Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turp për ty, o Veli Myftari!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Turp për ty, o Veli Myftari!
Komente

Turp për ty, o Veli Myftari!

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Nga Viktor Çili, pasardhës veterani

 

Edhe pse u kritikove në katër faqe gazete për tri ditë rresht në DITA, përsëri nuk nxure mend. Jo vetëm që nuk reagon për t’u ndrequr, por thellohesh në vrullin tënd me afshin e delirit për të rrëmbyer ‘de jure’ funksionin e kryetarit të Komitetit të Organizatës Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, në karrigen e të cilit u ule pa pyetur njeri, ditën e dyzetë që ishte ndarë nga jeta kryetari i mëparshëm, i nderuari Odhise Porodini. Me anë të sekretarisë telefonike për gjatë datave 18 e 19 mars 2023 ke njoftuar se më datën 20 mars, ora 11.00 në sallën TEN në Tiranë, do të bëhet një takim i të gjithë kryetarëve të Komiteteve të Organizatës Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” të të gjithë bashkive të vendit me temë “për të sqaruar disa probleme që lidhen me ato që shkruhen në gazetën DITA datë 17 mars 2023”.

- Publicitet -

Këtë e bëre pa bashkëvepruar as me tre nënkryetarët, me të cilët punon në një zyrë, as me kryesinë e Komitetit të Organizatës Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i  Kombit” por duke i injoruar ata.

Dhe ja nga 46 prej atyre kryetarë apo sekretarë që njoftove të erdhën 16. Tre nënkryetarët Komitetit të Organizatës Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” dhe Kryetari i Tiranës (që drejton gjysmën e tërë anëtarësisë së kësaj organizate të krijuar para 56 vjetëve) e bojkotuan publikisht si krejt të paligjshëm këtë takim, me anë të një deklarate publike.

Dhe sallën u mundove që ta mbushje edhe me 21 vetë të tjerë që nuk janë as kryetarë e as sekretarë, por simpatizantë personalë të tu. Në këtë të ashtuquajtur takim u fol për Veli Myftarin dhe rolin e tij të madh në jetën e kësaj organizate me qëllimin e vetëm që t’ua mbushësh mendjen, naivëve dhe atyre që të vijnë nga pas, që të rrëmbesh pa zgjedhje kolegjiale siç e përcakton qartë statuti i kësaj organizate funksionin e kryetarit të Komitetit të Organizatës Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. Por aty në ‘mbledhjen tënde të famshme’, kryetarë me integritet, diskutantë të ndershëm që mbrojnë realisht idealet dhe vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, e demaskuan këtë marifetin tënd dhe kërkuan që të zbatohen procedurat e paracaktuara nga shumica dërmuese e kryesisë. Tashmë dihet që ajo ka ngritur një grup intelektualësh të mirënjohur të vendit tonë, disa syresh edhe anëtarë kryesie të zgjedhur nga Konferenca e 12-të, që do të hartojnë kriteret për të kandiduar dhe regjistrimin e emrave të kandidatëve që do të shoshiten në kryesi e pastaj do të dërgohen në Komitetin Kombëtar të Organizatës të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. Aty me votim të fshehtë do të shpallet fituesi. Po mundohesh të përdhosësh por meritueshëm po vetëfundosesh në gropën e gabimeve për të cilat edhe je anatemuar ndër vite o Veli Myftari!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?