Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt qendrën dhe veriun, shumë pak rrinë në struktura akomoduese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt qendrën dhe veriun, shumë pak rrinë në struktura akomoduese
EkonomiKryesore

Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt qendrën dhe veriun, shumë pak rrinë në struktura akomoduese

Published: August 22, 2022
Shpërndaje

Për turistët vendas preferenca në muajin qershor ishte jugu i vendit, ndërsa të huajt kanë pasur destinacion kryesisht zonën qendrore (bregdetin e Durrësit e Tiranën) si dhe veriun.

Sipas të dhënave të INSTAT, në qershor, që është dhe fillimi i sezonit turistik, 47% e vizitorëve vendas u akomoduan në jug të vendit. Në rajonin e qendrës pushuan 29% të totalit të vendasve dhe në veri 24%.

Krejt të ndryshme janë preferencat për të huajt. Po në qershor, 45% e të huajve u akomoduan në qendër të vendit, që përfshin kryesisht hotelet e Tiranës dhe të zonës së bregdetit të Durrësit e Golemit. Afërsia me aeroportin e Rinasit dhe strukturat e mëdha hoteliere në Durrës që punojnë përmes prenotimeve të agjencive turistike dhe çmimet e përshtatshme vlerësohen si faktorët kryesorë që tërheqin të huajt në zonën bregdetare të Durrësit. Kjo zonë ka rezultuar me ecurinë më të suksesshme këtë sezon turistik.

- Publicitet -

Pas bregdetit, më i preferuar për të huajt është Veriu i vendit, i njohur për natyrën e tij unike të paprekur malore dhe pamjet mahnitëse të alpeve shqiptare. 30% e të huajve kanë zgjedhur të vizitojnë Thethin, Valbonën, apo fshatra të tjerë.

Në Jug kanë shkuar vetëm 25% ë të huajve që janë akomoduar në strukturat turistike në qershor.

Në total, përfshirë vizitorët rezidentë dhe jo rezidentë, rajoni qendror tërheq pjesën më të madhe, me 38%, ndjekur nga Jugu me 34% dhe Veriu me 28%.

Sipas INSTAT, turizmi i është kthyer gradualisht normalitetit të tij këtë vit duke regjistruar shifra në rritje në të gjithë aspektet krahasuar me vitet e pandemisë. Shifrat e fundit të strukturave akomoduese të publikuara nga INSTAT për qershorin tregojnë disa prej tendencave kryesore që po shihen tek vizitorët. Kështu në muajin Qershor 2022, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 25,5 %, në krahasim me Qershor 2021.

Vetëm 11% e shtetasve të huaj rrinë në struktura akomoduese

Në qershor, sipas INSTAT në vend hynë 876 mijë shtetas të huaj. Por, vetëm 102 mijë persona kanë qëndruar në strukturat akomoduese të regjistruara, po sipas INSTAT. Si rrjedhojë, vetëm 11% e shtetasve të huaj që erdhën në qershor rezultojnë të kenë qëndruar në struktura akomoduese.

INSTAT sqaron se në anketën e strukturave akomoduese përfshihen të gjitha strukturat akomoduese turistike nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve të vitit 2020. Strukturat akomoduese turistike klasifikohen në: Hotele dhe akomodime të ngjashme (hotele, resort hotelier -kompleks turistik-, hotel suita / apartamente, motele; Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime (shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore); Hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.

Në qershor., 94% e vizitorëve të huaj që kanë qëndruar në strukturat akomoduese të regjistruara ishin në hotele, dhe pjesa tjetër në akomodime të tjera dhe kampingje.

Pesha e ulët e të huajve që qëndrojnë në struktura të ligjshme akomoduese në raport me hyrjet totale reflekton informalitetin e lartë, sidomos në ambientet që qepen me qira përmes booking, apo airbnb, si dhe faktin që një pjesë e të huajve mund të jenë emigrantë dhe qëndrojnë në shtëpitë e tyre, apo tek të afërmit.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Erdogan says:
    August 22, 2022 at 6:54 am

    Kjo eshte Glosa (gluhe) e “Lashte” Arnaute?
    Turistet fjale e huaj.
    Vendas nga Land Po ashtu.
    Preferojne Po ashtu nga preference.
    Jugut eshte Sllav.Jugo-Sllavia.Sllavet e Jugut.
    Qendren nga Center.
    Veri nga Vora greq.
    Shume nga Mucho.
    Pak nga Poco ital.
    Structure nga structure.
    Akomoduese Po ashtu nga Commodity.
    Rrofte Albanistani.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 22, 2022 at 7:06 am

    ACHTUNG, ACHTUNG, ACHTUNG!

    Turiste vendas dhe te huaj mos fotografoni bunkeret dhe germadhat gerdalla te uzinave te dashnise komuniste te Enverit plot me mut dhe minj haleje, sepse SHIK – u vigjilent apo SHISH – i adash i tij te shpallin ne cast si poliagjent te rrezikshem per Rilindjen dhe popullin dhe do t’u a nxijne jeten me liber shpie, njashtu si poliagjentet e Putinit ne Gramsh dhe toidhjo – tamam

    SI NE KORENE E VERIUT

    Reply
  • buze dijes i panxene says:
    August 22, 2022 at 9:05 am

    O “erdogan”, paske mesuar te shkruash por nuk paske mesuar te lexosh… As shqip nuk ditke e as gjuhe te huaja!
    Turizem do te jete patjeter fjale e huaj se nuk ka ekzistuar ne kohe te lashta. Mos pretendon qe edhe fjalet televizor, frigorifer e celular te ishin fjale ilire?
    Sa per “shume=mucho”, duhet te urresh me shpirt e me zemer shqipen qe te besh nje barazim te tille!

    Reply
  • Beni says:
    August 22, 2022 at 9:59 am

    Hajde shpjegim gjuhesor hajde
    Dmth muni vjen nga fjala mund dmth te lodh
    Po ashtu edhe piso ose behesh pis Ose arqidhje nga arre etj
    Dmth keto fjale bazike greket i kane pershtatur nga fjale shqip

    Reply
  • demo says:
    August 22, 2022 at 5:24 pm

    S`ka me Schiuma party ne Drimadhes,,Ata qe njoh une shkojne ne Borsh tek shtepite e banoreve me qera,.
    Keta te huajt marrin thase fjetje ne cante,nje cader alpine fletepalosje dhe hani mut o Mihala me hotele,motele me cmime si Monte Carlo..Bosh do te rrijne,bosh,,Si germadhat e uzines Gramshit,do perfundojne RESORTET STRATEGJIKE TE JUGUT me cmime Monte Carlo.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PISA 2025: Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime
  • Vrasësi i heshtur i Ballkanit Perëndimor
  • VIDEO: Shpërthen depozita e karburantit te ‘Brryli’, plagosen tre punonjës, shembet godina pranë saj
  • Horoskopi 9 Shtator 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Protesta pas 100 ditësh
  2. Vlora 97 on Protesta pas 100 ditësh
  3. durrsaku on ‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
  4. E on Nuk është anti-emigracioni: Çfarë po e bën partinë e ekstremit të djathtë AfD kaq të suksesshme në Gjermani
  5. Mentori on Protesta pas 100 ditësh

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?