Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turistë të sufllaqeve dhe marketeve. Këtë e vërteton edhe INSTAT, ulet konsumi tek restorantet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Turistë të sufllaqeve dhe marketeve. Këtë e vërteton edhe INSTAT, ulet konsumi tek restorantet
EkonomiLajmi i fundit

Turistë të sufllaqeve dhe marketeve. Këtë e vërteton edhe INSTAT, ulet konsumi tek restorantet

Published: September 15, 2024
Shpërndaje

Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit, rezulton të kenë shpenzuar më pak dhe vizituar më shumë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ishin dyqanet me pakicë ata të cilët shitën më shumë, duke lënë kështu pas baret dhe restorantet.  

Turistët ekonomik dhe kursimtarë bënë që tregtia me pakicë në tremujorin e dytë të rritej në vlerën më lartë të 2 viteve të fundit, 5,9%.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet për A2: “Në përgjithësi, një pjesë e madhe e këtyre turistëve kanë ardhur me këtë qëllim, janë ballafaquar me çmimet si në vendet e tyre, kanë ngelur të zhgënjyer, kanë thënë jo se nuk qenka lirë.

- Publicitet -

Reklama që iu bë Shqipërisë se është një vend i lirë, është e gabuar. Shqipëria është e barabartë me rajonin. Nëse i referohen marketit për të blerë gjëra të lira, kjo është tjetër histori.”

Po sipas raportit të INSTAT për ecurinë e inflacionit, rezulton se baret dhe restorantet nuk patën një ndikim të madh në rritjen e çmimeve. Kjo lidhet drejtpërsëdrejti me parimin e kërkesë-ofertës, duke treguar që këta turistë i frekuentuan më pak këto struktura në 6 muajt e parë të vitit. 

Shitjet kryesore në këtë periudhë të vitit janë realizuar në artikuj joushqimore me 2,7%, ndjekur nga marketet ushqimore 1,9% dhe karburantet 1,3%.

“Synimi jonë është të tërheqim turistët cilësor. Duhet të kemi shërbim cilësor, që për fat të keq shumë pak ofrohet. Kjo ka disa arsye, por e para infrastruktura, duke filluar nga rrugët, ndriçimi kazanet”, shtoi Kasa.

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit te shitjeve në vlerë, arriti 110,3%.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Po says:
    September 16, 2024 at 7:41 am

    Po per te vizituar vendin kan ardh jo si shqipot qe e kan mendjen tek te ngrenet.

    Reply
  • elmaz bufi says:
    September 16, 2024 at 8:08 am

    Kudo ne bote shumica e turisteve mundohet te kursej qe te defrej. … Ne duam ti rrjepim me çmime evropiane e ata bejne dredha… Vini çmime reale …

    Reply
  • Zoto Kanina says:
    September 16, 2024 at 8:18 am

    Era në bllok dhe oda te pazari plot kan qen, pse!

    Reply
  • Humorist says:
    September 16, 2024 at 8:58 am

    Restorantet me katundare pronare,kane luajtur menc me cmimet ne meny!!kur u ula ne tavoline,sapo me sillen femijet menyne,vrapova per kerkuar strehim ne makine,per tu qetesuar!?

    Reply
  • demo says:
    September 16, 2024 at 9:26 am

    Restorante ka edhe ne Divjake,,Gatimi cilesor,Cmime te arsyeshme per rrogetaret e Shqiprise,.Kalon Llogarane,,ke shkuar ne Maldive,.Cmimet si Nusreti,..O rrac e felliqur,.o grekafonet e mutit!

    Reply
  • Na myten says:
    September 16, 2024 at 9:38 am

    Titull fshataresh te frustruar prej prejardhjes me tregu me demek nivelin e ulet te atyre qe vijne. Gjerman qe ha sufllaqe eshte nivel shume i ulet.
    Kebap-e, ose sufllaqe si iu pelqen juve, ka pa fund dhe ne Monako ku sheh vetem Ferrari dhe kjo s’do te thote asgje.
    Nje pyetje per “gazetarin” e ekonomise:
    Si eshte me mire te ecin 100 “sufllaqe” dhe “ushqimore lagjesh” apo nje restorant “VIP-ash” me 5 yje?
    Pale Rrahmani me shprehjen “turizem cilesor”! Me ate emer do turizem me Ferrari dhe Lamborghini tjetri!
    Rrahmano duhen nja 100 vjet te tjera per keta “cilesoret”?
    Fillo me kanalet dhe pusetat e mutit qe derdhen ne det fillimisht pastaj kalo tek sufllaqja.
    Kroacia ka 96.7% te ujrave per plazh shkelqyeshem; Shqiperia vetem 41.2% qe domethene 60% e vendeve ku lahesh ti Rrahmono jane gjithe baktere te rrezikshme.
    Ja keshtu jane hesapet.

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    September 16, 2024 at 10:15 am

    Shqiptaret shkojne ne Maqedoni e Malin e Zi qe kane kufi tokesore dhe furnizohen me ushqime edhe me karburant se u bie me mire ngaqe jane me te lire se ne Shqiperi. Ky eshte nje realitet – Shqiperia ka cmimet me te larta e pagat me te ulta ne rajonin e Ballkanit.
    Ato perrallat me numra te shtuar turistesh jane per nje propagande bajate qe kerkon ti shmanget ketij realiteti.

    Reply
  • Crendesi ka says:
    September 16, 2024 at 10:38 am

    Turizmi Shqiptar eshte turizem grabites, nuk eshte turizem cilesor.
    Kete vit vajta ne Kemer, Turqi. Ne Resortin Swandor. Shkuam 4 familje bashke. Pagesa ishte 2400 Euro per nje familje me 4 persona. Dhe ja vleu!!!
    Territorri mbi te cilin qe ngritur ky resort ishte sa nje e 10-ta e plazhit te Dhermiut dhe uji, edhe pse nuk kiishte ngjyren blu te Dherrniut ishte i paster. i thelle, i ngrohte. Sherbimi ne resort ishte shume i mire, ndonese resorti kish nje kapacitet 2500-3000 pushuesish. Ushqimi pa mbarim. Pijet kur ti doje, sa here te doje.
    Ky pra eshte shembull turizmi cilesor. Jo pallavrat tona. Qe meqe kemi ujra te bukur, na duket sikur ofrojme edhe turizem cilesor!!!

    Reply
  • Patronazhistat ne vezhgim says:
    September 16, 2024 at 10:59 am

    Edhe Ju qe botoni shkrime te tilla jeni me karagjozi se sa ky qe ka shkrujt kete artikull. Me thoni pak ai vendi prane Bankes ne qender te Tiranes ku sherbehen sufllaqe a nuk quhet RESTORANT

    Reply
  • Edi says:
    September 16, 2024 at 11:12 am

    Quhet por nuk eshte

    Reply
  • Labi says:
    September 16, 2024 at 5:01 pm

    Si mund te flasi per turizem nje vend qe nuk respekton qytetaret e vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?