Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turizëm masiv, apo cilësor…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Turizëm masiv, apo cilësor…
opinion

Turizëm masiv, apo cilësor…

Published: September 24, 2025
Shpërndaje

Nga Kastriot Ahmati

Ka kohë që flitet për turizmin masiv e milionësh në vendin tonë të shqiponjave! Shqipëria vërtet gëlon nga të huajt që kanë zbarkuar me ajër, det si edhe me udhët toksore, e në të ardhmen e afërt, ndoshta edhe me ato jashtoksore! Me çanta mbi shpinë, të ngarkuar plot me hallate, i shikon rrugëve të Tiranës, Vlorës, Durrësit e kudo nëpër qytetet e vendit tek nxitojnë në grupe ose në çift!

“Duam ta dyfishojmë e trefishojmë në të ardhmen turizmin, thashë unë”,- duke ju adresuar të njohurve e miqve në atë tavolinë, të atj lokali që më përshëndetën e më dhanë të njohur.

- Publicitet -

“Fort mirë, po kujt i “plasi”, më tha njëri prej tyre që u impenjua e këmbyem bisedë e mendime,- jetesa për ne “masat” siç na përcaktonte dikur “xhaxhi” neve shumicën e sotme, “kllasën”, është si mos më keq, është përkeqësuar, shiko edhe statistikat e panumërta të publikuara brënda apo jashtë vendit po deshe o gazetar, – përfundon ai paksa i bezdisur e i irrituar!”

Duke vështruar këtë dyndje turistësh me çanta shpine, ku nga pas ju varen gaveta, pantofla, tiganë, këpucë e gjithfarë sendesh utilitare për jetën e përditshme të endacakut, të qëllon që tek je duke pirë kafen e përditshme me shokët, miqtë apo familjarët e tu në kafeterinë tënde të preferuar, të pushtohesh prej këtyre “ufosh”, që hyjnë rrëmbimthi e të bllokojnë tualetet! Vetëkuptohet se përse, duan të përmjerin, të lahen e të kruhen!

Pa numërojnë edhe qindarkat, kur duan të porosisin diçka, ndërkaq që të tjerët sapo dalin nga tualetet, vrapojnë të ikin si të zënë në faj!

“Më mirë turizëm masiv, që e kthen në zhul gjithçka ku venë këmbën ata, si konkuistadorët dikur, apo turizëm cilësor, pak e sak”,- ngas bisedën sërish unë me personin në fjalë!

“Të thashë, pak na i intereson, – përgjigjet sërish ai, duke vështruar përhumbshëm nga grupi e miqtë e tij, që ja miratonin diskursin.-Jeta jonë noton në “bass” tanimë, sepse ne “masa” apo “turma” si na emërtojnë, as në plazh s’vemi dot më, me bukë, diath e domate, si dikur!

Por problemi më i mprehtë është se ne sot,- ngau më tej mendimin ai,- nuk kemi as infrastukturën kryesore e të domosdoshme për përpunimin e plehrave e mbeturinave, të pastrimit të ujrave të zeza or mik, saqë bardhësia e kaltërsia e detrave e liqeneve tona, shumë shpejt do të erret, do nxihet e do qelbet, se lumejtë na i ka marrë lumi prej kohësh” …(!!!).

“Po që s’kemi mo as tren”, – ironizoi një mjekrosh nga grupi i tavolinës, – “se me 40 lekë të vjetra abone, atë kohë, Durrësi dhe plazhet e tij, ishin bo për ne kryeqytetsat, si lagjet e Tironës, or ti çun”!

Ula kokën si i zënë në faj që e “gërmova” tavolinën ngjitur dhe e shkëputa nga grupi, në morinë e halleve e problemeve të mbijetesës, atë person, atë njeri të hapur e komunikues, përfaqësues të njerëzve të thjeshtë, thitha e rrufita kafen time si i etur, u zbytha me lezet dhe ika i menduar e zemërthyer së bashku me temën time për turizmin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është “Shqipëria e re”?
  • Dhunohet efektivi i Policisë në Shkodër
  • FIFA publikon formacionin ideal të Botërorit 2026
  • Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura
  • Përmendet mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që “peshkonte” për Epsteinin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Xoni on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  3. Besnik Tirana on “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  4. chp on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  5. Ilmi Mancaj on Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?