Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, 33-vjeçarja ruse kërkon azil politik në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, 33-vjeçarja ruse kërkon azil politik në Shqipëri
KronikeKryesore

U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, 33-vjeçarja ruse kërkon azil politik në Shqipëri

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

Svetlana Timofeeva, rusja e arrestuar në vendin tonë pasi u kap duke hyrë në uzinën e Gramshit, ka kërkuar azil politik në Shqipëri. 33-vjeçarja po mbahet në burg në vendin tonë për sulmin ndaj ushtarëve në uzinën e Gramshit dhe me dyshimin se do merrte informacione sekrete.

Por, nga ana tjetër Rusia ka kërkuar ekstradimin e Timofeevës, pasi kërkohet në vendin e saj për spiunazh. 33-vjeçarja ka refuzuar ekstradimin në Rusi, ndërsa mësohet se tashmë ka kërkuar azil politik në vendin tonë, me argumentin se nëse kryhet procesi i ekstradimit do t’i rrezikohet jeta në Rusi.

Kërkesa i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit për Migracionin dhe Azilin si dhe Policisë së Kufirit në Tiranë. Në letrën dërguar këtyre institucioneve, 33-vjeçarja shkruan se ajo ka dalë hapur kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe për këtë arsye mund t’i rrezikohet jeta. Letra mban firmën e avokatit të saj mbrojtës, Isuf Shehu.

- Publicitet -

Në këtë kërkesë për azil politik, Timofeeva barazon misionin e medias me atë të blogerimit dhe sjell në vëmendje një rast të dënimit të një gazetareje ruse në vitin 2020. Ajo thotë se gazetarja Svetlana Prokopyeva u dënua nga një gjykatë ushtarake pasi kritikoi Rusinë në një transmetim në radio. 33-vjeçarja thotë se nëse Shqipëria pranon kërkesën e ekstradimit në Rusi edhe ajo do t’i nënshtrohet trajtimit çnjerëzor dhe torturues.

Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh teksa kur i pikasën nga dy ushtarakë i sulmuan me spraj kimik. Në Shqipëri, të tre të huajt akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Rusia kërkon ekstradimin e 33-vjeçares pasi atje është e akuzuar për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por deri më tani ajo ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?