Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Greqia konfirmon dënimin e kryebashkiakut të Kuçovës, KQZ mblidhet të martën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Greqia konfirmon dënimin e kryebashkiakut të Kuçovës, KQZ mblidhet të martën
Kronike

Greqia konfirmon dënimin e kryebashkiakut të Kuçovës, KQZ mblidhet të martën

Published: November 12, 2023
Shpërndaje

Drejtësia Greke, ka konfirmuar dënimin me 4 muaj burgim të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Përmes kthimit të përgjigjes me letër-porosi, Ministria e Drejtësisë, i ka vënë në dispozicion vendimin e gjykatës së Janinës, ku Kreshnik Hajdari rezulton të jetë dënuar penalisht në vitin 1999 për akuzën e “Hyrjes në teritorin Grek në mënyrë të paligjshme”.

Nisur nga ky zhvillim i ri, ditën e martë në 14 Nëntor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pritet të zhvillojë një seancë diskutimi publike lidhur me materialin hetimor të dërguar nga Zyra e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, lidhur me subjektin vetëdeklarues Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste.

- Publicitet -

Ndërkohë në SPAK, prokurori Dritan Prençi, vijon hetimet ndaj Kreshnik Hajdarit, për akuzën e “Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit”.

Megjithëse hetimet kanë nisur 5 muaj më parë, ende SPAK nuk ka dalë me një konkluzjon përfundimtar ndaj këtij rasti të ngjashëm me precedentët e tjerë që ka hetuar SPAK dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Emri i Kreshnik Hajdarit, ndodhet mes emrave të 18 personave të dënuar, emigrantë shqiptarë që janë kapur nga Policia greke dhe dënuar nga gjykata e Janinës.

Por fakti që nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit, Hajdari rrezikon të humbë të drejtën e qëndrimit si kryetar bashkie në Kuçovë.

Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis. Gjyqtari, e ka gjetur fajtor dhe ka dënuar Hajdarin fillimisht me 4 muaj burgim dhe më pas ja ka konvertuar këtë dënim me 1500 Dhrami, monedhë që në atë periudhë përdorej në Greqi para hedhjes në treg të euros.

Ky dënim nuk është deklaruar në formularin e vetëdeklarimit nga Hajdari.

E për pasojë, kualicioni “Bashkë Fitojmë” dhe banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK që të hetojnë.

Duke kërkuar nga këto institucione heqjen e mandatit të Kryetarit të Bashkisë, për shkak të papërshtatshmërisë ligjore, penale dhe morale të këtijj zyrtari.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?