Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turizmi vijon rritjen, 42.5% të huaj më shumë erdhën në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Turizmi vijon rritjen, 42.5% të huaj më shumë erdhën në Shqipëri
AktualitetEkonomi

Turizmi vijon rritjen, 42.5% të huaj më shumë erdhën në Shqipëri

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

Turizmi ka mbajtur rritëm më të mirë sa i takon të huajve që vizituan vendin tonë edhe për majin edhe pse kjo rritje ishte më e ngadaltë se muajt paraardhës.

Sipas Institutit të Statistikave në muajin e pestë të vitit hynë 705.079 shtetas të huaj në territorin shqiptar me një rritje 16.7për qind në raport me majin e një viti më parë.

Sipas INSTAT, gjatë pesëmujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2.389.899. Ky numër është rritur me 42,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

- Publicitet -

Ndërkohë në Maj 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 525.086. Ky numër është rritur me 11,6%, krahasuar me Maj 2022.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2023, janë 1.230.165. Ky tregues rezulton me një rritje 14,5%, krahasuar me Maj 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2023, janë 1.120.387, duke shënuar një rënie me 0,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.

Ecuria e mirë e turizmit gjatë këtij viti është konfirmuar edhe nga bizneset të cilët kanë pritshmëri se ky do të jetë një vit edhe më i mirë sesa 2022 që ishte viti historik me shifrat më të larta sa i takon vizitorëve.

Kjo lidhet me faktin që ka një rritje të turistëve me grupe të organizuara sidomos nga Polonia dhe Spanja por edhe të turistëve individualë nga e gjithë Europa.

Shqiptarët kanë udhëtuar më pak gjatë majit të këtij viti.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2023 janë 490.041. Krahasuar me Maj 2022, ky tregues ka rënë me 5,3%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2023, janë 630.346.

Krahasuar me Maj 2022, ky tregues është rritur me 4,4%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë 2023, është 2.447.719, duke u rritur me 21,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  • Zjarri në Mallakastër ende aktiv, forca të shumta zjarrfikësish dhe FA në zonë, ndërhyhet nga ajri

Komentet e Fundit

  1. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  2. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Vlora 97 on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?