët ashtu edhe për republikanët. Ai gjithashtu mori pjesë një herë në emisionin e realitetit televiziv të zotit Trump “The Apprentice” në rrjetin NBC përpara se zoti Trump të zgjidhej president në vitin 2016.

Firma “Cantor Fitzgerald”, që drejtohet nga zoti Lutnick, humbi 658 nga 960 punonjësit e saj, më shumë se çdo biznes tjetër, gjatë sulmit terrorist të al-Kaidës më 11 shtator 2001 ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. 46 kontraktorë dhe vizitorë të tjerë që ishin në zyrat e firmës “Cantor Fitzgerald” atë ditë u vranë kur kullat u shembën. Vëllai i zotit Lutnick, Gary, ishte në mesin e të vrarëve.

Vetë zoti Howard Lutnick do të kishte qenë në zyrë, por po dërgonte djalin në ditën e parë të kopshtit. Ai u kthye në vendngjarje dhe shpëtoi nga shembja e Kullës Jugore duke u fshehur pas një makine të parkuar aty pranë. Më vonë ai krijoi një fond për të ndihmuar familjet e viktimave të sulmeve dhe fatkeqësive natyrore.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Phoenix says:
    November 20, 2024 at 9:27 am

    I cuditshem eshte fakti, qe ne 11-Shtator nuk kishte kembe Hebreu te kullat binjake.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    November 20, 2024 at 10:38 am

    Nga e di ti Phoenix? Ishe gjë aty? Ke analizuar gjë listën e emrave të të vrarëve?

    Vetë ky Lutnick është hebre. Vëllai i tij vdiq te Kullat Binjake në 11 Shtator. Apo ky është hebre, por vëllai nuk ishte?

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    November 20, 2024 at 11:09 am

    Interesant, si nuk emeroi Trump ne administraten e tij te re ate “Aktivisten” Evi KokaKaren qe hiqej si Trumpistja me e thekur e bregut Lindor e Perendimor ne USA!

    Reply
  • Phoenix says:
    November 20, 2024 at 11:25 am

    Shoku Moisi, po ti nga e di qe i eshte vrare i vellai. Ke qene aty apo ke pare listat e te vrareve? Ky ishte informuar qe mos te shkonte ate dite dhe mendon ti se nuk do te lajmeronte te vellain? Eshte e qarte qe genjen, e genjen si derri. Keta e kane ne gen genjeshtren, mashtrimin dhe manipulimin. Ky ka financuar dhe ca para per ta bere te besueshme kete histori. Si psh ta fusii te wikipedia dhe ne ca platforma te tjera. Nuk ka asnje reference per vellain e tij, as emer asgje. Neqoftese ky ka vertete nje vella,, kuptohet. Do me dhjetra libra qe te tregosh mashtrimin dhe manipulimin e sulmeve ne Amerike, te cilat u organizuan ne fakt mga Pentagoni, CIA dhe Mossadi.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 20, 2024 at 11:35 am

    Trump po e mbush administraten e ardhshme me Cifute. 95% te emerimeve. Cifutet ne Amerike perbejne vetem 1.7% te Popullsise. Kjo tregon qarte se per ke punon Trump. E sigurta eshte, qe ai nuk punon per Ameriken.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    November 20, 2024 at 1:56 pm

    Ok, ok, Phoenix. As 11 Shtatori s’ka ndodhur, as aeroplanë që goditën kullat s’ka pasur.

    Madje, madje, as kulla binjake s’ka pasur ndonjëherë. Janë ca video që kanë manipuluar mendjet e njerëzve sikur gjoja paskan ekzistuar kullat binjake.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 20, 2024 at 2:45 pm

    Shoku Moisi, c’fare them une e ku e con muhabetin ti. Ke kete tabjatin e dhier, qe kur nuk ke argumenta, fillon e godet poshte rripit. Tipike e nje Aparatciku Komunist.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    November 20, 2024 at 7:35 pm

    Po pra, argumentat i solle ti me zero çifutë të vrarë në sulmet e 11 Shtatorit.

    Doemos, provat nga videot e Youtube do i kesh. E kush mund të kundërshtojë të tilla argumente?

    Reply
  • mali says:
    November 20, 2024 at 7:43 pm

    Po 11 shtatori kur do te ndodhe ne shqiperi qe te zhduke kete fare komuniste?

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    November 20, 2024 at 9:14 pm

    Ja edhe Mali gomari, pas 34 vjetësh flet akoma për komunistë.

    Sipas rradakes së tij, 11 Shtatori në Amerikë vrau vetëm një lloj njerëzish, në varësi të bindjeve politike. Dhe me këto standarte, Mali gomari do që ta sjellë edhe në Shqipëri. Trubosh fare, vk.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?