Presidenti amerikan, Donald Trump tha se lufta me Iranin, që ka nisur mbi gjashtë muaj më parë, do të përfundojë “menjëherë” pas zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në nëntor në Shtetet e Bashkuara.
“Mendoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve sepse Irani nuk mund të rezistojë më”, u tha Trump gazetarëve më 9 shtator.
Ai e akuzoi Teheranin se është “i dëshpëruar për të ndikuar” në zgjedhje. Lufta me Iranin pritet të jetë një çështje e rëndësishme në zgjedhje. Konflikti është jopopullor për shumë amerikanë, ndërkaq rritja e çmimeve të karburanteve, që lidhet me luftën, po po shton presionet ekonomike me të cilat përballen votuesit.
Në deklarimin e tij për gazetarët, Trump tha gjithashtu se SHBA-ja nuk po kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, megjithëse shtoi se mund të zhvillohen negociata. Në qershor, Teherani dhe Uashingtoni nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synonte t’i jepte fund armiqësive, por marrëveshja dështoi.
Javët e fundit, palët janë përfshirë në sulme reciproke, për të cilat vëzhguesit thonë se mund të rrezikojnë që ta përshkallëzojnë konfliktin dhe konflikti të kthehet në një luftë në shkallë të plotë.
j.l./ dita

Ky debil ka thne nja 10 here qe e shkaterrova Iranin
Ka thone shume gjera deri tani. Sic eshte dhe ne bibel matini nga ajo se cfare bejne dhe jo se cfare thone.
Mbasi rreshtoj në shtëpin e bardhë kryeministra e presidentë të sojit mender bythëlëpirës si Edi Rama dhe Vjosa Osmani dhe u bëri apelin në mënyrë poshtëruse si nxënës shkolle emër për emër duke u bër edhe një biografi të shkurtër
i detyroj të firmosnin një cop letre që nuk dihet ku është tani dhe çfarë vlere ka që ai e quajti bordin e tij të paqes të nesërmen ai
……o zot ruaji mëndjen jo vetëm presidentit Tramp por edhe njerëzve që i besojn atij…….
si drejtuesi i bordit të paqes i shpalli luftë Iranit bashk me haleatin e tij, çifutin Netanjahu që si zoti Trap po jep kontribut për paqen në botë, vetëm në Gaza të kthyer në gërmadha si Stalingradi dikur nga Hitleri ka vrar 60 000 burra, gra madje nga këta edhe 10 000 fëmijë.
Mir Edi Rama dhe Sali Berisha janë gati për hallet e tyre ti puthin dhe prapanicën zotit Tramp po populli amerikan nuk e kupton që duhet të jesh i papërgjgjshëm që mbasi krijon bordin e paqes i shpall luftë Iranit për ta kthyer atë dhe popullin iranian (edhe Hitlerit nuk i ka vajtur kjo ide në mëndje) në epokën e guri me Vermahtin e pathyeshëm të tij. A vërtet amerikanët janë të gatshëm për një Vietnam të dytë ku u kthyen në kërma rreth 60 000 amerikan..
Vërtet populli amerikan dhe të gjithë botës do të pranojnë që aventurierë si presidenti Trap ta çojnë bashkë me insanët e sojit të tij si Putin e Xi njerzimin në luftën e tretë dhe të fundit botërore mbas të cilës planeti Tokë do të kthehet i kuq si planeti Mars?