Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se pas përballjes me Iran, vendi tjetër që mund të përballet me presion të fortë amerikan është Kuba.
Në një intervistë për Politico, ai parashikoi rënien e regjimit kuban dhe theksoi se politikat e administratës së tij kanë rritur presionin ekonomik ndaj ishullit.
Trump hodhi poshtë shqetësimet për ndikimin e luftës me Iranin në ekonominë amerikane dhe në çmimet e karburantit, duke pretenduar se operacioni ushtarak gëzon mbështetje nga votuesit amerikanë. Megjithatë, disa sondazhe publike tregojnë se opinioni publik mbetet i ndarë për këtë konflikt.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara po luanin një rol në rënien e qeverisë kubane, Trump u përgjigj: “Epo, çfarë mendoni? Për 50 vjet, kjo është qershia mbi tortë. Venezuela po ecën në mënyrë fantastike. Delcy Rodríguez po bën një punë fantastike. Marrëdhënia me ta është e mrekullueshme.”
Trump konfirmoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me udhëheqjen komuniste të Kubës. “Ata kanë nevojë për ndihmë. Ne po flasim me Kubën”, tha Trump.
Ai sugjeroi se përkeqësimi i situatës së ishullit është pjesërisht rezultat i presionit të SHBA-së, duke përfshirë ndërprerjen e furnizimeve me naftë venezueliane që dikur mbanin Havanën.
“Epo, është për shkak të ndërhyrjes sime, ndërhyrjes që po ndodh. Natyrisht, përndryshe ata nuk do ta kishin këtë problem. Ne premë të gjithë naftën, të gjitha paratë, gjithçka që vinte nga Venezuela, e cila ishte burimi i vetëm. Sa kohë keni dëgjuar për Kubën, për 50 vjet?. Dhe kjo është një nga më të voglat për mua”, tha Trump.
j.l./ dita

Fashist
Vrases femijesh
Bashk me ate kriminelin Netanjahu
Mallkuar qofshi
Vazhdo me luftra deri sa te dal shpirti e mos denohesh per nje mal me krime qe ke.
“ te takon çmimi paqes”
Sa me fat jan keta trumpistat
Kudo ku çojne demokracinë… del naftë
Po pse keta jan regjime dhe qeveria jote s eshte o zotni Donald
Ndaj dhe i kam dhuruar ate Sazan familjes ketij bastardi, ndaj dhe po i them Derrit-Daje e po brohoras per c’do pordhe te tij…Se mos e vazhdon me tej ate liste Regjimesh edhe ketej nga anet tona.
Nje skizofren si ky Trampi duhet ndaluar,po e con boten ne nje lufte te trete. Askush nuk flet per shkaterrimet dhe mijere te vrare nga mania e tij prej gjakatari.
na Tramp:Mbaj doren..jo per gje po duket se Harrove Cmimin Nobel per Paqen..dhe more Cmimin e KRIMINELIT..
Vjen gopi sateme pas dy vjetesh, kur jane zgjedhjet. Shkuat ne Irak, ne Afganistan, ne Libi cfare late pas vecse rremuje. Cfare doni te behet Kuba si Haiti demokraci lesh pershesh. Nje gje ke pozitive e thua troc dua nafte, dua mineralet, jo si parardhesit e tu qe medemek do shperndanin demokraci ne shpellat e Afganistanit.
Nuk priten pirranjat e ngrite cmimin e gazit,. Skemi as fuqi te levizim ne keme se po plakemi.
Trump e ka thene troç, nuk me intereson se jane monizem apo demokraci, un dua qe te jene pro amerikan ose shqip te bejne ç’do Amerika !