Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi të mërkurën se ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë një përballjeje në arbitrazh ndërkombëtar me kompaninë private.
Ky vendim vjen pas një konflikti të ashpër gjyqësor dhe bllokimesh fizike në kantier mes dy ortakëve, “Mabco Construction” dhe “2A Group”, i cili nisi në vjeshtën e vitit 2025 për çështjen e ndarjes së aksioneve mes tyre. Pas muajsh përplasjesh, përfshi sherre masive mes punëtorëve të dy kompanive për aksesin në kantier dhe një sërë vendimesh gjyqësore, situata mbeti e bllokuar edhe pasi Gjykata e Lartë, në maj të vitit 2026, rrëzoi kërkesat e “2A Group” për marrjen e masave të sigurimit të padisë, duke u pasuar më vonë nga të tjera vendime bllokuese në shkallën e parë.
Por përtej një konflikti të thjeshtë mes ortakësh, dështimi i këtij koncesioni përfaqëson sipas ekspertëve një sindromë të vërtetë të Partneriteteve Publik-Privat, PPP, në Shqipëri, ku rreziqet i ngarkohen shtetit dhe përfitimet privatit.
Projekti i aeroportit të Vlorës ka qenë thellësisht kontrovers që në gjenezën e tij, i nënshkruar në prag zgjedhjesh, i zhvilluar kundër rekomandimeve të ekspertëve të financave, dhe i ngecur tashmë në një ngërç që rrezikon t’u lërë taksapaguesve shqiptarë një faturë kolosale detyrimesh.
“Nisja e procedurës për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës nuk është dështim i izoluar i konsorciumit Mabco–2A Group, por prova e radhës e problematikës strukturore të PPP-ve në infrastrukturën shqiptare,” thekson Zef Preçi, drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
Përballë kësaj situate, qeveria nuk ka dhënë sqarime publike. Një zëdhënës i Ministrisë së Infrastrukturës e konfirmoi shkurtimisht vendimin.
“Mundem vetëm t’ju konfirmoj nisjen e procedurës për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për VIA. Nuk mund të bëjmë asnjë koment tjetër”, tha ai në një mesazh në ËhatsApp.
Nga ana tjetër, biznesmeni Behgjet Pacolli e akuzoi publikisht qeverinë se po synonte t’i hiqte investitorit “të drejtat që burojnë nga kontrata e partneritetit publik-privat më e madhe e realizuar ndonjëherë në Shqipëri”. Valon Ademi, presidenti i 2A Group, kompanisë tjetër të përfshirë në punime dhe konflikt, nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.
Një kontratë e favorizuar
Në kantierin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, puna vazhdon normalisht më 26 janar 2025. Foto: Xhemali Moku.
Projekti i aeroportit të Vlorës lindi si një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara nga qeveria pavarësisht vlerësimeve financiare për fizibilitet të ulët dhe protestave nga organizatat mjedisore.
Projekti u ndërtua në afërsi të lagunës së Nartës, një zonë e mbrojtur natyrore dhe shtëpi e dhjetëra llojeve të rrezikuara të shpendëve. Zgjedhja e kësaj vendndodhjeje shkaktoi kundërshtime të ashpra publike, si dhe reagime zyrtare nga Komisioni Europian dhe Konventa e Bernës, të cilat paralajmëruan vazhdimisht për kostot e larta dhe të pakthyeshme mjedisore.
Kontrata u firmos në prill 2021 me konsorciumin fitues të përbërë nga kompania “Mabco Construction SA” e biznesmenit Behgjet Pacolli, kompania turke “YDA Group” dhe “2A Group” e Valon Ademit, ku shteti i ofroi koncesionarit një garanci prej 138 milionë eurosh të ardhurash nga buxheti për 10 vitet e para. Por në shtator të vitit 2022, kompania turke “YDA Group” u largua nga projekti në mënyrë të dyshimtë, duke i shitur aksionet e saj për vetëm 4,450 euro tek kompania e Pacollit.
Sipas letërkëmbimeve zyrtare mes institucioneve, të bëra publike në një shkrim investigativ të publikuar nga BIRN më 27 janar 2026, Ministria e Infrastrukturës mori përsipër risqe të paprecedenta duke garantuar pagesën e kredive bankare të koncesionarit në rast të prishjes së parakohshme të kontratës. Ky lëshim u bë brenda një afati shqyrtimi 3-ditor para nënshkrimit të kontratës, megjithëse Drejtoria e Borxhit dhe Ministria e Financave kërkuan ndryshimin e klauzolave me argumentin se ky angazhim “nuk gëzonte mbështetje ligjore”.
Sipas Zef Preçit, rreziku që rasti të përfundojë në arbitrazh me penalitete të rënda për buxhetin bëhet alarmant pikërisht nga këto klauzola, pasi kontrata i lë shtetit detyrimin për të shlyer huanë prej 56 milionë eurosh ndaj BKT-së në të tria skenarët e ndërprerjes. “Rreziku që rasti të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar me penalitete të rënda është i lartë,” theksoi Preçi.
Kostot publike, siç bën të ditur Preçi, mund të rriten lehtësisht “në qindra milionë euro”, duke marrë parasysh se ka gjasa që asetet e aeroportit janë hipotekuar si kolateral edhe për një hua 100 milionë dollarëshe të “Mabco”-s ndaj “Delphos Securities”, çka fut një kreditor të tretë ndërkombëtar në këtë ekuacion. Sigurimi i kontratës prej 5% të vlerës, sipas Preçit, nuk ka funksionuar si mburojë efektive pasi ekzekutimi i tij kërkon vendime gjyqësore dhe nuk është automatik.
Beteja e gjatë gjyqësore
Nisja e procedurave për prishjen e kontratës vjen ndërsa kompania koncesionare ndodhet prej muajsh e paralizuar nga një konflikt i ashpër gjyqësor mes aksionerit kryesor “Mabco Construction” dhe ortakut minoritar “2A Group”, të cilët përpos përplasjes në gjykata civile, kanë shkëmbyer padi penale për manipulim, mashtrim dhe tjetërsim kuotash.
Vetëm në gjyqe për sigurim padie, përgjatë një periudhe rreth 9-mujore janë marrë të paktën 8 vendime të ndryshme nga të tria shkallët e sistemit të drejtësisë.
Ndonëse Gjykata e Lartë rrëzoi në maj 2026 kërkesat e “2A Group” për marrjen e masës së sigurimit të padisë, situata mori një tjetër kthesë në fillim të verës. Sipas ekstraktit historik të VIA, në korrik 2026 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të ndalojë çdo organ drejtues të shoqërisë, përfshirë Asamblenë dhe Administratorin Vegim Hoxha, për të aderuar apo garantuar Marrëveshjen e Financimit të lidhur mes “Mabco Construction SA” dhe “Delphos Securities S.A.R.L”.
Në media më herët u publikua se Ministria e Infrastrukturës u pati dhënë një ultimatum palëve të zgjidhnin mosmarrëveshjen dhe se vendimi për prishjen e kontratës vjen pasi nuk ka pasur dakordësi.
Vendimi i qeverisë për zgjidhjen e kontratës ka sjellë reagimin e menjëhershëm të biznesmenit Behgjet Pacolli. Përmes një deklarate publike, Pacolli paralajmëroi se arbitrazhi tashmë është i pashmangshëm, pasi hapi i ministrisë “synon t’i heqë investitorit të drejtat që burojnë nga kontrata”. Ai akuzoi drejtpërdrejt institucionet shtetërore se kanë lejuar degradimin e shtetit të së drejtës duke mos ndërhyrë ndaj “tentativave për tjetërsimin e kuotave të investitorit”, “përjashtimit të paligjshëm të MABCO-s nga administrimi i investimit” dhe “bllokimit fizik të aksesit në kantier nga grupe që vepronin jashtë ligjit”.
Sipas Pacollit, kërkesat e “MABCO”-s që prej gushtit 2025 për një auditim ndërkombëtar teknik dhe financiar të investimit janë injoruar, ashtu si edhe kallëzimet penale të paraqitura prej tyre ndaj veprimeve të kundërligjshme. “Unë nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë pasojat e veprimeve ose mosveprimeve të disa zyrtarëve,” deklaroi ai, duke theksuar se nuk ka alternativë tjetër veç mbrojtjes përmes së drejtës ndërkombëtare.
Pacolli fajëson ortakun e tij dhe qeverinë për mospërmbushjen e kontratës dhe vendosjen në operim të aeroportit brenda afateve, duke akuzuar ministrisë se në nisjen e procedurave për prishjen e marrëveshjes citon fakte të rreme.
Ekspertët theksojnë se përballë kësaj situate, monitorimi institucional ka qenë pasiv në mënyrë shqetësuese. Megjithëse konflikti u shfaq në vjeshtën e vitit 2025, Ministria e Infrastrukturës priti deri në maj 2026 për të dhënë një ultimatum 30-ditor, ndërkohë që klauzolat e monitorimit dhe penaliteteve duhej të ishin aktivizuar shumë më herët.
Në kushtet e tanishme, Zef Preçi vlerëson se “opsioni më racional nuk është rifillimi me çdo kusht, por rivlerësimi i plotë i arsyeshmërisë ekonomike të projektit, qëndrueshmëria financiare e të cilit është vënë në dyshim që në fillim”.
Preçi ofron si zgjidhje e mundshme një tender i ri ndërkombëtar transparent për një operator të kualifikuar aeroportual, me kushte të rinegociuara pa garanci shtetërore, ose ripërdorimi i infrastrukturës për aviacion rajonal e logjistikë, duke shmangur kështu kostot e rënda mjedisore në lagunën e Nartës.
Vladimir Karaj – Reporter

S ka gjë se i paaguan Edvini.nga lekët që i ka lën Kristaqi
Je shume i sakte Vlora, pir ama duhet te dish se jane disa njerez hangrena!e korrupsionit ne Shqiperi qe drejtohet nga sekretaret e pergjithshem Plarent Ndreca, Arber Bashllari, Edmond Vercani dhe Edit Xhajanka qe i sherbejne njeri tjeyrit. Keta mbyllin çdo shteg sado te drejte te kesh jane simboli i se keqes dhe Xhajana eshte kurve e keqe!
Dy metra burrë vetem mashtrime dhe pune jocilësore me kosto dhjetfishe. Dy metra palaco klloun dhe ordiner.
O SALIST DRU ME PRE :
-ÇFAR FAJE KAN MINISYRIA & QEVERIA KUR ZIHEN DY MATRAPAZ KOSOVAR PËR TË SABOTUAR INVESTIMIN NË VLORË.?
KATRAURËN NR.2 E BËN GJYQSIEI SALIUT 92 QË MERR VENDIME RKSTREME,NEPOTIKE TË QËLLIMSHME SABOTIMI SIKURSE KA VEPRUAR NGA 1992 PA SEKUESTRIME TË 500 MILD.$.!
NËSE GJYQSORI PËRSËRI NUK VEPRON ME LIGJ,KLG TË SHKARKOI TRUPAT GJYKUESE TË ÇËSHTJEVE NGA FILLIMI.
Këto firma jan mësuar me ALBITRAZHE,PASI EDHE GJND,NDËSHKOJNË QEVERINË DHE JO PRIVATIN ME FAJE..SIÇ PO NDODH ME PROSTITUTËN ITALIABE-FRANÇESKO BECCETI ME HC E KALIVAÇIT.
BOLL MË ME SABOTIME DHE PA NXJERR PËRGJEGJËSINË E PALVE ANARSHIST.!
Pacolli?se 2 metra eshte!
Dy metra kurvë o Zeka si i ke rënë sh gjat
Dy metra pordhë
Talluni ju talluni po ky e ka cuar borxhin e jashtem 120 perqind.
Sigurisht nuk do ti paguaj Zahua i ktij po femijet tanë
Ky kushedi ne cilen parajs te globit do pleqeroj me parat e vjedhura
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë është 58%, më i ulëti në Ballkan e Evropë . Jini pjellë vetëm për sharje e shpifje . Rracë e fëlliqur turko ballkanike .
Të kam thënë që mos harrosh zanoren a ta vesh midis K dhe R .
Vertet ka naiv qe kujtojnë se Rama nuk e njeh dhe nuk e ka njohur Pacollin. Rama eshte kryeminister u nje shtetit. Shteti ka organet vlerësuese e informuese..
Pyetja e vrtete eshte: perse Rama ja besoj Pacollit aeroportin?
Nuk ka problème te na rroj partia me ne krye lartmadhnin. E TQR
Nuk ka ppp ne kapitalizem me para shtetore.
Replikues mallist patronazhist dhe pak bythqimist qenke dhe redaktor!!! Dmth pidh some…
po ti cfare je pervec njethundrakut?
Beji analize vetes se ndoshta behesh pishman qe ke lindur.Prinderit e tu padyshim jane bere pishman qe te pollen!i ra halli me dere se nuk kishte prezervative atehere!
Sipas Diplomatit ushtarak te politikavge te Mbrojtjes kombetare,kol.Hajro Limaj,Borxhi i jashtem i shtetit shqiptar eshte 16 miljard euro dhe i bie cdo banori te paguaje 6000 euro.
E ç’na çave bythën me gjithë Hajro limën o demo kari .
Demo , sipas Bankës Kombëtare të Shqipërisë , borxhi zyrtar i Shqipërisë është më i ulëti në Ballkan , nën mesataren e Bashkimit Evropian dhe prej tre vjetësh , vazhdon të ulet çdo vit . Hyr në faqen online të Bankës Kombëtare dhe aty e gjen të detajuar . Ato llogari që bën ti , janë shifra keqdashëse të një plaku injorant . Banka Botërore dhe FMN , para tre muajsh vlerësuan me notën “plus” ecjen ekonomike pozitive dhe uljen periodike të borxhit . Borxhi i jashtëm i Shqipërisë , në krahësim me çdo vënd evropian , është një tregues për t’u mburrur , megjithë dëshirën ogurzezë të antishqiptarëve , që komentojnë në këtë gazetë , me në krye skizofrenin demo e që e dëshirojnë borxhin sa më të lartë të vendit të tyre . Eshtë për t’u habitur , po kështu është .
Demo , sipas Bankës Kombëtare të Shqipërisë , borxhi zyrtar i Shqipërisë është më i ulëti në Ballkan , nën mesataren e Bashkimit Evropian dhe prej tre vjetësh , vazhdon të ulet çdo vit . Hyr në faqen online të Bankës Kombëtare dhe aty e gjen të detajuar . Ato llogari që bën ti , janë shifra keqdashëse të një plaku injorant . Banka Botërore dhe FMN , para tre muajsh vlerësuan me notën “plus” ecjen ekonomike pozitive dhe uljen periodike të borxhit . Borxhi i jashtëm i Shqipërisë , në krahësim me çdo vënd evropian , është një tregues për t’u mburrur , megjithë dëshirën ogurzezë të antishqiptarëve , që komentojnë në këtë gazetë , me në krye skizofrenin demo e që e dëshirojnë borxhin sa më të lartë të vendit të tyre . Eshtë për t’u habitur , po kështu është .
Ky është skandali i radhës ekonomik i një qeverie dhe një kryeministri elifmatrak në njohuritë e menaxhimit të shtetit dhe ekonomisë së një vëndi. Rama jo vetëm se është një injorant në punët e ekonomisë, është edhe megalloman dhe kujton se ai është Zeusi dhe mund të japë mënd për çdo çështje; nuk zbaton ligjet dhe kushtetutën e vëndit. Për më tepër, për egon e tij dhe për ti përdorur si masha në korrupsion, ka emëruar në të gjitha qeveritë e tij ministra dhe drejtorë joprofesionalë ose “kukulla”.
Pasojë e këtyre qeverive koorruptive dhe injorante jane humbjet me milona euro në kontratat me kompanitë e naftës, çështja juridike me sipërmarrësin italian të një kanali TV, Teci igazit notues (që nuk ka punuar asnjë ditë} në Vlorë etj. Mjerë vëndi që ka mbetur në dorën e një vandali!!
Venfi nuk ka “mbetur” ne dore te nje vandali.
Vandali Ramut ne kater mandate ka punuar cdo dite , per cdo dite te vetme, qe te rregulloje kete situate shkaterrimtare per vendin!
Vandali Edvin Rama ne kryepolitike nuk ka pushuar nji minute se levizuri cdo leve te mundshme te brendshme a te jashtme qe te konsolidoje poziten e tij KUNDRA SHQIPTAREVE.
Ai e ka me shqiptaret.
E ka pasur me shqiptaret hesapin, qysh ne 90ten.
Ne gjithe vitet e tija ne pushtet synimi i tij ka qene e mbeti poshterimi i bashkekombesve te tij.
XXX – unë po të kisha mendtë e tu , isha hedhur nga kati i 20-të i ndonjë kulle që ka ndërtuar Rama .
Dashi!Me i ulti do jete,sepse Shqiperia ka mbetur sa Luxemburgu..Per numur banoresh borxhi eshte me i larti.
Dashi,Ne pleqte injorante jemi me te besueshem ne shifra se palloshi megalloman i specializyar per ti hedhur hi syve atyre qe i besojne pallavrat.. Paradoksi eshte se mbi 50% e popullit eshte me i shkolluar se ky palaco.
Edhe Ata me shkolle te mesme kane njohurite baze per lendet egzakte. Edvini nuk njeh Ekonomine,Algjebren,gjeometrine,trigonometrine,fiziken,kimine,shkencat egzakte.Edhe une nuk jam spacialist per keto fusha,por ne gjimnaz i kam marre njohurite baze.Edvini eshte njohur me numrat,kur u be minister.Drejton Ekonomine e Shtetit pa pasur minimumin e arsimit ekonomik.Edei Rama eshte nje Admiral Flote,qe nuk di not,,nje gjeneral qe nuk ka qene ushtar,nje Rektor,qe nuk di shkrim e kendim,nje arkitekt qe nuk llogarit perberjen e bazamentit dhe rerzistencen materiale.Shkurt o Dashi,,NJE FYCKE.Edhe sikur te mos ishte hajdut,drogasxhi,,,mafioz,intrigant,ngatrrestar,Antikombetar,llapaqen,shtirraq,,prape katasstrofe do ta katandiste kete vend prej PADIJES.
Eh more demo , sa larg je me integrimin në ekonominë kapitaliste . Debiti ( borxhi) i një shteti nuk ka të bëjë fare me numurin e popullsisë , apo me shpërdorimet ( vjedhjet , abuzimet , korrupsioni ) etj. Borxhi i shtetit është sasia e parave që ka marë shteti nga huadhënësit të jashtëm e të brendshëm, për t’a përdorur fondin në plotësimin e nevojave të publikut , por që është gjithmonë nën kontrollin e huadhënësit në lidhje me përdorimin e parave të dhëna . Interesi i huadhënësit , është kamata vjetore që paguan shteti ndaj huadhënësit . Huadhënësi nuk t’a kërkon borxhin e dhënë , sepse ka më tepër leverdi të vjelë interesin e borxhit . Sigurisht që ka një limit dhe jo çdo shtet mund të marrë borxhe sa të dojë , kur nuk ka mundësinë të paguajë as interesin , askush nuk të jep . Huadhënësit më të mëdhenj të një shteti janë FMN-ja , Banka Botërore , Banka Evropiane , kompani të mëdha shumëkombëshe financiare të krijuara enkas si donatorë me kredi etj . Por në borxhin e një shteti , bëjnë pjesë edhe investimet e pa paguara nga shteti të kompanive vendase e të huaja për investimet që kanë bërë . Shqipëria , jo vetëm që ka një borxh më të vogël se shtetet ballkanike dhe nën mesataren e vëndeve të BE-së , por në vitet e fundit borxhi vjen duke u ulur , gjë që nuk ndodh në asnjë vend evropian , përjashto Spanjën , që nuk ju bashkua bllokadës kundër Rusisë dhe pati një rritje ekonomike enorme . Ndërsa ekonomia shqiptare në 4 vjetët e fundit , është rritur në mënyrë progresive nga zhvillimi i pa ndalur i ndërtimit dhe turizmit . Shifrat që japin pleqtë si demua e kokëboshër që , nga se nuk duan Ramën , urrejnë Shqipërinë dhe borxhin publik të vëndit e trefishojnë , a thua se borxhi i çdo shteti në qënka sekret . Hyr në sittin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe e gjen të detajuar borxhin publik . Hyr në sittin e Bankës Botërore dhe aty gjen borxhet publike të së gjitha shteteve të botës . Një gjë dihet , nuk ka shtet në botë pa borxh publik . Kështu janë këto punët e borxhit o demo . Sa për ato që shkruan për Ramën , sharje e shpifje pa asnjë freno , do të të përgjigjem më vonë .