Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A mund të bëhet një protestë destinacion turistik?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A mund të bëhet një protestë destinacion turistik?
AnalizaKronikeLajmi i fundit

A mund të bëhet një protestë destinacion turistik?

Published: June 26, 2026
Shpërndaje

A mund të bëhet një protestë destinacion turistik? Nëse do t’ia bëje këtë pyetje një operatori turistik dhjetë vjet më parë, me shumë gjasa do të qeshte.

Protestat largojnë turistët. Kjo është një nga rregullat më të vjetra të industrisë së udhëtimeve. Ato prodhojnë pasiguri, anulime rezervimesh dhe imazhe që ministritë e turizmit përpiqen t’i shmangin me çdo kusht.

Por epoka e TikTok-ut po ndryshon edhe këtë logjikë. Në një internet ku algoritmet shpërblejnë ngjarjet autentike dhe jo fotografitë perfekte, protestat kanë filluar të prodhojnë një formë të re të kuriozitetit turistik.

- Publicitet -

Nuk është rastësi që studiuesit e quajnë tashmë ‘protest tourism’. Deri dje fenomeni lidhej me Hong Kongun, Parisin, Barcelonën apo Beogradin.

Sot, për herë të parë, gjurmët e tij po shfaqen edhe në Shqipëri.

Namrata Sarma nuk erdhi nga India për të protestuar. Ajo erdhi për të ecur në Alpet Shqiptare. Në telefon kishte ruajtur fotografi të Thethit, të liqenit të Bovillës dhe të shtigjeve malore.

Tirana ishte planifikuar vetëm si një ndalesë dyditore përpara se të vazhdonte aventurën. Por algoritmi kishte plane të tjera. Para se avioni të ulej në Rinas, Instagram-i dhe TikTok-u i kishin servirur një tjetër Shqipëri. Video të njerëzve që marshonin natën me flamingo rozë, pankarta dhe mijëra drita telefoni. Ajo nuk e dinte se disa ditë më vonë do të bëhej pjesë e atyre videove.

Kur doli pas darkës pranë sheshit “Skënderbej”, ora ishte rreth dhjetë e mbrëmjes. Fillimisht mendoi se po kalonte rastësisht pranë një proteste. Më pas kuptoi se ishte futur në mes të saj. “Qyteti dukej sikur ishte bërë një zë i vetëm”, kujton ajo. “Dëgjoheshin boritë, thirrjet, flamujt. Kishte të rinj, të moshuar, familje të tëra.”

Kjo nuk është më vetëm një histori personale. Është mënyra se si funksionon turizmi në vitin 2026. Protestat kanë marrë vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Ato janë pasqyruar nga media si Financial Times, The Guardian, Al Jazeera dhe Vanity Fair, e shumë të tjera.

Në rrjetet sociale, videot nga protestat po qarkullojnë me miliona shikime. Vetëm një video e publikuar nga një turist amerikan në Instagram, ku ai shfaqet duke buzëqeshur mes protestuesve në Tiranë, arriti mbi 280 mijë shikime brenda pak orësh.

Gabriel Bolling, një 22-vjeçar nga Florida, i cili erdhi në Shqipëri në një udhëtim të planifikuar për të zbuluar vendin, por e pa veten të përfshirë nga entuziasmi i të rinjve shqiptarë që marshonin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe anulimin e një projekti masiv turistik në lagunën e mbrojtur të Nartës.

Në TikTok dhe Instagram janë shfaqur dhjetëra video të turistëve që filmojnë marshimet, pankartat dhe atmosferën festive të protestave.

Ndryshe nga imazhi klasik i demonstratave të tensionuara, protestat shqiptare po prezantohen si tubime familjare ku marrin pjesë të rinj, fëmijë dhe të moshuar. Në disa postime në Instagram u drejtohet drejtpërdrejt turistëve me mesazhin:

“Mos u shqetësoni, protestat janë paqësore”. Kjo ka krijuar një kontrast interesant. Ndërsa protestuesit synojnë të ndalin një projekt turistik, vetë protestat po gjenerojnë një lloj tjetër turizmi

Nuk ka ende statistika që tregojnë sa persona kanë prenotuar një udhëtim drejt Shqipërisë vetëm për të marrë pjesë në protestë. Por në Instagram dhe TikTok po shtohen postimet e turistëve që tregojnë se protesta është bërë pjesë e eksperiencës së tyre në Tiranë.

Disa thonë se u gjendën rastësisht mes marshimeve, të tjerë publikojnë video nga protestat për miliona ndjekës, ndërsa diaspora po organizon udhëtime të posaçme për t’iu bashkuar lëvizjes.

Në fakt, Tirana po përjeton diçka të ngjashme me atë që qytete të tjera europiane kanë parë vitet e fundit. Turistët modernë nuk kërkojnë vetëm monumente apo plazhe. Ata kërkojnë histori.

Kërkojnë ngjarje që mund t’i tregojnë në rrjetet sociale. Një protestë masive, me flamingo rozë si simbol, me pankarta kreative dhe me mijëra pjesëmarrës krijon pikërisht atë lloj përmbajtjeje që algoritmet e TikTok-ut e shpërndajnë me shpejtësi.

“Unë nuk mund ta shihja vetëm si spektakël”, thotë turistja indiane për “Monitor”. Ajo thotë se në Indi protestat i kujtojnë barrikadat, topat e ujit dhe frikën. Në Tiranë ndjeu të kundërtën. “Nuk kam qenë kurrë në një protestë ku të ndihesha kaq e sigurt.”

Ndoshta kjo nuk do të matet kurrë në statistikat e INSTAT-it. Askush nuk regjistron sa turistë zgjasin qëndrimin sepse hasën një protestë, sa video prodhojnë, sa rezervime frymëzojnë apo sa herë algoritmi i TikTok-ut e kthen një marshim qytetar në reklamë falas për një destinacion.

Por historia e Namratës dhe shumë turistëve si ajo, tregon se turizmi modern po ndryshon.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    June 26, 2026 at 8:47 am

    Jaaa re Edvin ku te erdhen edhe turistet,se i kishe me merak!Vjet vure ministreshen tek Porta Rinasit ti numuronte.
    Sivjet po vijne tufa tufa per Proteste. Edhe Kampionati boteror te luhej ne Shqiperi,nuk do vinin kaq shume.
    Duan protagonizem bota,duan grinte,Adrenaline.Duan te luajne vete ndeshjen.Neser kur te shkojne ne vendet e tyre,do ju mburren bashkemoshatareve,,:E shihni kete fotografi?Ketu jam Une ne Protesten e Tiranes,kur permbysem Diktatorin Edi Rama,qe vriste flamingot.

    Reply
    • Dashi says:
      June 26, 2026 at 11:29 am

      O ty të vraftë Zoti o plak matuf . Edi Rama është diktator? Edi Rama vret flamingo ? Ikë o mëndje pjerdhur ikë , lexojmë në çdo artikull të Ditës nga 4-5 komente nga një plak që e ka ngrënë tre çerekun e mendjes . Na i shpifët gazetën .

      Reply
  • xxx says:
    June 26, 2026 at 1:05 pm

    Ramuti esht per vete VIP influencer interneti.
    Nuk eshte e ska qene kurre Politikan.
    Ka influencuar pushtetarett e Politikes Nderkombetare, ate ka bere.
    Nje individ BANAL, qe mori keshilltare zyren e Blair, e te tjere te huaj, paguar qindra mijera € me taksat tona.

    Mos leme pa permendur Pasurine – Ramut Oligarkut = sipss deklatates se pasirise 2025.

    Protesta behet sepse populli ka pritshmeri per integritet e pergjegjeshmeri nga politika.
    Zgjedhjet Ramuti nuk i ka fituat kurre. Ka regulluar vota, por sajime dhe rrregullime jane mjeshteria e ketij populisti.

    Reply
  • nastradini says:
    June 26, 2026 at 2:42 pm

    E shikon o @demo SOCIALISTI se kush te ndjek nga prapa, hap pas hapi dhe replikon papushim komentet e tua? Ky nuk eshte @nastradin-intelektuali sic mendon ti, por BAJGA e Enverit dhe KAKA e Edvinit, ky eshte @Dashi qe ne vend te TRURIT ka BOLE dhe nuk i duket cuni i Kristaqit, KILLERIT te Enverit si Diktator, por i duket si Lider Global qe vertit Raportin e Dick Marty si leter bythe e perdorur ne Strasburg dhe @Dashi BOLJA thote: “Mire ja beri Edi Rama qe i tregoi vendin imperialisteve te BE si Enveri Hrushcovit ne Moske”. Keto PLEHRA te Diktatures nuk kane ndjesi per jeten e njeriut edhe kur mafia e paguar e Edi Rames i terrheq shqyptaret zvarre ne Zvernec, edhe kuri vjedhin shqyptaret dhe te huajt si hajdute komuniste te papare, kur vjedhin miliarda me call-center-at e tyre komuniste me pronar Amant Josifin dhe Olsi Ramen, kur vjedhin prona publike dhe te pronareve te ligjshem, kur vjedhin taksa dhe tatime, kur vjedhin fondet publike me inceneratore fantazem dhe sterilizime duke investuar parate ne ndertim, kur vjedhin shtepite dhe banesat me kompanite 5D dhe flakin ne rruge ne mes te nates femijet e vegjel dhe prinderit e tyre, kur keto PLEHRA enveriste vjedhin tendera me miliarda nga buxheti i shtetit dhe identitetin dhe te dhenat personale te shqyptareve me Mirlinden dhe Gysh Agasin e Edvinit, keto PLEHRA te Diktatures komuniste thone: “Fajin e ka Irani i LIG”. Keta KRIMINELE enveriste nuk ka si te mendojne per flamingot e Nartes, ata mendojne te bejne para nga krimi dhe droga sic eshte edhe @Dashi TRU-BOLE i gazetes DITA qe eshte bere pronar i nje kati te nje ndertese te krimit ne Itali. Vetem nuk tregon se ku e ka adresen qe ta gjejme ne brimen e miut ku eshte fshehur dhe t’ja fusim BOLET ne goje, qe ta mbylli HALEN e bedelit te Rilindjes se krimit qe po asgjeson Shqypnine, si te gjithe BAJGAT e tjera te Enverit qe kercenojne papushim gazeten DITA, vetem sepse mundohet te tregoje te VERTETEN,

    njashtu:

    Si @demo SOCIALISTI qe tani eshte bere PISHMAN per voten e tij.

    Reply
  • nastradini says:
    June 26, 2026 at 2:44 pm

    E shikon o @demo SOCIALISTI se kush te ndjek nga prapa, hap pas hapi dhe replikon papushim komentet e tua? Ky nuk eshte @nastradin-intelektuali sic mendon ti, por BAJGA e Enverit dhe KAKA e Edvinit, ky eshte @Dashi qe ne vend te TRURIT ka BOLE dhe nuk i duket cuni i Kristaqit, KILLERIT te Enverit si Diktator, por i duket si Lider Global qe vertit Raportin e Dick Marty si leter bythe e perdorur ne Strasburg dhe @Dashi BOLJA thote: “Mire ja beri Edi Rama qe i tregoi vendin imperialisteve te BE si Enveri Hrushcovit ne Moske”. Keto PLEHRA te Diktatures nuk kane ndjesi per jeten e njeriut edhe kur mafia e paguar e Edi Rames i terrheq shqyptaret zvarre ne Zvernec, edhe kur i vjedhin shqyptaret dhe te huajt si hajdute komuniste te papare, kur vjedhin miliarda me call-center-at e tyre komuniste me pronar Amant Josifin dhe Olsi Ramen, kur vjedhin prona publike dhe te pronareve te ligjshem, kur vjedhin taksa dhe tatime, kur vjedhin fondet publike me inceneratore fantazem dhe sterilizime duke investuar parate ne ndertim, kur vjedhin shtepite dhe banesat me kompanite 5D dhe flakin ne rruge ne mes te nates femijet e vegjel dhe prinderit e tyre, kur keto PLEHRA enveriste vjedhin tendera me miliarda nga buxheti i shtetit dhe identitetin dhe te dhenat personale te shqyptareve me Mirlinden dhe Gysh Agasin e Edvinit, keto PLEHRA te Diktatures komuniste thone: “Fajin e ka Irani i LIG”. Keta KRIMINELE enveriste nuk ka si te mendojne per flamingot e Nartes, ata mendojne te bejne para nga krimi dhe droga sic eshte edhe @Dashi TRU-BOLE i gazetes DITA qe eshte bere pronar i nje kati te nje ndertese te krimit ne Itali. Vetem nuk tregon se ku e ka adresen qe ta gjejme ne brimen e miut ku eshte fshehur dhe t’ja fusim BOLET ne goje, qe ta mbylli HALEN e bedelit te Rilindjes se krimit qe po asgjeson Shqypnine, si te gjithe BAJGAT e tjera te Enverit qe kercenojne papushim gazeten DITA, vetem sepse mundohet te tregoje te VERTETEN,

    njashtu:

    Si @demo SOCIALISTI qe tani eshte bere PISHMAN per voten e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Doganierët grekë në grevë, pika kufitare e Kakavijës të hënën do jetë e pakalueshme për 4 orë
  • Situatë apokaliptike nga zjarret, Macron mobilizon ushtrinë, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme
  • Një analizë në shifra: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  • Moti i kthjellët në të gjithë vendin, parashikimi për sot
  • VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard

Komentet e Fundit

  1. CR7 on “Na morën vetëm se ishim aty”
  2. Ardiani on Një analizë në shifra: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  3. vlora on Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  4. Soza on Gazetari nxjerr videon: Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  5. ANA on “Serumi” i lashtësisë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?