Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Trump i quajti ndryshimet klimatike mashtrim”, COP30, SHBA nuk dërgon asnjë zyrtar të nivelit të lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Trump i quajti ndryshimet klimatike mashtrim”, COP30, SHBA nuk dërgon asnjë zyrtar të nivelit të lartë
AktualitetBote

“Trump i quajti ndryshimet klimatike mashtrim”, COP30, SHBA nuk dërgon asnjë zyrtar të nivelit të lartë

Published: November 4, 2025
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara Amerikës nuk do të marrin pjesë të përfaqësuar nga zyrtarë të lartë në Konferencën e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) që zhvillohet këtë muaj në Belem të Brazilit, njoftoi Shtëpia e Bardhë. do të mblidhet, Brazil, më 10 nëntor.

Ky vendimi vjen në një kohë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet ta tërheqë në fund të vitit vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe ndjek politika që mbështesin lëndët djegëse fosile.

“SHBA-të nuk do të dërgojnë asnjë përfaqësues të nivelit të lartë në COP30”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP.

- Publicitet -

Zyrtari tha se Trumpi i ka bërë të qarta tashmë pikëpamjet e administratës së tij mbi veprimet shumëpalëshe për klimën në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë këtij takimi zhvilluar muajin e kaluar Trumpi e quajti ndryshimin e klimës “mashtrimin më të madh” në botë dhe qortoi vendet për ndjekjen e politikave klimatike, të cilas sipas tij u kanë kushtuar atyre dëme për të ardhmen.

“Presidenti po angazhohet drejtpërdrejt me udhëheqësit në mbarë botën për çështjet e energjisë, gjë që mund ta shihni nga marrëveshjet historike tregtare dhe marrëveshjet e paqes, të cilat të gjitha kanë një fokus të rëndësishëm në partneritetet e energjisë”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë për agjencitë e lajmeve.

Trumpi vazhdon me politikat kundër klimës

Që në ditën e tij të parë në detyrë Trumpi njoftoi planet për tërheqjen për herë të dytë të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën duke e quajtur atë “të njëanshme” dhe duke thënë se do t’u jepte përparësi interesave ekonomike të SHBA-së kundrejt reduktimit të emetimeve globale. Tërheqja pritet të hyjë në fuqi në janar 2026.

Trumpi nënshkroi edhe urdhra ekzekutivë për të rritur prodhimin e lëndëve djegëse fosile, dhe madje shpalli edhe gjendjen e një “emergjence kombëtare energjetike” për të shtuar lejet për shpime dhe për të zgjeruar nxjerrjen e naftës, gazit dhe qymyrit në tokat federale.

Në fillim të këtij viti SHBA-ja ushtroi presion mbi vendet që po negociojnë për një traktat mbarëbotëror për të ulur ndotjen nga plastika, në mënyrë që ato të mos mbështesin një marrëveshje që do të vendoste kufizime në prodhimin e plastikës.

Politikat e Trump-it po i shfuqizojnë rregulloret e periudhës së Biden-it, siç janë kufizimet e emetimeve të metanit gjatë procesit për nxjerrjen e naftës dhe të gazit për të hequr “barrat e panevojshme” mbi industrinë e karburanteve fosile.

Duke ulur premtimet për financimin e projekteve për klimën dhe duke promovuar eksportet si p.sh. gazi natyror i lëngshëm (LNG), këto veprime janë kritikuar si minuese të përpjekjeve mbarëbotërore për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 13 shtator 2026
  • “Hajdute!”/ Protestuesit ndjekin Ballukun drejt makinës
  • Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  • Protesta kundër Muzeut Hebraik u maskua pas “Klubit Labëria”
  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë

Komentet e Fundit

  1. demo on Qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  2. demo on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  3. labi on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  4. demo on Iluzioni i shtetëzimit
  5. 5EMIGRANTI NE USA on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?