Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, Kremlini: Biseda ishte konstruktive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, Kremlini: Biseda ishte konstruktive
AktualitetBote

Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, Kremlini: Biseda ishte konstruktive

Published: September 9, 2026
Shpërndaje

Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-në pas një bisede telefonike mes Putinit dhe Trumpit. Presidenti rus Putini i garantoi Trumpit se Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj Evropës, deklaroi këshilltari i tij për politikën e jashtme, Juri Ushakov, para gazetarëve. Kjo deklaratë vjen vetëm pak javë pas sulmit hibrid ndaj aeroportit Leipzig-Halle, për të cilin qeveria gjermane fajëson Rusinë.

Kremlini: Biseda Putin-Trump ishte “konstruktive”

Juri Ushakov, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për çështjet e politikës së jashtme, tha se biseda telefonike njëorëshe mes Putinit dhe Donald Trumpit ishte “konstruktive dhe mjaft e sinqertë”.

- Publicitet -

Sipas Ushakovit kreu i Kremlinit i paraqiti gjithashtu Trumpit një “analizë objektive dhe të detajuar të zhvillimeve në fushën e betejës”. Putini i shpjegoi Trumpit edhe se “çfarë mund të bëjnë amerikanët për t’u dhënë fund sa më shpejt luftimeve”. Hollësi të mëtejshme këshilltari rus nuk dha.

Ushakov tha se Moska e vlerëson pozitivisht vizitën e të dërguarve specialë amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët zhvilluan bisedime ndërmjetësuese në Rusi fundjavën e kaluar. Megjithatë pas kësaj vizite nuk u njoftuan përparime të rëndësishme.

Sipas Ushakovit, presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se, nëse lufta përfundon, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të rikthehen plotësisht si më parë. Gjatë bisedës u diskutua edhe për shkëmbime të tjera të të burgosurve.

Zelenski: Ide me vlerë nga të dërguarit amerikanë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski deklaroi ndërkohë se të dërguarit amerikanë që vizituan Kiyvin paraqitën disa ide “shumë të mira dhe me vlerë” për t’i dhënë fund luftës katër e gjysmë vjeçare të Rusisë. Ai shtoi se shpreson të takohet me Trumpin brenda dy javëve të ardhshme.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia mbetet e vendosur të arrijë objektivat e saj ushtarake dhe beson se është pranë fitores. Megjithatë vëzhgues ukrainas dhe perëndimorë vlerësojnë se Moska nuk ka arritur të bëjë ndonjë përparim të rëndësishëm në vijën e frontit. Deri tani presidenti amerikan Trump nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë telefonatë.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, Kremlini: Biseda ishte konstruktive
  • PISA 2025: Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime
  • Vrasësi i heshtur i Ballkanit Perëndimor: Çfarë tregon rasti i Kosovës
  • VIDEO: Shpërthen depozita e karburantit te ‘Brryli’, plagosen tre punonjës, shembet godina pranë saj
  • Horoskopi 9 Shtator 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Shqiptari on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  2. Dashi on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  3. prehistoriku on Protesta pas 100 ditësh
  4. E on Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  5. Vlora 97 on Protesta pas 100 ditësh

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?