Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqia bllokon qasjen në informacionin në gjuhën turke të Zërit të Amerikës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Turqia bllokon qasjen në informacionin në gjuhën turke të Zërit të Amerikës
BoteLajmi i fundit

Turqia bllokon qasjen në informacionin në gjuhën turke të Zërit të Amerikës

Published: July 1, 2022
Shpërndaje

Organi rregullatori i medias turke bllokoi të enjten qasjen tek informacionet e shërbimit në gjuhën turke të Zërit të Amerikës dhe Deutsche Welle-s pasi transmetuesit publikë ndërkombëtarë nuk aplikuan për liçencat që rregullatori kishte kërkuar.

Në shkurt, Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit, i njohur si RTUK, u dërgoi tre transmetuesve ndërkombëtarë, përfshirë Shërbimin Turk të Zërit të Amerikës, një njoftim të shkurtër, ku kërkohej marrja e liçencave të transmetimit, ose në të kundërt, përmbajtja e tyre do të bllokohej. Në këtë urdhër përfshihej edhe Deutsche Welle e Gjermanisë.

Ilhan Tasci, një anëtar i bordit të RTUK-së nga Partia Popullore Republikane opozitare dhe kritik i zëshëm i kërkesës për liçencim, njoftoi të enjten në Twitter se qasja në shërbimin e Deutsche Welle-s në gjuhën turke dhe tek Zëri i Amerikës ishte bllokuar me një vendim gjykate.

- Publicitet -

“Qasja tek DW Turkce dhe Zërin e Amerikës, të cilat nuk aplikuan për liçenca, është bllokuar nga Gjykata Penale e Ankarasë, me kërkesë të bordit të RTUK-së”, tha zoti Tasci të enjten. “Ja ku është liria juaj e shtypit dhe demokracia e përparuar!” shtoi ai me sarkazëm.

Vendimi i shkurtit për liçencat bazohej në një rregullore që hyri në fuqi në gusht 2019. Në atë kohë, disa mbrojtës të lirisë së medias ngritën shqetësime për censurën e mundshme, sepse rregullorja i dha RTUK-së autoritetin për të kontrolluar të gjithë përmbajtjet në internet.

Nënkryetari i RTUK-së, Ibrahim Uslu, hodhi poshtë kritikat për censurë, duke thënë se vendimi “nuk ka të bëjë me censurën, por është pjesë e masave teknike”.

Sipas rregullores, RTUK-ja është autorizuar të kërkojë liçenca transmetimi nga “ofruesit e shërbimeve mediatike” në mënyrë që shërbimet e tyre radiofonike, televizive dhe audiovizive, të vazhdojnë praninë e tyre në internet.

Rregullorja lejon RTUK-në të vendosë gjoba, të pezullojë transmetimin për tre muaj, ose të anulojë liçencat e transmetimit, nëse të liçencuarit nuk ndjekin rregullat e RTUK-së.

Me këtë vendim, u përdor për herë të parë autoriteti i RTUK-së mbi faqet e lajmeve, tha Can Guleryuzlu, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Progresivë.

Zëri i Amerikës dhe Deutsche Welle “raportuan për shumë çështje, që u ndoqën nga miliona banorë dhe që shtypi kombëtar nuk mundi t’i sillte në rendin e ditës” dhe “me vendimin e fundit të gjyqësorit, kjo qasje është bllokuar. Gjyqësori nuk iu bind drejtësisë, por qeverisë në Turqi”, shtoi zoti Guleryuzlu.

Yaman Akdeniz, një profesor i ligjit kibernetik në Universitetin Bilgi të Stambollit, i tha shërbimit turk të Zërit të Amerikës se “bllokimi i plotë i qasjes në këto faqe interneti të lajmeve, mund të cilësohet vetëm si censurë”.

Vendimi i gjykatës për të bllokuar qasjen në faqen e Zërit të Amerikës në turqisht erdhi pas takimit mes Presidentit Joe Biden dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Madrid.

Agjencia Amerikane për Media Globale, USAGM e cila mbikëqyr Zërin e Amerikës, kritikoi bllokimin e lajmeve në internet nga qeveria turke.

“Me tentativën për bllokimin e Zërit të Amerikës dhe Deutsche Welle-s, RTUK-ja ka bërë një zgjedhje alarmante për të hapur rrugën për censurën e informacionit në internet. Audiencat në Turqi meritojnë qasje në lajme të bazuara në fakte për botën përreth tyre. Pavarësisht sulmit të fundit ndaj lirisë së shtypit, USAGM-ja nuk do të pengohet në misionin e saj për të mbështetur rrjedhën e lirë të informacionit për njerëzit në Turqi dhe në mbarë globin”, tha Kelu Chao, ushtruesja në detyrë së Drejtoresha e Përgjithshme në detyrë e agjencisë USAGM-së.

“Zëri i Amerikës beson se çdo përpjekje e qeverisë për të mbyllur gojën e mediave është një shkelje e lirisë së shtypit, që është një vlerë thelbësore e të gjitha shoqërive demokratike,” tha zëdhënësja, Bridget Serchak.

“Nëse qeveria turke bllokon zyrtarisht faqet tona të internetit, Zëri i Amerikës do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që audienca e saj turqishtfolëse të ruajë qasjen në një internet të lirë dhe të hapur, duke përdorur të gjitha metodat e disponueshme,” shtoi ajo.

Drejtori i përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg, tha në shkurt se transmetuesi do ta apelonte vendimin.

Në një deklaratë të publikuar nga DW-ja, ai theksonte se kërkesa do t’u japë “autoriteteve turke mundësinë për të bllokuar të gjithë shërbimin në se raportime të veçanta janë kritike”.

Turqia ka një renditje të dobët për lirinë e shtypit, duke u radhitur në vendin e 149 nga 180 vende, në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Organizata Gazetarët pa Kufij, e cila përpilon indeksin vjetor, thotë se praktikat diskriminuese ndaj mediave në Turqi janë të zakonshme dhe se RTUK-ja “ndihmon në dobësimin ekonomik të kanaleve televizive kritike, duke u dhënë atyre gjoba të rënda”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie
  • PDK dhe AAK refuzojnë ftesën, Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova shkon sërish në zgjedhje
  • Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë, pezullohen dy policë
  • Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  • ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën

Komentet e Fundit

  1. Otto on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  2. Një qytetare vlonjate on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  3. Katiu on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Rila on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. Kokpalari 21 janarit on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?