Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca ndaj 22 personave protestues të ndaluar ditën e pare të protestës, teksa prindërit dhe të afërmit po presin jashtë ambienteve.
Përpara gjykatës ndodhet edhe nëna e Klevi Metajt, gazetarja Brikena Metaj. Kjo e fundit tha se djali i saj po ecte në trotuar dhe se një polic e qëlloi pas krahëve dhe e ofendoi.
Brikena Metaj nënvizoi se Klevi reagoi instiktivisht. Ajo tregoi se i biri punon natën dhe studion ditën.
Brikena Metaj: Unë e kam marrë vesh rastësisht bashkë me bashkëshortin nga një telefonatë nga një shoqe e gjimnazit të Klevit, që e pa tek News24.
Ajo më telefonoi dhe më tha se Klevi është përleshur me policinë dhe është arrestuar. Ishte lajm i tmerrshëm. Më pas, as në telefon nuk flisnim dot me të.
Djali natën punon, ditën shkonte në shkollë. Nuk e di nëse ishte protestues. Nëse një person shkel ligjin, duhet ta shoqërojnë në mënyrë normale. Askush s’mund ta prekë një person. Klevi po ecte në trotuar, polici erdhi pas krahëve, e ofendoi dhe e qëlloi. Reagimi ka qenë vetëmbrojtës dhe instiktiv.
Po e kam takuar. Klevi është një djalë i qetë, i drejtë dhe i sinqertë. Ai është student, vetëm një javë më parë isha në ceremoninë e diplomimit, se fëmijët i kam binjakë.
Shpresoj shumë që të mbarojë mirë e gjitha kjo, e rëndësishme është që të mbarojë mirë.

Njerez qytetar
Shqiperia ka plot te tillë
E kan mbytyr shqipen kurvat dhe drogaxhinjt e jevgut te shurrelit
Rasti ketij djalit tregoi cfr policie kemi
Nje civil i vetem amator rrahu 6 polic
Perfytyro nje rrahës profesionist cfr u ben ktyre trimave gjobaxhinj makinash
Falur qofshin Ato Nena
Kane rritur e bere drera!
popullore.
Kush zbaton urdhrat e jevgut diktator, fundin e tij do ket
sa pak paske punuar me djalin moj gazetare po ske faj se qenke e bukur dhe nuk te del kohe. urij qe djsli te te vi shendoshe ne shtepi se eshte i ri , se edhe une kam protestuar ku dra Saliut por kurre nuk u largua vetem kur e howi populli.Namik Hoti ka lene nje fjale qe kurre nuk do harrohet dua te them keto keto nuk zbresin nga kali vetem kur ti vrasesh keshtu tha Namiku jo une , me femijet sot duhet pune e madhe .