Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump zgjedh ‘këshilltarin’ e Ramës si udhëheqës për Gazën pas luftës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump zgjedh ‘këshilltarin’ e Ramës si udhëheqës për Gazën pas luftës
AktualitetBote

Trump zgjedh ‘këshilltarin’ e Ramës si udhëheqës për Gazën pas luftës

Published: September 25, 2025
Shpërndaje

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, për të drejtuar administratën e përkohshme që do të qeverisë Rripin e Gazës pasi të përfundojë lufta.

Sipas gazetës izraelite, “Times of Israel”, presidenti amerikan ka autorizuar Blair-in të mblidhte palët e interesuara rajonale dhe ndërkombëtare rreth propozimit të ish-kryeministrit britanik për të krijuar një organ kalimtar pas luftës për të qeverisur Rripin e Gazës.

Ende nuk ka detaje se si do të veprohet dhe se cilat do të jenë përgjegjësit e kabinetit qeverisë të përkohshëm, i cili do të qeveriset nga Blair.

- Publicitet -

Megjithatë vlen të theksohet se ky lajm del vetëm pak orë pasi Trump deklaroi në një takim me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, se SHBA-ja është shumë pranë negocimit të një marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit.

“Patëm një takim të shkëlqyer ditën tjetër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, siç e dini, dhe mendoj se jemi, mendoj se jemi afër arritjes së një lloj marrëveshjeje. Po, ne duam, duam t’i kthejmë pengjet. Duhet t’i kthejmë pengjet. U takova me Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe. U takuam me Jordaninë. Patëm një takim vërtet të shkëlqyer. Mendoj se shumë gjëra u përcaktuan në atë takim”, tha Trump pak orë më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Aktualisht nuk ka asnjë detaj lidhur me planin e paqes të paraqitur nga Trump, por po flitet për një pakt që përmban 21-pika të cilat adresojnë problematikat kryesore.

Ditën e djeshme, i dërguari amerikan, Steve Witkoff konfirmoi se Presidenti i SHBA-së. Donald Trump u ka paraqitur një plan vendeve të rajonit.

“Ne paraqitëm atë që e quajmë plani 21-pikësh i Trump për paqen në Lindjen e Mesme dhe Gaza”, tha Witkoff.

Sipas mediave izraelite, administrata Trump shpreson që ky kuadër do të mobilizojë shtetet arabe për të derdhur para në Rripin e shkatërruar nga lufta dhe për të rindërtuar infrastrukturën e tij civile. Trump do të takohet me Benjamin Netanyahu në Uashington të hënën, ku dhe pritet të flitet për planin 21-pikësh.

Më herët këtë javë, një zyrtar i lartë izraelit i tha gazetës The Times of Israel se administrata Trump e kishte paralajmëruar privatisht Izraelin kundër aneksimit të Bregut Perëndimor në përgjigje të njohjes perëndimore të një shteti palestinez.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Propaganda dhe realiteti says:
    September 25, 2025 at 10:35 pm

    Ja prova e dështimit të radhës të Alfred Cakos, që thoshte se Trump do luftojë Sorosin dhe njerëzit e tij. Por Trump është thjesht biznesmen , dhe shtetin e sheh si administrim biznesi e jo administrim publik. Pyetja është : A është serioz Trump në luftën e tij kundër Sorosit? Apo ëahtë teatër? Tony Blair thonë që është majtist dhe dora e Sorosit. Pra del që nuk ka dy Amerika. Ka vetëm një Amerikë (SHBA) që drejtohet nga një grusht njerëzish (kryesisht izraelit) në prapaskenë, kurse Trump dhe Soros janë kukullat e tyre , dy anët e një njëjtës monedhë, që luajnë rolin e policit të mirë dhe të keq. A e ndaloi dot Trumpi luftën në Ukrainë? JO. E KA MENDJEN VETËM PËR PAZARE MES SHTETESH DHE Presione për MARRËVESHJE TAKSASH. Kjo e ka furur botën në kaos. Dakord që taksat janë lufta më e madhe e një perandori por bota ngeli nga lufta në luftë. Si mund të pretendosh se do paqe në Ukrainë dhe mbështet luftën izraelite në Gaza? Ndërkohë atje janë vrarë fëmijë dhe ka plasur uria. Politikanët rrinë e shohin dhe krihen me imazhe ai sikur në Gaza do bëhet rezort turistik.

    Reply
  • Igor says:
    September 26, 2025 at 5:21 am

    E mjera Shqiperi Hajdutet keshillohen nga nji hajdute Britanik a nuk paska bura ne shqiperi per ate post po na u desht nje i fares anti Shqipetare sic ishte Curcili kasapi i kombit tone,pse zgjidhet nga Trumpi per ta shitur Gazen pra te mjeret popull i Gazes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?