Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv që hap rrugën për përcaktimin e Vëllazërisë Myslimane si Organizatë Terroriste e Huaj (FTO) dhe Organizatë Globale Terroriste e Caktuar Posaçërisht (SDGT).
Sipas urdhrit, Sekretarët e Shtetit dhe të Thesarit duhet të përgatisin një raport të detajuar mbi degët e organizatës në Liban, Egjipt dhe Jordani, për të vlerësuar nëse ato plotësojnë kriteret për shpalljen si grupime terroriste.
Pas paraqitjes së raportit, institucionet përkatëse kanë 45 ditë kohë për të ndërmarrë hapat zyrtarë të përcaktimit, në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e inteligjencës.
Shtëpia e Bardhë deklaron se synimi i këtij procesi është dobësimi i aftësive operacionale të bashkëpunëtorëve të Vëllazërisë Myslimane, njoftimi i burimeve të tyre financiare dhe parandalimi i çdo kërcënimi potencial ndaj qytetarëve amerikanë dhe interesave kombëtare.
Administrata Trump theksoi se rrjeti ndërkombëtar i Vëllazërisë Myslimane “vazhdon të nxisë terrorizmin dhe veprime destabilizuese në Lindjen e Mesme”, në dëm të interesave amerikane dhe atyre të aleatëve të saj.
j.l./ dita

Po po mbas ca vitesh i ftoni ne shpin e bardh sic bet me ate te siris
Ose SPAK , grusht shteti.Ose grupimi vllah,Rama,prejleshi,spirokali,lengu, grusht antishqiptari.Vleresoheni vete te dashur shqiptare
eh më në fund bëri diçka me mënd mistrishtja 47??
Toleranca e Botes perendimore,kultura,njerzilleku,trajtimi i barabarte edhe privilegjimi i egersirave afro aziatike do te dergoje Ameriken dhe Evropen drejt humbjes se vlerave tradicionale,kultures,mireqenjes,superioritetit Ekonomik.Madje kjo e fundit ka ndodhur.Sheiket Harabike,qe deri dje fusnin petroldollaret ne dyshek,sot jane me te pasur se miljarderet e Perendimit.
Zhvillimi Ekonomik,Teknik,ne keto vende nuk shoqerohet me paga Perendimore per punetoret,me tolerance fetare dhe kulturore.Popujt e tyre jane skllever te dogmes mesjetare..Pasurite qe grumbullojne Sheiket shkojne per perhapjen e Dogmes islamike,Ndertime xhamish ne Perendim,duke perdorur pjelljet e shumta qe emigrojne ne Europe dhe Perendim.
Ajo qe sulltan Mehmeti synonte te arrinte me shpate,(do ti ve Papes callmen ne koke),po arrihet me pushtimin e heshtur te mijra gomoneve,kaikeve,govata gjynafqaresh.