Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U dënua me 7 vite burg për tentativë vrasje, Apeli shpall të pafajshëm Bardhok Nokën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U dënua me 7 vite burg për tentativë vrasje, Apeli shpall të pafajshëm Bardhok Nokën
AktualitetKronike

U dënua me 7 vite burg për tentativë vrasje, Apeli shpall të pafajshëm Bardhok Nokën

Published: October 18, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Bardhok Nokën, i akuzuar si personi që tentoi të vriste Kevin Shabanin. Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e vendimit nr. 628-74, datë 10.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Ata shpallën të pafajshëm Nokën për veprat penale te “vrasjes me dashje” te mbetur ne tentative parashikuarnganenet 76 dhe 22 te Kodit Penal si dhe “mbajtjes pa leje te armeve”.

Më 10 Maj 2021 Gjykata e Apelit në Kurbin, vendosi dënimin me 7 vite për Nokën. Ky vendim, u ankimua nga Prokuroria e cila kërkoi për Nokën 14 vite burg. Gjatë gjithë këtyre viteve Noka pretendoi pafajësinë.

- Publicitet -

Noka akuzohet se ka tentuar të vrasë Shabanin më 28 prill të vitit 2020. Në aksin rrugor, Mamurras-Ura e Drojës, në dalje të qytetit të Mamurrasit, Noka dyshohet se qëlloi me armë drejt makinës së Shabanit.

Njoftimi i Gjykatës

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehuritme iniciale Bardhok Noka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me dashje”,mbetur në tentativë si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ,të parashikuarnga nenet76, 22 dhe 278tëK.Penal. Fakti objektakuze lidhet me ngjarjen e datës 28.04.2020,ku në aksin rrugor Mamurras – Ura e Drojës, në dalje të qytetit të Mamurrasit, shtetasi me iniciale B.N u akuzua, sesi pasojë e një konflikti verbal me shtetasin me iniciale K(N)SH(P),ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së këtij të fundit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin,me vendimin nr. 628-74, datë 10.05.2021 ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.N, për kryerjen e vepres penale “ Vrasje me dashje”, mbetur në tentative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.N, për kryerjen e vepres penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal “Caktimin e dënimit për disa vepra penale”, dënimin me e të pandehurit B.N me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjahstë) muaj burgim..

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Kurbin, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e dënimit,si më poshtë:

-Për kryerjen e vepres penale “ Vrasje me dashje”, mbetur në tëntative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dënimin me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Për kryerjen e vepres penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal, dënimin me5 (pesë) vjet burgim.

– Në aplikimtë nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve caktimin ndaj të pandehurit të një dënimi të vetëm prej14 (katërmbëdhjetë ) vite burgim.

– Gjithashtu, ankim paraqiti edhe i pandehuri me iniciale B.N, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes pasi nuk vërtetohet fajësia e tij.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Edlira Petridhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 969, datë 17.10.2022 vendosi:

-Ndryshimin e vendimit nr. 628-74, date 10.05.2021 teGjykates se RrethitGjyqesorKurbin.

-Deklarimin e pafajshemte te pandehurit B.N per veprat penale te “vrasjes me dashje” te mbetur ne tentative parashikuarnganenet 76 dhe 22 te Kodit Penal sidhe “mbajtjes pa leje te armeve”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Tiranë, 17.10.2022
GJYKATA E APELIT TIRANË

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhet email-i që eurodeputetja gjermane tha se Rama ua dërgoi për të mos votuar amendamentet në PE për Zvërnecin
  • Incidente në protestën para Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  • Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, ndërhyn FNSH
  • VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  • INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Komentet e Fundit

  1. TIRONA on Incidente në protestën para Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  2. Ganua on Incidente në protestën para Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  3. Fjalë me vend on Incidente në protestën para Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  4. Bureto on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  5. Replikuesi on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?