Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tubimi i opozitës, Veliaj: Tirana refuzoi të dalë në protestë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tubimi i opozitës, Veliaj: Tirana refuzoi të dalë në protestë
AktualitetPolitike

Tubimi i opozitës, Veliaj: Tirana refuzoi të dalë në protestë

Published: July 8, 2022
Shpërndaje

Kryetari i PS për Tiranën, Erion Veliaj deklaroi nga Kombinati se Tirana e braktisi dje protestën e opozitës. Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 6, Veliaj tha se në pamundësi për të mbushur sheshet me njerëz, opozita solli në Tiranë autobusë bosh.

“Kur shikon protestën e tyre të mbushur me ekrane led, si të ishte koncerti i Dua Lipës, harron kush është në opozitë. Por, ata vijnë nga Gjiri i Lalzit, vizitojnë Tiranën për protestë dhe sigurisht, do të kthehen sërish në Gjirin e Lalzit. Të vetmit që gënjehen janë qytetarët që vijnë nga rrethet në Tiranë me autobusë gjysmë bosh”, tha Veliaj. Ai ironizoi edhe deklaratat e PD, që bënin thirrje për pjesëmarrje në protestë.

“E patë atë dhëndrin tonë që kemi në PD? Kur e panë se nuk kishte dalë njeri nga Tirana, doli t’u bënte një thirrje të fundit. Tha: Të çohemi ne tironsit, se Sahati i Tiranës është mbushur me hotele me 5 yje. A thua se kjo është gjë e keqe! Edhe e thonë këta që u ngeci ora 4 vjet. Kur Partia Demokratike dhe LSI-ja drejtonte Tiranën, Sahati i Tiranës nuk punoi 4 vjet. Kur ty të ngec edhe ora e qytetit, simbolika më e madhe ritmit që duhet të kapim, është turp i madh”, u shpreh ai.

- Publicitet -

Veliaj deklaroi se Tirana e braktisi opozitën në protestë, pasi puna e bërë gjatë këtyre viteve tregon qartë diferencën mes dy forcave. Sipas tij, Kombinati jo vetëm që nuk e vuan më problemin e djegies së plehrave në Sharrë, por Tirana ka edhe 40 shkolla të reja.

“Thanë që Kombinati duhet të dalë në protest për plehrat. Në kohën e tyre nuk bëje dot një takim jashtë se të përfshinte reja veshtullore e plehrave që digjeshin në Sharrë, një re kancerogjene mbi qytet. Sot është dita me natën. I kërkojnë Kombinatit të dalë në protestë këta që legalizuan shtëpi brenda në varrezat e Sharrës, pastaj habiten pse nuk u del Tirana në protestë. Tirana nuk ju del në protestë se Tiranës nuk i ka ngecur ora, përkundrazi po kap orën e humbur. Thanë të dalë edhe Tirana në protestë se autobusët nga rrethet na erdhën gjysmat bosh. Të dalë Tirana për arsimin? Ne kemi bërë 40 shkolla të reja, ata nuk bënë dot një shkollë kur kishin edhe qeverinë, edhe bashkinë”, u shpreh ai.

Teksa bëri krahasim mes opozitës dhe mazhorancës, Veliaj solli në vëmendje 21 janarin, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë në Bulevard. Ai u shpreh se kur qeveris PS-ja, nuk preket asnjë protestues. “Qartazi kriminelët kthehen në vendin e krimit, se nuk e harrojnë dot 21 janarin. Nuk e harrojmë as ne! Është mirë të kujtojnë se janë në rrugën që mbushën me gjak, duke vrarë njerëz. Duhet të kujtojnë se janë në një hapësirë ku derdhej gjak shqiptari për pushtet. Ne jemi sot për t’ju shërbyer të gjithëve, pa i ndarë, as të majtë, as të djathtë, as të partive dhe partiçkave të tyre. Përkundrazi, për t’ju thënë se kur qeveris PS-ja, jo vetëm nuk guxojnë të prekin njeri, por në protesta dëmtohen më shumë policë, sesa protestues”, tha Veliaj, teksa shtoi se filozofia e PS është bashkimi dhe puna plot pasion për qytetin.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • edi says:
    July 8, 2022 at 3:30 pm

    Po o legen.

    Reply
    • Lili says:
      July 9, 2022 at 6:41 am

      Ik morr horr, viktimat e 21 januarit per bythen tuaj u vrane: i perdoret per te ardhur ne pushtet e i harruat sa erdhet ne pushtet! E jo vetem drejtesi nuk vendoser po e rikthyet Berishen ma te pushtetshme se kur! Ikni se jeni ju turpi e degjenerimi i Shqiperise ne cdo aspekt! Jeni ju specialistat e perdorimit te Led , dua lipes , e fotoshopit 3D per te maskuar deshtimet e juaja! Lexo pak rapportet e bb per varferimin e Shqiptareve, jo te gjithe kane mamame qe 2 dasma ´mbretnoré mundet me i ba per çunin me nje rroge t’ushtarakut ne Shqiperi, si mama jote!

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një vatër e re konflikti
  • Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  • Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV ndryshon qëndrim: Do votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  • ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  • Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105

Komentet e Fundit

  1. K R on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  2. K R on “Mos guxo ta prekësh me dorë”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron 4 persona
  3. K R on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. Bajram Bala on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. demo on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?