Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U dënua me burg për korrupsion, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren e Korçës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U dënua me burg për korrupsion, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren e Korçës
KronikeLajmi i fundit

U dënua me burg për korrupsion, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren e Korçës

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burg ish-gjyqtaren e Apelit në Korçë Mimoza Margjekën, për akuzën e “korrupsionit”. Por vendimi pezullon ekzekutimin të dënimit, e për rrjedhojë në përfundim Margjeka do të kryejë në 3 vjet “Shërbim Prove” si edhe iu mohua e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Nga ana tjetër, për Arben Carën, bashkëshortin e saj, gjykata dha 4 vite burg, ndërsa për avokatin Skënder Demirin u dha dënimi me 3 vjet burgim që konvertohet në aq vite shërbim prove.

Gjithashtu, për të pandehurin Klaudio Zhilla Apeli dha një dënim me 3 vjet burg, konvertuar në 3 vite shërbim prove si dhe për Nejton Balin 1.2 vite burg konvertuar në 2 vjet e 4 muaj Shërbim Prove.

- Publicitet -

Vetëm Arben Cara ndodhet aktualisht në burg duke vuajtur dënimin. Sipas SPAK, këta persona akuzohen se i kanë dhënë gjyqtares Margjeka shumën e 6000 eurove për të ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin Orion Bali, vëllain e Nejton Balit, i arrestuar për trafik klandestinësh kundrejt “garancisë pasurore”. Shumën e parave e mori bashkëshorti i ish-gjyqtares.

Njoftimi i Apelit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Engert Pëllumbi (anëtar), sot më datë 12.12.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 35 akti, datë 26.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.M., A.C., K.Zh., N.B., S.D., kundër vendimit nr. 69, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 2 (dy) muaj burgim.
  2. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin N.B. në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite dhe 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
  3. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurit N.B. me vendimin nr. 63 dt. 18.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit D., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  5. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin S.D. në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
  6. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurit S.D. me vendimin nr. 92 dt. 05.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  8. Vuajtja e dënimit për të pandehurin K.Zh. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  9. Deklarimin fajtor të të pandehurit C., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319/ç – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.
  10. Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.C. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  11. Deklarimin fajtore të të pandehurës M., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319/ç – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 4 (katër) vite dhe 6 muaj burgim.
  12. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurën M.M. në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
  13. Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurën M.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.
  14. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurës M.M. me vendimin nr. 92 dt. 05.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit 69, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Raporti i DASH për Shqipërinë veçon korrupsionin dhe emigracionin
  • Policia e Tiranës nis verifikimet, pas publikimit të videove intime të disa personazheve të njohur
  • Rama prezanton ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
  • Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?