Revista Time zbuloi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump kaloi orë të tëra duke u “konsultuar” me Grok-un, chatbot-in e inteligjencës artificiale të Elon Musk-ut, rreth Venezuelës, një muaj para operacionit për kapjen e presidentit të atëhershëm të vendit, Nicolas Maduro.
Në një artikull të gjerë mbi aktivitetet e Trump-it gjatë mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, revista, duke cituar një burim të brendshëm nga Uashingtoni, raporton se Trump e pyeti Grok-un se si do të reagonin venezuelianët nëse SHBA-të do të arrestonin presidentin e tyre.
Përgjigja që ai dyshohet se mori ishte se shumë venezuelianë do të festonin largimin e Maduro-s.
Sipas Time, pyetjet e Trump-it u bënë gjatë një takimi privat me Musk-un në Zyrën Ovale në dhjetor 2025. Përveç Venezuelës, Trump thuhet se kaloi orë të tëra duke i bërë pyetje Grok-ut rreth presidencës dhe trashëgimisë së tij, ndër të tjera.
Kur ushtria amerikane kapi Maduro-n më 3 janar dhe pasuan festimet, Trump thuhet se u impresionua nga saktësia e dukshme e Grok-ut, sipas Time.
Ndërsa mbetet e paqartë nëse përgjigjet e Grokut para operacionit për kapjen e Maduros ndikuan në vendimin e Trumpit, raporti nuk vërteton se çfarë ndikimi, nëse ka pasur, pati chatboti në mendimin e presidentit, dhe as nuk sugjeron që Groku ishte i përfshirë në planifikimin ushtarak.
j.l./ dita
