Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tuneli i Llogarasë dhe “tenderi i dytë” në akuzën e SPAK: Enigma e 30 milionë eurove dhe gati 30 të tjera që u shtuan më pas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tuneli i Llogarasë dhe “tenderi i dytë” në akuzën e SPAK: Enigma e 30 milionë eurove dhe gati 30 të tjera që u shtuan më pas
EkonomiLajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë dhe “tenderi i dytë” në akuzën e SPAK: Enigma e 30 milionë eurove dhe gati 30 të tjera që u shtuan më pas

Published: October 31, 2025
Shpërndaje

Gara e parë për Tunelin e Llogarasë u anullua, dhe një garë e dytë nxorri fitues një bashkim operatorësh turq, me një ofertë 30 milionë euro më të shtrenjtë se oferta e një kompanie shqiptare në tenderin e mëparshëm. Gjatë punimeve kostot u rritën sërish dhe vlera përfundimtare e tunelit llogaritet në 201 milion euro

Tenderi i pare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u hap më 11 dhjetor 2020, me vlerë 19.1 miliardë lekë dhe u mbyll më 12 shkurt 2021. Por më 19 prill 2021 në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, u njoftua se tenderi ishte anuluar, pasi asnjë ofertë nuk ishte e suksesshme në përputhje me dokumentet e tenderit.

Në këtë procedurë u paraqitën 6 oferta, ku më e ulta, ishte ajo e shoqërisë “Gjoka Konstruksion” sh.a., me vlerë 14 miliardë lekë ose rreth 140 milionë euro.

- Publicitet -

E njëjta garë u shpall më 22 qershor 2021 për ndërtimin e tunelit të Llogarasë me fond limit 18.9 miliardë lekë, pa Tvsh. Në tenderin i cili u mbyll më 28 korrik po të vitit 2021, u bënë 5 oferta, ku grupi I dy kompanive turke Intecar dhe Asl, u shpall fitues, me ofertë 17 miliarde leke, pa Tvsh.

Oferta e tyre ishte e katërta për çmimin më të ulët. Bashkimi i kompanive JV Concord Engineering and Contracting &Alb Building shpk & Alb Star shpk, që kishte dhënë një ofertë afro 12 milionë euro më të ulët, u skualifikua, sikundër dhe tre të tjerat.

Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a., e cila vetëm pak muaj më parë në tenderin e mëparshëm duke ofruar një vlerë ndjeshëm më të ulët, nuk u përfshi në garën e dytë. Por gjurmët e saj do të shfaqen më vonë.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit dokumentacioni për regjistrimin e shoqërisë që do të vepronte.në Shqipëri, në emër të dy kompanive fituese turke, është bërë nga shtetasja Rovena Dorëzi, e cila rezulton të jetë e punësuar si juriste në shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a. Regjistrimi i shoqërisë “INTEKAR – ASL” në regjistrin tregtar është bërë në datën 23.11.2021.

Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a, rezulton të jetë përfshirë si nënkontraktore e punimeve. Logot dhe punonjësit e saj shfaqen në të gjitha inspektimet që janë kryer nga Balluku, gjatë kryerjes së punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Dyshohet se diferenca prej 30 milionë eurosh mes ofertës së tyrqve dhe asaj të “Gjoka Konstruksion” “është “tarifë suksesi” e shoqërisë “INTEKAR – ASL”, pa kryer asnjë punë, pasi të gjitha punimet janë realizuar nga shoqëria shqiptare “Gjoka Konstruksion” sh.p.k..

Nga kjo skemë, mbi të cilën rëndojnë dyshime serioze për korrupsion apo abuzim me detyrën, Buxhetit të Shtetit provohet se i është shkaktuar një dëm prej të paktën 30 milionë euro, për shkak se nuk pasqyrohet ndonjë shpenzim për këtë vlerë.

Por që nga koha e tenderit, vlera e projektit u rrit dhe me 30 milionë euro të tjera. Fillimisht shkoi në 19.4 miliard leke, apo 190 milionë euro, ndërsa sipas të dhënave zyrtare të buxhetit, vlera përfundimtare arriti në 20.4 miliardë lekë apo 201 milionë euro.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    October 31, 2025 at 11:24 pm

    Hajde turk nga shtegu dhise,mbush hejbete me 50 miljone euro dhe mbathja ne Stamboll,Kete zanat keni bere 600 vjet me kete popull.Kallauze ka sa te duash.
    Vdiq Skenderbeu,se Ay ua tregonte shtighet dhe Tunelet,ju zinte ne cark si mijte.

    Reply
  • Detari says:
    November 1, 2025 at 12:15 am

    Edhe ketu si me aeroportin e vlores kemi te bejme me turq.
    Keto jane bizneset e rames me erdoganin, vend islamik.

    Reply
  • demo says:
    November 1, 2025 at 6:26 am

    Po kush po pyet se jane islamike,apo grekortoghokse, Keta vazhdojne te vjedhin kete popull cope e cike.ku shumica jetojne 10 vete ne nje apartament,,Rinia merr rruget se s`ka ku te ngreje jeten.Pakica rrojne si Sheike.

    Reply
  • xxx says:
    November 1, 2025 at 12:06 pm

    Po jane ujdite e tij me erdogamin. Keshtu i quan pazaret e tij, te pista, edvinrama, duke i kamufluar me perdorimin e shqipes turbofolk(por qe ne fakt “ujdi” eshte turkce), ne vend te fjales ” marreveshje” e cila e perjashton pisllekun e fshehur nen rrogoz. Keto miliona euro, Edvinrama i merr per tenderat nga BE, apo jo… Ne eshte keshtu Erdogan e perdor edvinramen si ndermjetes per te vjele nga parate qe disburson BE (ne eshte keshtu). Ky yni ka te perbashket me Erdogan urrejtjen per rregullat qe qeverisin qytetarine dhe demokracine e BE, si vlera, (por qe ka me shume se nje dekade vijojne bjerren nen presion si nga lindja e sidomos nga pertej oqeanit), dhe ben cmos ti shkele apo anashkaloje ato dhe kur nuk ia lejojne shperthen ne helmin e tij ndaj BE duke e ofenduar e akuzuar. Edvinrama eshte pyka e erdogan osmanlliut ngulur ne evrope, per te cilen dhembet i leshojne leng per ta kafshuar.
    Jo se Graqia ortodokse eshte me mire, madje me te ka “ujdira” ca me te fshehta edvinplehra.

    Reply
  • capi says:
    November 1, 2025 at 12:40 pm

    Shto uje, shto oriz, dhe ja tek u be kabunia. Kesaj radhe guzhunjere Ballukja ka perdorur recete turke. Sa u kenaqen sulltanet nje ne Tirane e tjetri ne Ankara.

    Reply
  • Humoristi says:
    November 1, 2025 at 1:09 pm

    Spak po i jep kohe Ballukit si Ametaj,edhe ….hajduteve te tjere!?

    Reply
  • Bero Maze says:
    November 1, 2025 at 3:48 pm

    Ja dhe fotoja e “Rregjimit Ulsiut” ashtu sic e ka percaktuar dhe fort i pa-varuri Mjero Baze se fundmi kete Rilindjen.
    nga e djathta ne te mengjer : Kreu i Rregjimit Ulsiu dora vete, pastaj Balluku shkurtalaqe e Rama i gjate perbri saj
    ( veshur ne rroba pune eshte dhe Diella e Ulsiut)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?