Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ishte sot i ftuar në podcast-in e radhës të kryeministrit, Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama: Benet, po ti ça ke bërë në momentin që je dashuruar, domethënë si ka qenë fëmijëria dhe gjithë kjo periudhë se u bë sebep Luizi që të marrim vesh ç’ke bërë ti para se të dashurohesh?
Luiz Ejlli: Beneti e ka marrë me shkuesi…
Kryeministri Edi Rama: Po përpara se të ndodhte shkuesia, ça ke bërë?
Benet Beci: Unë jam njohur që në gjimnaz me..
Kryeministri Edi Rama: Përpara se të njiheshe, domethënë çfarë prirjesh kishe ti? Ti veshë për muzikë s’ke pasur besoj?
Benet Beci: Jo, jo unë isha shumë i dhënë pas shkencave; fizikës, astronomisë, shkencave ekzakte. Në shumë vite në gjimnaz isha personazh i vizatimit teknik edhe siç janë gjimnazet e asaj kohe që janë një shkollë e jashtëzakonshme e asaj kohe. Kam qenë tek ‘’Ismaili’’ e atje për herë të parë mendoj se shfaqëm edhe talentet do thoja dhe formimin bazë të gjimnazit.
Kryeministri Edi Rama: Po kur ishit përpara në fëmijëri me Shkodrën?
Benet Beci: Ne në fëmijëri kishim lidhje shumë të fortë me Shkodrën. Shtëpia jonë e gjyshit, një shtëpi shkodrane tipike nga ato çardak, me ahër, ajo ishte një muze ndoshta dhe si të them, ndoshta fantazia e parë ose bota e parë e madhe me të cilën unë u njoha dhe që ndoshta ishte shumë më e madhe se në Tiranë, se në Tiranë ne kishim një shtëpi apartament te zakonshëm.
Dhe atje shkonim, atje ishin thesaret, domethënë kujtimet e mia mbi ahrin e Shkodrës edhe mbi zbulimet, gjërat e fshehta – që shpeshherë thonë, fëmija mëson përmes asaj që i fsheh sesa përmes asaj që i tregon, – të gjyshit dhe aty i hapnin dhe shikonim, gjenim ndonjëherë ndonjë fotografi të Zogut të fshehur diku ose gjëra të vjetra të dala nga shtëpia, e kështu që ajo ka qenë një kujtim shumë i bukur.
Në Shkodër në shkonim shpesh si fëmijë, prindërit kalonin ca kohë, kishte oborr, kishte lule, kishte hapësire dhe gjithmonë ishte një gjë e rregullt, ishte një gjë e saktë e pastë dhe dashuri e madhe. Në Shkodër kishte shumë dashuri. Unë e vija re si fëmijë që na donin shumë në Shkodër.
Kryeministri Edi Rama: Ti domethënë ti pastaj u dashurove, u martove dhe që atëherë pastaj nuk ndryshove?
Bene Beci: Jo nuk ndryshova.
Kryeministri Edi Rama: Ne e kemi pas një çikë më ndryshe.
Benet Beci: Jo, unë jam që nga gjimnazi..
Kryeministri Edi Rama: Ti je fatlumi që qëlloi që me të parën, mirë. Ka dhe kështu, nuk janë të gjithë me fat aq të madh. Një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje, je i lirë të mos e zhvillosh nëse nuk e ndjen sepse ndoshta është shumë emocionale, shumë personale, por më ka bërë përshtypje në këto gjërat që mora vesh për ty, sepse është pak a shumë diçka që në një formë tjetër e kam përjetuar edhe vetë , humbjen e befasishme të babës.
Dhe nuk mund të them respekt për çfarë ke bërë në Big Brother sepse ta thashë, nuk e di fare ç’ke bërë në Big Brother, por realisht më preku ajo shprehja që çfarë arrita ia dedikoj babës..

Ia fut kot o Ramë, ti ben politike me cdo gje, edhe me familjen.
I thua ketij shembullit famoz te parazitizmit qe je prekur nga shprehja per babain. Medemek ti vlereson rolin e babait ne jete?
Po ti me babain , nuk ke shkuar hic mire, kur e ke pas gjalle, madje e ke akuzuar si babain e djalit tend me Matilda Makocin. Ka dokumenta gjyqi per kete, i ka publikuar bythlepirsi yt Ymer Baze.
Ti ke thene qe babai dhe shoket e babait duhen varur ne 90.
Mos u bej hipokrit se jo te gjithe i hane genjeshtrat e tua. Ndoshta brezi i ri qe nuk te njeh, po ti ke qene nje plangprishes more djale, shkurt muhabeti
Politika zanat kurvash
mentealternativa1.blogspot.com
10 artikuj sot per podkastin e ramallahut vk
Tall trapin ram gabeli me nje popull musliman
mentealternativa1.blogspot.com
Sa shpresa kisha qe Luisi te merrte Drejtimin e Partise Demokratike!
Monika qe ndiqte 24 ore non stop Big Brother nuk arriti ta binde Berishen..Ata te dy nuk kane me besim tek Monika,por Monikes cizmet mos ja vlereso,por llafen degjoja! Jua bleu mjaft lire Edvin Rama.
Sepse Luisi eshte Fidanishte e Partise Demokratike.Eshte formuar ne Akademine Corba-Topalli.
Cfare keni humbur ?Cfare keni humbur?
Ne vend te Luisit ,blete rrozgen Flutra Acka,qe eshte nja 2-3 vjet me e moshuar se ish Vjerra Luisit,.Shkoni blini dhe bashkfshataren e Ackes,Tefta Camin,se edhe Ajo ka riformatuar bindjet.
Sa punon qy kryeministri ynë, qeveris edhe me pordhkast duke u tundur Noc Rokun e tij mediatik shqipëtarëve.Unë kur lexova pordhkastin e tij me Benetin dhe Luisin u mahnita nga pyetjet plot ngarkesë të pordhkastaxhiut mbi problemet e aktuale shqetsuese të shqipëtarëve në përgjithësi dhe të shkodranëve në veçanti dhe përgjigjet plot mënçuri të personazheve të pordhkastit, persona kyç që janë “njeriu i ri”, modeli i Ripjelljes së Edi Ramës me të cilë[t ai, Edi Rama do të hec “për para”, duke vjedhur si babëzitur paratë shqipëtarët deri sa të përfundoj spastrimi etnik nga shqipëtarët që duan të punojnë e të jetojnë me ndershmëri pa vjedhur dhe
të ngelet vetëm Edi Rama me sojin e Luisve dhe Benetëve dhe rrjetin agjenturor të rreth 300 000 spiun patronazhistëve të gestapos zgjedhore të tij që do të jenë mbikëqyrsit paramilitarë të getove ku do të mbyllen që të mos arratisen 2,5 miljon skllevër nga orienti dhe Afrika që do të trafikohen për të mbushur shtëpitë, fshatrat, qytetet zbrazur nga shqipëtarët.
Puno o kryeministër, mos përto, pordhkasti është puna jote kryesore tashma, për këtë je kryeministër, për këtë të paguan populli shqipëtar.
Mejhane me gote uji perpara. Kokeministri me punetor i Universit Ka hapur program interneti ku ben muhabet gjate kohes se lire. Kishte premtuar se do ishte ndryshe, se s’do i cante menderen miletit perdite ne TV apo fejsbuk, por vesi i dukjes eshte superior. Rroga rroge, privilegjet privilegje. Kokrra e dembelit fton ne muhabet qyfyre me kokrren e pertacit.