Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turizmin e mbajti Kosova dhe Italia në janar-shkurt; Nga Franca e Gjermania, ja shtetet me rënie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Turizmin e mbajti Kosova dhe Italia në janar-shkurt; Nga Franca e Gjermania, ja shtetet me rënie
Ekonomi

Turizmin e mbajti Kosova dhe Italia në janar-shkurt; Nga Franca e Gjermania, ja shtetet me rënie

Published: April 7, 2026
Shpërndaje

Dy muajt e parë të vitit shënuan një nisje jo shumë të mbarë për turizmin ku për janarin pari një tkurrje me 1.5% të të huajve dhe për shkurtin një rritje të papërfillshme. Tur-operatorët nënvizuan se shkak për këtë kryesisht ka qenë moti i paqëndrueshëm por jo të gjithë grupet janë ndikuar nga kjo.

Të dhënat e vizitorëve sipas shteteve tregojnë se shqiptarët e Kosovës, që mbajnë edhe 41.4% të totalit, shënuan rritje në 2 muajt e parë të vitit me rreth 2.5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë italianët vijojnë të jenë grupi me rritjen më të lartë në raport edhe më peshën që kanë në totalin e turizmit në vend. Konkretisht kjo rritje ishte 11.7% për 2-mujorin 2026. Italianët mbajnë në total 13.2% të totalit duke qenë grupi i dytë më i madh.

- Publicitet -

Edhe hyrjet nga Greqia ku ashtu si Italia jetojnë një pjesë e mirë e emigrantëve kanë pasur rritje me 2.5 për qind. Në total ishin mbi 93 mijë hyrje.

Gjermanët dhe francezët, që u rritën ndjeshëm vitin e kaluar, po na “braktisin”

Ndryshe nga këto grupe duket se pjesa më e madhe e grupeve të tjera kanë pësuar rënie në këtë 2-mujor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Kështu për janar-shkurt në vend kanë hyrë 16.5 mijë shtetas gjermanë me një rënie 5.5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në rënie ishin edhe francezët 13.9%.

Si gjermanët, ashtu dhe francezët ishin “risia” e vitit 2025,pasi shënuan rritje dyshifrore të të huajve, por kjo tendencë, të paktën për dy muajt e parë të vitit është përmbysur.

Edhe polakët hynë dhe 4.8% më pak sesa i njëjti 2-mujor i një viti më parë.  Të tjera vende më tkurrje ishin edhe Kroacia, Zvicra, Holanda, Suedia, Çekia, Austria, Hungaria apo Sllovakia.

Pavarësisht këtyre treguesve të dy muajve të parë të vitit, turoperatorët nënvizojnë se ato nuk shënjojnë ecurinë e plotë që do të ketë viti.

Ata presin që me gjallërimin e tureve kulturore që vjen si efekt i ngrohjes së motit numri i vizitorëve t’i kthehet trendit rritës. Pritshmëria është që ky vit të ketë të njëjtën rritje që kishte viti 2025 kur u regjistruan 12.4 milionë hyrje.

Turizmi i organizuar, që është një segment i rëndësishëm, pret që fluturimet e para për sezonin veror t’i ketë në fund të majit për zonën e Golemit dhe qershorit për Vlorën por për këtë të fundit dilemë mbetet hapja e aeroportit për të cilin ende nuk ka një datë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?