Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U arrestua se do vriste dhëndrin e Qazim Sejdinit, lirohet “Vis Korçari”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U arrestua se do vriste dhëndrin e Qazim Sejdinit, lirohet “Vis Korçari”
AktualitetKronike

U arrestua se do vriste dhëndrin e Qazim Sejdinit, lirohet “Vis Korçari”

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Elvis Koçi alias (Çaushllari) i njohur ndryshe në Elbasan si “Vis Korçari” është një tjetër emër i njohur i dosjes “Dumani”, që është liruar nga prokurorët e posaçëm SPAK.

Vendimi për lirimin e tij nga qelia është marrë nga 3 prokurorët, të cilët pas deklarimeve që Koçi ka dhënë në prokurori, kanë vlerësuar se i arrestuari gjatë operacionit të bujshëm “Plumbi i artë”, të lerë ambientet e burgut dhe hetohet në gjëndje të lirë.

“Ora News” mëson se Koçi, ka lënë ambientet e burgut të Fierit qysh prej datës 7 Prill 2023, duke përfunduar dhe dënimin e marrë nga gjykata e Elbasanit, lidhur me ngjarjen e 20 nëntorit 2020 të ndodhur në Elbasan.

- Publicitet -

Ku pas një përplasje me armë me një grup të rinjsh, Koçi u dënua me 3.4 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Lirimi i Elvis Koçit shënon rastin e dytë, ku SPAK mban të njëjtin qëndrim me personat e arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i artë”.

Rasti tjetër është regjistruar me lirimin e Florenc Çekrezit, i cili i ka shitur në dy raste sasinë e tritolit Eljo Bitrit, që më pas lënda shpërthyese është vendosur në banesën e Talo Çelës dhe Mustafa Subashit në Durrës.

Aktualisht Koçi ndodhet i lirë dhe lëviz lirshëm në qytet, duke mos u shqetësuar nga policia e Elbasanit. Mësohet se Elvis Koçi është treguar bashkëpunues me prokurorët, ndaj dhe prokuroria ka mbajtur një qëndrim në zbutjen e masës së sigurimit për Elvis Koçin.

Koçi u arrestua nga SPAK në 18 Maj 2022 në ambientet e burgut, pasi emri i tij doli gjatë dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani, i cili tregonte se Elvis Koçi, ka qenë njeriu që ka negociuar takimin mes Dumanit, Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas, me qëllim planifikimin e vrasjes kundrejt pagesës të Sokol Sanxhaktarit.

Për këtë episod të treguar nga Dumani, Elvis Koçi, akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale si “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” kryer në bashkëpunim të posaçëm në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i Strukturuar kriminal”.

Sipas Nuredin Dumanit, Eljo Bitri dhe “Vis Korçari” kanë qenë dy emrat që kanë negociuar mes tij dhe Çapjave, për të kryer një takim, pasi ata dyshonin se Dumani i kishte qëlluar me kundërtank.

Për të sqaruar të gjithë spekulimet, Dumani ka pranuar të takonte Çapjat dhe të bindte ata se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me bazooka, pasi në kohën kur ka ndodhur krimi ai kishte qenë në burg.

“… me Eljo Bitrin, jam takuar në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, pranë ambienteve të një pike karburanti. Eli kishte kërkuar takimin, pasi ishin bërë disa kohë që nuk ishim takuar dhe gjatë bisedës që po kryenim, më tha se kishte dëgjuar se unë kisha marrë pjesë tek njëri nga atentatet e Ardjan Çapjas të kryer me kundërtank. Unë e kam kundërshtuar duke i pohuar se kam qenë në burg, dhe për të sqaruar çdo spekulim pranova të takohem me Çapjat, me ndërmjetësimin e Eljo Bitrit…”-tregon Dumani.

Takimin me Çapjat, Dumani e ka kryer për ti bindur se ishte totalisht i pastër në këtë pjesë.

“…Unë kam pasur takim me Florenc Çapjan, Bledar Muçën, Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin, i cili edhe ky ishte organizator i këtij takimi. Vis Korçari me sa di mbiemrin e ka Kollçaku dhe në atë kohë lëvizte me një Aydi A7 i ZI i 2012 dhe tani është në burg në Peqin. Takimin e kemi bërë, natën në një shtëpi të rrethuar në zonën e “Krastës…”-shprehet Dumani informon Ora Neës.

Sipas tij, ky takim ishte për ta rekrutuar Dumanin dhe jo për ti kërkuar llogari lidhur me sulmin me antitank ndaj Çapjave. Kjo pasi Çapjat e dinin që Nuredin Dumani, nuk kishte lidhje me sulmin ndaj rrethit miqësor të tyre. Në këtë takim i është dhënë oferta që Dumani të vriste Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit, për një shumë prej 200 mijë euro. Kjo pasi Sanxhaktari, shihej si lidhje e ngushtë e Suel Çelës.

Vetë Dumani, tregon se në takimin e parë i është shprehur se duhet të mendonte këtë ofertë, ndërsa nga ana tjetër kontraktuesit i garantuan pagesën, armët dhe informacionin e duhur se ku qëndronte Sanxhaktari.

Madje i arrestuari, ka rrëfyer se pas këtij takimi ka mbajtur kontaktet me Florenc Çapjan, nëpërmjet “Sky” dhe “Encochat”. Dumani shton se teksa është larguar nga Çapjat, marrëdhëniet dalë nga dalë i ka shkëputur, pasi është lidhur me Arjan Spahiun dhe Erjon Alibej.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?